Kosova në udhëkryqin e demokracisë së brishtë

OP-ED | Dedë Preqi | 06.09.14 | 21:53

Sa vështirë e kishte Kosova dhe populli i saj me ardhë deri te demokracia e vet, deri te shteti ligjor dhe pushteti i saj, pas shumë sakrificave të pa ndërprera dhe gjithë kuptimësia e këtyre të bëmave e peripetive të mëdha të popullit shqiptarë, së bashku me ndihmën e pa kursyer të SHBA-ve, dhe aleatët e saj, na u bë e njohur dhe mundësia deri këtu ku jemi sot, duke pritur akoma optimizmin për arritjen e një shteti ligjor me kuptim të plotë.
Fillimet dhe përpjekjet e formimit të shtetit të Kosovës, ishin një lloj „procedure“ e ndërlikueme, sepse rregullat dhe fillimet e shtetit ligjor pas pushtuesit serb në Kosovë, ato u diktuan nga Bashkësia Ndërkombëtare, në rend të parë sigurimi kufinjëve u bë nga KFOR-i, si Organizatë e Forcës Ndërkombëtare, ndërsa qështja e organizimit dhe sistemit të brendshëm ligjor dhe të jashtëm, u bë poashtu nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, i ashtuquajtur UNMIK-u, dhe pas tij vjen EULEX-si, i cili funkcionon akoma në Kosovë, veqenarisht në sistemin e gjyqësisë.
Çdo situatë e një vendi dhe populli mvarët nga uniteti i saj, dhe aty ekziston vetëm një „përgjigje“ e drejtë, që ta kuptojë realitetin e vet, dhe se askush nuk mund ta lirojë nga vuajtjet dhe ligësitë e veta, apo të vuajë në vend të tij, meqenëse përgjegjësitë dhe barrën kryesore duhet ta merrë vetë mbi supe. Të gjithë e menduam se me pamvarësinë e Kosovës, vuajtjeve të ndryshme nga torturat e pushtuesve dhe diskriminimëve njerëzore, do t’ua kthejmë shpindën dhe e kaluara të mbetët mbrapa, dhe mos të përsëritet kurrë më në trojet tona shqiptare, por përkujdesja të përqëndrohet në krijimin e shtetit të ri demokratik dhe ligjor, si dhe krijimi i jetës dhe kushteve normale, që të gëdhendet fati i këtij populli në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe të shfrytëzohen mundësitë dhe kapacitetët e nevojshme në fuqizimin e shtetit të ri demokratik dhe inkurajimi të bëhët më i nevojshëm se kurdoherë.
Ne vazhdojmë të veprojmë dhe të analizojmë çdo gjë, që para luftës, gjatë luftës, pas saj dhe të sotmën e pamvarësisë së Kosovës, dhe nuk dimë ti shkarkojmë mendimet tona dhe të qetësohemi ndonjëherë nga preokupimet dhe problemet e natyrave të ndryshme, që e kanë kapluar vendin dhe popullin e saj. Në Kosovë nuk ka luftë sot, por në Kosovë nuk ka paqë, e cila është e mjaftueshme dhe siguron lirinë dhe të drejtat e popullit të vet. Edhe pas 15 vitëve të çlirimit nga okupatori serb, Kosovën e gjenë të pa përgaditur dhe të vonuar në proceset e përgjithshme dmokratike dhe zhvëllimore , sepse dëshmojnë vetë rrethanat në të cilat gjindet vendi i ngulfatur në kriza të thella ekonomike, politike dhe institucionale. Gjendja aktuale e ndieshme dhe brishtë që mbretëron në shtetin e Kosovës, ka domëthënje të pakuptimtë për popullin e saj, sepse nuk e ka merituar këtë mospërfillje nga shteti i vet, një gjë, që dëshmon qartë mungesën e një shteti ligjor në gjitha Institucionet e vendit, dëshmon qartë nivelin e shëndetësisë më të ulët në rajon dhe nivelin më të pa frytshëm të arsimit dhe Institucioneve tjera në Kosovë.
Siguria qytetare në Kosovë, e cila duhet të jetë elementi i parë i demokracisë dhe sigurisë qytetare, e zë vendin e parë në rajon, e një niveli që e rëndon dhe e fyen deri në shpirt qytarin e saj, i cili nuk e ka të sigurtë me dalë i lirë brenda oborrit të vet, apo për të shkuar i lirë në tokën e vet për të punuar arën dhe punët tjera të rëndomta, por vetëm nën ankthin e bandave dhe kriminelëve ordinar, të cilët vrasin ditën, natën dhe nuk kanë fare frikë ndaj ligjit dhe shtetit ligjor, sepse në një mënyrë gjithçka është në dorën e pushtetit, i cili kriminelët e ndryshëm në vend të ndëshkimit, vet i amniston, apo nuk i ndjek fare. Vetëm pas mbarimit të luftës kemi shembuj të qindra qytetarëve të vrarë për motive të thjeshta dhe hakmarrje, njëherazi dhe shumë prej tyre me motive politike, posaqërisht duke i likuiduar shumë fytyra eminente që kishin kahe rugoviane, dhe kaluan shumë vite, kriminelët e këtyre rastëve dhe të tjera, kurrë nuk u ndjekën dhe arrestuan nga shteti ligjor.
Në gjitha vendet e botës ka demokraci të brishtë, apo nuk ka shtete ligjore të përkryeme, por Kosova si një vend i dalë nga lufta, e cila mundi të mësojë nga e kaluara e hidhur, dhe sot me afro 2 milion banor, i ka kapacitetët e veta të mundshme natyrore dhe njerëzore, të funkcionoj dhe të demostroj si duhet me shtetin ligjor dhe në fushat tjera zhvëllimore në të mirën e vendit dhe popupullit të vet. Prandaj, kjo duhet të ndodhë, nëse e duam shtetin dhe jemi të besueshëm ndaj tij, përndryshe, nuk është koha t’i shtriejmë duart gjithherë dhe të kërkojmë lëmoshë, apo ndihmë nga të tjerët në kohë paqe, kur i kemi aftësitë tona të ndërtojmë dhe mrekullojmë vetë për vendin tonë.
Kosova e ka një rini të mrekullueshme, e cila i premton vendit se ardhmëria e saj është e frytshme dhe optimiste, por ajo sot e kërkon ndihmën pushtetit dhe shtetit ligjor, që t’ia plotësojë kushtet në studime dhe punësim, përndryshe , nuk është e çuditshme se asaj i hapën edhe rrugë tjera, të cilat e devijojnë në rrugët e gabuara dhe të pa përshtatshme, përveq alkoolit dhe drogës dhe shumë rrugë tjera, të cilat kanë marrë hov në ditët e fundit, duke shkuar dhe u rekrutuar në vende të ndryshme të krizave, ku ndezën luftat e ndryshme fetare, sikur që janë Iraku, Siria dhe të tjera.
Kosova e ka një tokë të pleshme bujqësore, e cila po ti shtohet përkujdesje e mjaftueshme, ka mundësi ti mbushë hambarët e vet me drithëra, pemë dhe perime dhe përmes kësaj toke, ti shfrytëzojë edhe sektorët e prodhimëve tjera që janë burime të pashterrshme në tokën e saj, për ti plotësuar nevojat e popullit të vet. Kosova ka fusha dhe vargmale të gjelbëruara, të cilat janë të pa krahasueshme me vendet e rajonit, që mundësojnë mbajtjen e kafshëve shtëpiake dhe rritjen e tyre, që përmes tyre arrihet zhvillimi dhe kultivimi i blegtorisë së vendit. Tërë nëntoka e Kosovës është e mbushur me xehe dhe minerale të ndryshme, dhe e vërteta e saj është akoma e pa zbuluar, se çfarë gjindet në thellësitë e tokës dardane.
Kosova i ka të gjitha kapacitetët e mundshme për të qenë një shtet modern dhe model për të tjerët, duke i shfrytëzuar resurset e veta njerëzore dhe natyrore, për të qenë edhe e pasur, pa e ndier krizën ekonomike dhe sociale, poashtu Kosova i ka kapacitetët e veta me qenë e ngritur në pikparjet politike dhe strategjike, pa e ndier vendi krizën e sotme politike dhe institucionale. Kosova e ka edhe ushtrinë e vet, që janë Forcat e Sigurisë së vendit si një USHTRI, edhe pse nuk e ka marrë difinicionin e saj të plotë, ajo buroj nga UçK-ja, e cila mbeti në thumb të thashë e thënmëve dhe nuk u lirua deri më sot, duke u akuzuar pothuaj çdo komandant dhe ushtar i saj.
Kosova i ka të gjitha mundësitë e një shteti funkcional dhe demokratik, por Kosova nuk funkcionon me ligjet dhe Kushtetutën e saj, për deri sa në pushtet ekzistojnë keqbërësit dhe shtrembëruesit e ligjeve, përderi sa Kosovën e udhëheqin bandat partiake, kriminelët e pa ndjekur, korruptorët e pa kontrolluar, hajnat e stërvitur dhe gjithë ata që ia dojnë të keqën këtij vendi dhe populli, duke e sjellë vendin në një udhekryq të pakalueshëm. Atëherë, armikun tonë mos ta kërkojmë largë, sepse edhe ai qëndron, por atë e kemi më afër, sa kurrë ndonjëherë tjetër. Kosova ka nevojë të domosdoshme për një ndryshim të ri dhe udhëheqje të re, e cila i ka duart e pastra nga krimi, e cila nuk ka xhepa të korruptimit, e cila gjenë gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptim me qytetarët e vet, e cila i kryen obligimet qytetare dhe ligjore në përputhje me ligjet e Kushtetutës së vendit, që të respektohet dukshëm jeta e gjithë qytetarëve të Kosovës në mënyrë të drejtë dhe njerëzore, pa u cenuar të drejtat dhe liritë fetare të sëcilit etnitet.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen