Burrat e mëdhenj të Kombit që pajtuan,paqëtuan dhe bashkuan Kombin

Histori & Fakte | Zef Prenka | 03.04.15 | 11:26

Gjergj Lleshaj

Sivjet eshte 25 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, tek shqiptarët e Amerikës dhe tek ata në Evropë. Ishte kjo një ngjarje historike që motiv e qëllim kishte homogjenizimin e paqtimi i popullit shqiptar, kudo që jetonte, përballë politikës agresive hegjemoniste serbe. Pra, ishte koha kur shqiptarët duhej të flisnin me një zë dhe me një gjuhë.

GjergjLleshaj

GjergjLleshaj

Ky ishte hapi i pare i madh e me shum vlere qe bashkoj shqiptaret ne nje llogore per ti ve nata perball pushtuesit Serb ne luft per liri.

Prijesi i pajtimit Anton Çetta, Atedhetare e intelektual i madh profesor universiteti, studiues dhe mbledhës i folklorit, punëtor shkencor i Institutit Albanologjik në Prishtinë, njohës i mirë i traditave dhe kodeve zakonore të shqiptarëve, me nje grup te rinjsh rinjsh të Dukagjinit, respektivisht të Lumbardhit të Deçanit, formuan Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë. Anton Çetta ishte figura kryesore që i printe këtij aksioni së bashku me një grup intelektualësh që gëzonte autoritet tek popullata në Kosovë: akademik Mark Krasniqi, Zekeria Cana, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Dom Lush Gjergji, Kajtaz Rrecaj Simon Kuzhnini e të tjerë. Në këto tubime të shumta të organizuara në Kosovë dhe diasporë kishte shumë emocione, lot e gëzim, ku populli i shprehte dhe i përjetonte në mënyra të ndryshme. Tubimet e tilla mbaheshin në hapësira të hapura për shkak të masës që i ndiqte ato. Është i njohur tubimi tek Verrat e Llukës që tuboi një gjysmë milioni shqiptarë nga të gjitha trevat tona. Ky konsiderohet manifestimi më i madh që u mbajt ndonjëherë në historinë e hershme dhe të vonshme në Kosovë. Ishte një homogjenitet i paparë dhe kishte domethënien e bashkimit që shihej aq qartë nga kjo lëvizje masive e njerëzve nga një trevë në një tjetër.

Profesor Anton Çetta, me bashkëpunëtorët e tij, pasi kishte pajtuar shumë familje të gjaksuara në Kosovë, kishte vazhduar pajtimin tek shqiptarët në Gjermani dhe Zvicër, ku gjaqet ose ishin bërë aty, ose ishin bartur nga trevat e tyre në ato vende.

Keto ishin krushqit e pajtimit,rilindasit e rinj te kombit qe sollen eren e re te paqes e bashkimit te shqiptareve per liri e parparim,kombi duhet ti kujtoje me nderime keta vigan te shqiptarizmes.Rrespekt.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen