Sadik Halilaj- babai që nuk e humbi djalin

Histori & Fakte | Zef Prenka | 07.06.15 | 13:22

Jo vetëm burrni por, Patriotizëm!

Sadik Halilaj para pak ditësh siç transmetuan shumë nga mediat e shkruara dhe Televizionet vëndore por edhe portalet online e rrjetet sociale, bëri një vepër madhore apo Madheshtore!?
Ai, pra Sadiku me përkrahjen e vllazërisë, miqëve dhe dashamirëve të shumtë që ka, i prirur nga edukata patriotike e familjes së Sadikut, i prirur nga vlerat e tij morale e atdhedashurisë, i prirur nga rrespekti dhe
adhurimi për emblemat tona kombëtare, si; Skëndërbeu, Ismail Qemaijli, Nëna Tereze , Dr.Ibrahim Rugova e duke u përkulur para dëshmorëve të Kombit vëndosi që pas 9 vitesh t’a falë GJAKUN e djalit, Liridonit…!!
Një akt thellë patriotik, thellë human dhe shumë trimërie!
Akte të tilla shqiptarët bënë edhe tek „Verrat e Llukës“ që pikërisht ishte edhe përvjetori i tyre dhe që aty ishte pothuajse e tërë Kosova dhe e tërë shqiptaria, aty ishte plaku i urtë Prof. Anton Çetta, aty ishte Dr. Ibrahim Rugova, aty i shte Adem Jashari, aty ishte Don Lush Gjergji edhe Hoxhë e Shehlerë , pra , ishim të gjithë!?
Edhe me 28 Maj 2015 ishim té gjithë shpirtërisht para varrit të të madhit , presidentit historik, Emblema e lirisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugova!
Sadiku dhe miku i tij i mirë z.Tahir Shabani atë ditë mblodhën parinë e faljes së gjaqeve , disa të gjallë e disa në amshim por me shpirtë ishin aty dhe Sadiku i shtrin dorën e pajtimit me zëmër duke biseduar shpirtërisht dhe duke i thënë në heshtje“ Dr.Rugova falë të qoftë gjaku i birit tim“!!!!
Emocionet ishin të pa kontrollueshme edhe për mua që shiqoja përmes Televizionit dhe janë po ato edhe tani , janë edhe për të gjithë juve që e lexoni ketë ngjarje të madhe por, që do mbetet një histori në vete e pa parë deri më sot, e pa përjetuar deri më sot dhe nuk do të vyshket kurrë, sepse Sadiku, djalin e tij edhe në amshim i bashkoj shpirtërat me Dr.Ibrahim Rugovën, Anton Çettën, Zekirja Canën por edhe me Nënë Terezen shënjtorën tonë!!
Ja, vëllezër si duket sot Sadiku, një baba që nuk e humbi djalin por e lartësoj dhe e rënditi në radhët e dëshmorëve dhe në përjetsi me Dr. Ibrahim Rugovën…!
Sadik Halilaj qofsh faqebardhë! Të qoftë nderi i burrave dhe trimeria e Patriotëve!
Familja yte sot është nderi i jonë që për shekuj do mbetët një vepër e shënuar në faqet e historisë së lavdishme shqiptare.
Zoti ju bekoft, zoti ju ruajt ju dhe mbarë popullin tonë paqëdashës!!

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen