Shqiptarët e Turqisë

Analiza & Komente | Zef Prenka | 21.01.16 | 01:47

Çfarë ka ndodh me miliona shqiptarë të deportuar në Turqi?

Shkruan Asllan Dibrani

Asllan Dibrani

Asllan Dibrani

-Sot në Turqi jetojnë mbi 7 milion shqiptarë të harruar ,bojkotuar të injoruar dhe të asimiluar?
-Të hulumtohen arkivat e Turqisë për tapitë e shqiptarëve në shtetet e Ballkanit!
-Shqiptarët e Turqisë e bënë Turqinë me alfabet,himn,me shtet modern dhe universitete!
-Çka pas gjithë kësaj ?
– Ku jeni miliona shqiptarë të Turqisë qe rrini si spektator në mohimin vlerave tona që i dhatë aq shumë Turqisë, pa ndalur asgjë për veten tuaj???
Kultura është tërësia e arritjeve të një populli dhe i të gjithë njerëzimit, në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor. Fusha e zhvillimit shoqëror që përfshin krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, në art, në letërsi, në shkencë dhe në tërë jetën shpirtërore është pjesë e kulturës kombëtare apo nacionale. Tërësia e fakteve e ngjarjeve dhe e dukurive të rëndësishme e të lidhura ndërmjet tyre, që i përkasin së kaluarës së një populli, të një grupi shoqëror apo edhe si kolektivitet nacional në zhvillimin e shoqërisë quhet histori e përmbledhur në kulturë,politikë dhe zhvillim. Historia e përgjithshme,historia e vjetër ,e mesjetës, e kohës së re, e sotmes quhet histori duke i bashkuar që të gjitha në një ombrelle ,si thesar të vlerave nacionale. Këto janë vlera nacionale dhe kombëtare të etnitetit përkatës. Të gjitha këto qe i cekëm janë të harruara dhe të zhveshura për mbi 7 milion shqiptarëve që jetojnë sot në Turqi dhe dy milion shqiptarëve në Greqi.
-Diaspora Shqiptare në Turqi sipas te gjitha të dhënave përbën pjesën me të madhe të popullsisë shqiptare në botë, të zhvendosur nga trojet e veta për në territoret e shkretirave të Turqisë sipas marrëveshjes së perandorisë osmane me mbretërinë serbe për deportimin e shqiptarëve nga Kosova lindore, rrethi i Nishit,Toplices ,Vrarjes ,nga Vilajeti i Novipazarit dhe Leskovcit duke përfshirë edhe Vilajetin e Kosovës, Shkupit dhe Shqipërisë,po edhe ata të Çamërisë me një reprezalje dhunë dhe terror kundër popullatës se asaj ane nga Greqia. Rënia e perandorisë osmane nuk përfundoj me kaq me ato spastrime të territoreve shqiptare me dhunë,djegie ,vrasje dhe përzënien e shqiptarëve , por ajo vazhdoj gjatë dhe pas luftës se dytë botërore me marrëveshjen e Jugosllavisë se Titos dhe Turqisë ,duke marr pagesa të majme nga mbretëria serbe dhe pasuesit e tyre. Sot shqiptarët e Turqisë janë shumë të shpërndarë, jo vetëm nëpër qytetet e mëdha urbane si Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, Adapazari, por edhe nëpër fshatra të largëta të Anadollit në dy anët e gadishullit turk, si në brigjet e Detit te Zi ashtu edhe në atë te Egjeut.
Sot në Turqi jetojnë mbi 7 milion shqiptarë të harruar ,bojkotuar te injoruar dhe të asimiluar?
Sot në këtë shekull të zhvillimit dhe ndryshimeve nga shtete totalitare ne ato demokratike të 7 milion shqiptarët e Turqisë të harruar të bojkotuar dhe të injoruar e të asimiluar pa te drejt shkollimi në gjuhën shqipe,nuk ka kurrfarë sinjali të ndryshmit dhe lirimit nga ish sistemi otoman … Atyre nuk u lejohet ta mësojnë gjuhën shqipe as si gjuhë të huaj me miliona shqiptarë qe jetojnë në Turqi. Mungesa e mësimi në gjuhën amtare dhe harresa e tyre nder shekuj ka shkaktuar një proces asimilimi i cili vërehet dukshëm në shumë qytete të Turqisë! Ëndrra e tyre për atdhe dhe mësim në gjuhen amtare ende nuk është shuar. Nëpër shkolla publike e private, si dhe në universitetet turke mund të mësohet anglisht, frëngjisht, gjermanisht ,italisht dhe në disa gjuhë tjera , por sistemi arsimor turk nuk e lejon shkollimin në gjuhën shqipe as atë fillor as te mesëm por edhe atë të lartin!!!.Në shumë shtete të ndryshme, ekzistojnë katedrat albanologjike edhe se ndoshta shumë një numër i vogël emigrantesh banojnë ne atë shtet siç është Kina dhe Rusia, ndërsa Ankaraja zyrtare akoma nuk ka lejuar se paku të hapet një katedër albanologjike, ku me qindra e mijëra intelektual janë dhe jetojnë në Turqi.
Sot ne disa shtete evropiane mësimi në gjuhën shqipe zhvillohet dhe financohet, po nga ato shtete dhe fondet e veta siç janë Gjermani ,Austria , Franca , Zvicra , Suedia , Norvegjia Belgjika, Amerika ,Kanadaja Australia etj. Po ta marrim numrin e popullatës shqiptare që banon atje në krahasim me Turqinë do te mbetet një absurditet dhe marramendje .
Të hulumtohen arkivat e Turqisë për tapitë e shqiptarëve në shtetet e Ballkanit!
Nuk ka lejuar të bëhen hulumtime në arkivat e veta, qe me miliona tapi ekzistojnë për t’i nxjerrë në pah se kush ishte autokton në trojet e Ballkanit. Këta 7 milion shqiptarë të tanishëm, stërgjyshërit dhe gjyshërit e tyre kane tapitë deri të molla e kuqe në Serbi , andaj here do kurdo këto arkiva duhet të hapen dhe te zbardhet ai kapitull i hidhur i asaj kohe të zhvilluar në demin e shqiptarëve. Të hulumtohen arkivat e Turqisë për tapitë e shqiptarëve në shtetet e Ballkanit!
Shqiptarët e Turqisë e bënë Turqinë me alfabet,himn,me shtet modern dhe universitete!
-Dy “Universitetet me të mëdha në Turqi, ajo e Ankarasë dhe Stambollit” u formuar nga Hasan Tahsini me origjinë shqiptare. “Alfabeti turk”,po ashtu u themeluar nga i madhi i ynë rilindësi Sami Frashri. Po ashtu ” Himnin kombëtar turk” e shkroi shqiptar!!!.
-“Turqinë moderne dhe fundin e dinastisë Otomane e cila e kishte sunduar Perandorinë për mbi 6 shekuj e përmbysi Mustata Kemail Ataturki” me prejardhje shqiptare nga Presheva , qe sot njihet si i ati i Turqisë!…
-Reformat qe i bëri në Republikën e Turqisë me 1923 ia mundësoi të dalë nga një e kaluar e errët dhe ta shndërrojë atë në dritë për popullin turk. Bëri reforma civilizuese, reformat politike, e shformoi Sulltanatin 01.11.1922. E hoqi kalifatin 03.03 1924 . I anuloi gjykatat fetare dhe futi ligjin sekular gjithëkombëtar. E çliroi gruan turke duke i dhënë të drejta politike dhe sociale (1926) E unifikoi edukimin kombëtar turk.I mbylli medresetë dhe i hapi shkollat bashkëkohore sipas nevojave civilizuese të kombit turk andaj ne suaza te kësaj qe theksuam ma lart Turqia është bukëpërmbysët, sot kur cenon te drejtën e miliona qytetarëve të identifikohen si shqiptarë duke ju mohuar edhe drejtën e shkollimit në gjuhën e vet. Vlerat e shqiptarëve asnjëherë nuk iu dhanë meritën qe patën.
Çka pas gjithë kësaj ?
Situata politike dhe ndryshimet në rendin botëror kanë filluar ta shkundin edhe Turqinë në kohët e fundit ,qe në saje te mohimit te të drejtave të kurdëve po ashtu me miliona përbrenda Turqisë ,çdo ditë ka përplasje të pakënaqësisë!?. Përkrahja dhe ndihma e Turqisë zyrtare nga kreu i shtetit presidentit Erdogan forcave te ekstremizmit të shtetit islamik qe po hetohet nga ndërkombëtarët Turqisë do t’i kushtoj. Ka gjasa se do të ketë ndryshime edhe në ketë vend nga e cila shqiptarët e Turqisë është e nevojshme te ngritin vetëdija qe të ndërmarrin aksione në zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës,kulturës ,artit dhe muzikës se vet në gjuhen shqipe në Turqi. Ata duhet t’i gëzojnë të drejtat e veta.
Ku jeni “Biznesmen shqiptar “ të Turqisë që jeni një faktor dominant në atë vend per ekonomi dhe zhvillim dhe nuk reagoni fare…
-Ku jeni “Personalitete ushtarake oficer”, etj , që jeni një faktor dominant në ushtrinë turke???
-Ku jeni “Deputet shqiptar”, qe numër i madh sot keni zënë ulëset në parlamentin turk dhe gjuha e juaj , kultura, arti, dhe etnia e juaj mohohet???
-Ku jeni vëllezërit tanë ,qe po na e leni të nëpërkëmben vlerat e gjysmës së popullit shqiptar ne ditën e sotme të shekullit e 21-të. Si fund ky artikull le të mbetet si mesazh i ngritjes së vetëdijes së juaj qe menjëherë të formohen organizmat nacional për formimin shkollave shqipe ne Turqi ,hapjen programeve televizive , themelimin e mediave dhe gazetave te juaj në gjuhën shqipe etj. Kjo do të jetë për të mirën tuaj ,për të mirën e kombit tonë që gjysmën e trungut tonë e kemi në Turqi, jo me fajin tonë, por te vet Turqisë, andaj zgjohuni sa ma herët, aq ma mirë do të jetë për ju, për ne dhe për gjithë kombin shqiptar

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen