NË PRAG TË SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS , INSTITUCIONET E KOSOVËS HESHTËN

Analiza & Komente, Histori & Fakte, OP-ED | Rrezore | 02.09.16 | 11:29

Shkruan: Anton Shala

Kanë mbetur edhe dy ditë kur do të shënohet ngjarja më e madhe dhe historike për popullin e Kosovës dhe shqipëtarët në përgjithësi.

Anton Shala (P.Sh.D.K.)

Anton Shala (P.Sh.D.K.)

Të dielen në Vatikan shenjtërohet Nënë Tereza , me ç’rast populli ynë do të ndihet krenar ngase një nënë shqipëtare po merr bekimin e Zotit për t’u lartësuar në shenjtëreshë.
Përmes veprës së Nënës Terezë populli ynë u bë i njohur për t’u vlerësuar popull fisnik , madje patjetër se morëm përkrahjen e gjithë botës demokratike për të fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Me shumë keqardhje më duhet ta them se institucionet lokale dhe qëndrore në Kosovë jo vetëm që nuk e bënë lajm këtë ngjarje , por nuk u shënua paraprakisht asnjë simpozium , ekspozitë , akademi mbi jetën dhe veprën e Nënës Terezë apo rëndësinë e të shpallurit shenjtëreshë.
Mediat publike dhe private në veçanti ato vizuele asnjë spot asnjë emision. Në hyrje dhe dalje të qyteteve të Kosovës asnjë pano me fotografi të Nënës Terezë. Asnjë fjalë e saj sa ishte për së gjalli „më shumë paqe , liri për gjithë popujt, duajeni njeri tjetrin“.

Këto fjalë pse nuk u shkruan gjithandej rrugëve të Kosovës. Për te gjitha këto fjalë populli i Kosovës ka ende shumë nevojë.

Nuk është e kuptueshme për institucionet tona një heshtje kaq e madhe para kësaj ngjarje historike për të cilat jam i sigurt se edhe shumë shekuj nuk do të përseritet një ngjarje e tillë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen