KONKRETISHT RROFTE QENDRA SHQIPTARE

Analiza & Komente | Zef Prenka | 01.01.17 | 21:31

Prend Gjergjaj

Ekziston nje mendim i shpeshcituar, kesisoj; – nese ti nuk merresh me politiken, politika do te merret me ty.
Duket sikur mendimin keshtu sic perdoret -fillimisht, respektivisht gjysmen e pare te tij, ta kete gedhendur ndonjeri, qe edhe nuk ka pase nje cik erosi per politiken. Nderkaq, sigurt mendimin e ka perfunduar ndonjeri qe ka kuptuar se me e dobishme duhet te jete marrja me politike, respektivisht me punet publike (botore e jetesore) ne dobi te se pergjithshmes, se sa te heshtet duke veneruar nga anash.
E, tani ti kethehemi njerezve tane qe merren me politike dhe politikes sone qe merret me njerezit tane.
Me thote mendja, madje, madje, kam nje bindje se nuk ka shesh publik, shetitore, hapesire shkollore a mesimore, treg, cajtore, kafene, are, livadh, …, e, ne te cilin, shqiptaret nuk merren me poilitike, madje, asisoj qe kudo qe te jene dy shqiptare, -aty, patjeter te jene tri politika.
Kjo eshte ne rregull per sa i perket pluralizmit (te shumepritur nder shqiptare) per laryshi mendimesishe (shprehje te lire mendimesh, opinionesh) mbi te sotmen, te ardhmen, etj etj. Por, se edhe a jane cajtorja e shetitorja vendi me i preferuar e i merituar (e me ndikim?!) per trajtim temash me interes per popullin ( e Kombin) dhe Vendin (Atdheun), eshte me se paku diskutabile. Natyrisht, ne favor te jo -se. Megjithekete, ne asnje rast nuk e perjashtoj e as anashkaloj te drejten (me mire: interesimin) per politizim te politikes (marrja e te gjitheve me te gjithat). Madje, madje, kjo me inkurajon te shkruaj edhe me tutje ne kete teme, bashke me synimin qe tju drejtohem atyre (te gjitheve) per kahjen e perkrahjen (apo jo) tepolitikes se tyre, karshi kahjes se politikave shteterore e kombetare qe ata (te gjithe) edhe i preferojne.
Ne kete drejtim -jo te gjitheve (se paku keshtu deshiroj te besoj), nuk ju interesojne teorite dhe definicionet e thata politike mbi te majtat apo te djathtat politike.
Ketu, ne kete vend dhe ne kete cast, kurrsesi nuk i lejoj vetes te marr rrolin e profetit (per te profetizuar se cfare valle do te ndodhe ne te ardhmen me Q Sh, dhe pergjithesisht), por as edhe te themeluesit te partise se re (te njerit nga inicuesit dhe ideologet -mbase, edhe do tishte e mundur ). Por, ajo qe mund ta pranoj, madje me endje edhe po e potencoj, eshte fakti se me bindje te paluhatur dhe me plot admirim, perkrah dhe mirepres paraqitjen ne skenen politike te Partise se re – Qendra shqiptare.
Qendra shqiptare -kesisoj, do te ishte ajo qender, ku do te bashkoheshin te gjithe dashamiresit (dhe simpatizantet e vijes se Kastriotit si dhe niperve e mbesave te tij; Ismailit, Luigjit, Ibrahimit, Ademit, Nenes Tereze), qe mendojne, punojne e frymojne per nje shqiptari edhe me te forte, me te shendetshme, me te aresimauar, me te zhvilluar e perparuar, pergjithesisht me te emancipuar ne te gjitha fushat e jetes shoqerore te te gjithe qytetareve te vet – duke filluar nga te porsalindurit, deri tek qindvjecaret (me moshe jete).
Me besim te thelle se pikepamje te njejte, apo te ngjashme me kete ketu te paraqituren dhe duke u mbeshtetur ne faktin se (edhe personalisht) njof nje lume te tere miqesh e shokesh qe poashtu kultivojne nje bashkemendim dhe bashkendjenje te ketille si kjo, publikisht -ketu, marr guximin qytetar e atdhetar tju drejtohem atyre dhe (gjithe) te tjereve, qe ne gjithe angazhimet e tyre, te ndermarra per interesin e pergjithshem, te mbeshtesin dhe proklamojne idene politike (ketu te ofruar) per nje Qender te forte politike shqiptare nder shqiptare -gjithandej.
Me tutje, idene e hedhur ketu (serish; pa pase profetizuar te ardhmen e saj), deshiroj dhe pres, qe miqte e shoket e mi (apostrofuar sipas alfabetit -nga Agimi, Agroni e Antoni, deri te Teuta, Yllka e Zana) dhe pergjithesht -te gjithe simpatizantet e saj, -ta mbeshtesin dhe madje, madje, ta shnderrojne ne projekt e subjekt te forte e te qendrueshem politik ne te miren e pergjithshme mbareshqiptare, -sot, neser dhe pergjithmone.
Me deshire qe kjo edhe te behet -nga zemra uroj dhe brohoris: RROFTE QENDRA SHQIPTARE!
Dhjetor,2016

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen