Shtutgart- Ekspozitë për Jasharajt!

Diaspora, Reportazhe | Zef Prenka | 06.03.17 | 23:18

Shtutgart : Ekspozita me moto:
Qëndresa heroike e Jasharajve për liri!

Kjo ekspozitë u organizua nën patronatin e Konzullates së Republikës së Kosovës në Shtutgart në bashkpunim me Unionin e Biznesit në Gjermani, Qëndres Kulturore Shqiptare në Shtutgart dhe Arkives së Kosovës.

Stafi iKonzullatës së RK në Shtutgart

Në ketë ekspozitë muarën pjesë: z.Rifat Jashari, shumë veprimtar, shoqata dhe bashkësitë fetare, pra, Misioni Katolik Shqiptar në Shtutgart,BI shqiptare në Shtutgart dhe miq gjerman.

Z.Besnik Miftaraj – Konzull

Moderimin e shkekqyer e bëri z.Besnik Miftaraj, njëri nga konzujt në Shtutgart i cili ekspoziten e përshkroj në dy gjuhë,atë Gjermane dhe shqipe.

Konzulli i RK në Shtutgart z.Blerim Canaj

Ekspozitën e shpalli të hapur Konzulli i RK.në Shtutgart z.Blerim Canaj i cili përshëndeti të pranishmit dhe në veçanti bacen Rifat Jasharin.

Bac Rifat Jashari

Edhe bac Rifati i përshëndeti të pranishmit dhe porositi që të punohet për rininë të iu krijohën vende pune që të jetojnë në atëdheun e tyre si dhe kërkoj që sa më parë të lirohet z.Ramush Haradinaj i cili po mbahet padrejtësishtë në arrest nga autoritetet Françeze.

Vitor Spaqi – Ktyetar i QKSHSH

Pastaj, në cilësinë e bashkorganizatorit, fjalen ia dha kryetarit të Qëndres Kulturore Shqiptare në Shtutgart z.Vitor Spaqi i cili foli për aktin heroik të Jasharajve, por edhe të dëshmoreve tjerë që u flijuan për atëdheun e tyre.

Z.I.Krasniqi nga Arkiva e Kosoves

Ndersa për Epoenë e Jasharajve foli perfaqsuesi dhe organizatori i ekspozites nga arkiva e RK.z.Ismet Krasniqi, i cili dha një rezyme të pasur me informacione të cilat publiku i pritit me duartrokitje frenetike.
Poashtu edhe perfaqsuesi i Unionit të Biznesit në Gjermani si bashkorgsnizator tha që, kjo ekspozitë ka një dhembhe të madhe sepse u flijua një familje e tëre…

Domenik Spaqi – Pianist

Një pikë muzikore nga pianisti z.Domenik Spaqi dhe më pas Konzulli i RK në Shtutgart prezantoi stafin e tij pra, së bashku me Konzullin z.Arian Kashtanjeve, z.Besnik Miftari etj.
Në fund për të pranishmit u
organizua një koktej i pasur.

Kryesia e Qendres Kulturore Shqiptare në Shtutgart

Shtutgart,
06.03.2017
Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen