Reagim me shkas ndaj fyerjeve të Erdoganit drejtuar Gjermanisë

Analiza & Komente, Diaspora | Zef Prenka | 24.03.17 | 10:57

„Heshtja“ e institucioneve në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë -Pro apo Contra Erdoganit?!

Gjermania jo rastësisht, bëri revolucion madhështor dhe shembullin më të mirë në botë, duke mbartur pasojat e luftës së dytë botrore dhe damshpërblimin.Ky shtet pos ringjalljes ekonomike ( deri në Supërfuqi), u ballafaqua edhe me ndërtimin e demokracisë dhe veçanerisht të rrespektimit të drejtave të njeriut, vlerave sociale dhe ndërtimin e miqësisë „së humbur“.. dikur.
Ky shtet ( ndër më të fuqishmit ekonomikisht) në Evropë, po angazhohet për një Evropë të bashkuar dhe gjatë pesë decenjeve të kaluara( por edhe sot!),angazhohet në ndërtimin e një bote demokratike ku prioritet i kushtohet, rrespektimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe reformave ekonomike.
Prandaj, në Gjermani jetojnë të gjitha racat njerzore, të gjitha kombet dhe të gjitha kulturat e botës!!!
Është inkurajuese politikë- bërja dhe “ rahatia“ e mbi 85 milion banorëve pa asnjë protestë gjithpopullore për decenje me radhë, që është leksion për shtetet tjera sidomos për ato Ballkanike, Turqi dhe tjera vënde me trazira popullore prej më të ndryeshmëve.
Në ketë shtet janë shumë miliona, turq, rus etj. dhe i kanë të gjitha të drejtat, biles edhe më shumë se nga atdheu i tyre nga vijnë!? Liria e lëvizjes, e besimit ( edhe pse Gjermania nuk është shtet islamik, ka me qindra Xhami), të kulturës dhe e të drejtës në pjesmarrje politike deri në instancat më të larta shtetrore..
Pra, ku e ka hallin Erdogani që, sulmon aq “ flliqt“ ketë shtet, znj.e „hekurt“ Merkel dhe jo vetëm, por edhe Holandën e vëndet tjera Evropiane, për faktin që nuk pajtohën të lejojnë fushatë elektorale nëpër Evropë për vetë gradim të një „sulltani“ të ri?!
Gjermania nuk lejon manipulime politike të Erdoganit që, inskenoj Puq- in, burgosi me mijëra oficerë, ligji për denim me vdekje etj. Prandaj e ka kundërshtu me vendosmeri!
Por, nga e gjithë kjo situatë shumë e kjartë skandaloze, heshtjet e institucioneve,analisteve, gazetarëve dhe e aktivistëve shqiptar ( në Shqipëri, Kosovë e Diasporë) po dëshmojnë që, ky popull ( shqiptar) është i ndikuar nga dëshira për pushtetin e „Sulltan Erdoganit“ dhe nuk reagojnë fare.
Në Gjermani ka institucione shqiptare kulturore, fetare dhe politike aktive, të cilat ( pos Qëndres Kulturore Shqiptare dhe z. A.Dibrani ) nuk reagojnë, sepse, disa kanë shoqëri vllaznore me turq, disa kanë ambicje të rikthimit të sulltanit,disa nuk dëshirojnë t’i humbin votat dhe disa tjerë edhe ëndrrojnë një Evropë-Turqi etj. Prandaj, do të jetë e pa justifkueshme heshtja ndaj një konflikti politikë që, Erdogani kërcënon shtetet demokratike Evropiane, pasqë që “ Arrnautët“ i ka „pushtua“ me 24 tetor 2013 , në vizitë në Prizren tek vllau i vogël HTH. ai pati thënë botërisht,citoj;
“ Kosova është Turqi dhe Turqia – Kosovë…“
Edhe pse ishin të pakta reagimet, me gjithatë pati të tilla!

Një ditë pas pra, me 25.Teotor 2013, erdhi reagimi i Ipeshkvisë së Kosovës ku thuhej:
Me revoltë e kanë përcjëllë takimin e tre kryeministrave në Prizren edhe Shqiptarët Katolik të Kosovës.
Ipeshkvi Dodë Gjergji i quanë deklaratat e kryeministrit turk Erdogan ogurzeza dhe provokuese. Ndër të tjera ai thotë në letrën e tij të hapur se “me fuqinë e arsyes dhe me pasurinë shpirtërore ka gjetur gjithnjë forcën për të heshtur ndaj përpjekjeve për të imponuar neotomanizëm, por fjalimi Erdoganit në Prizren, sipas tij ishte me përmbajtje të shkapërcyeme dhe fyese, me zë padroni në kundërshtim me të vërtetën historike, me realitetin e sotëm dhe pa një propozim pozitiv për të ardhmen. E ka kritikuar edhe kryeministrat shqiptarë Rama e Thaci të cilët e quajtën Erdoganin vëlla, “Popujt vëllazërohen dhe miqësohen, personat krijojnë vëllazëri dhe miqësi, por secili rri zot në shtëpi të vet. Ne mund të quhemi vëllezër, por kur vëllezërit e teprojnë, dinë t’i thonë njëri-tjetrit “ti n’shpi tane, unë n’shpi teme”-thotë ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji.

Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergj

Qëndra Kulturore Shqiptare në Shtutgart, respektivisht, kryetari i saj z.Vitor Spaqi, pati reaguar me letër të hapur ndaj Presidencës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve në vënd,duke ua dërguar përsonalisht në sekretariat!

Vitor Spaqi- kryetar i QKSH në Shtutgart

Ja, letra e hapur e protokoluar nga sekretariati i Presidencës  me dt.29.10.2013,në foto format:

Letër e hapur e kryetarit të QKSHSH,z.Vitor Spaqi, ndaj institucioneve gjithshqiptare protestë ndaj deklarimeve të Erdoganit në Prizren.

 

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen