Peozia e kombinuar!

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 06.10.17 | 17:09

Të nderuar lexues të Rrezores, ju ftojmë të zbuloni autorët pjesmarrës në “ Poezinë e kombinuar“ .

Fillimisht projekti kishte qëllimin e një kuizi ( edhe pse i vështirë) që, të zbulonim se, strofat e cilëve poet do t’i zbulonim..

Nga lexuesit anonim, kemi 6 përsona që nuk e kanë gjetur autorin dhe vetëm 3 kanë zbuluar autorët.. Mentor Thaqin, Xhenc Bezhin dhe Gonxhe Letmi- Begishollin.Ata janë të njohur për redaksinë e Rrezores dhe duan anonimitet.

Poezia e kombinuar!

1.
Çka po flitet e çka po thonë,
e ka bâ dreqi piskamë,
nuk po e njeh as qeni t´zo´në,
tjer´t gatuaj, ne e hamë!
I thonë thirrë e n´të mos hin,
se nuk paguan barra qeranë,
edhe ma i lodh´ti po e din
se n´krye t´venit kemë maskaranë.
( Autor: Mentor Thaqi)

2.
Në këtë planet
Ka shtet pa pushtet
Teritor pa kufi
Liri në anarki
Popull mburravec
Ndalet kur duhët të ec
Krenar që tallet
Më fatin e vet.
( Autor: Fran Tanushi)

3.
Na i zunë ekranet:
premtojnë qytetnim,
“na kemi pa botë,
Lindje, Përendim”.
Në ma dhanshi kalin
lumin me kalue,
mjalti edhe qumështi
do t’ rrjedhin si krue.
(Autor:Xhenc Bezhi)

4.
Ka tym dhe një flamur pikëllimi
Që është shtri si shall dhimbjesh
Në qafën e rënduar të një populli
Që kërkon të pëlcasë nga trishtimi.
( Autor: Ndue Ukaj)

5.
Lakmitarët….
krekosen para popullit
me premtime të reme…
heshtin,e heshtin si pleshti
atëherë kur duhet të flasin
kokën bosh,e barkun plot
ende të uritur janë..!
(Autore: Ganxhe Letmi- Begisholli)

6.
Bakteriet urale, ulur në fronin e urdhërit,
shtrëngojnë flamurin e fitores pas hekurash.
Ironizojnë, poshtrojnë, dhunojnë,
drejtësinë e bërthamës legjislative.
Eh…!
(Autore: Pranvera Drita Gjoni)

7
Në ketë rrëmuje shqiptarie
Në ketë të thellën avari,
Në udhëkryq kemi mbetur
Në lartësi të eterit jemi tretur!
Dhe karvani vazhdon
Populli bën sehir,
Gjithkush duke shpresuar
Ndonjë koc për ta lëpire!
(Autor: Mikel Gojani)

8.
Nuk ënderroj per kryeminister
veç pak ditë të shkoj n’vend parë
kurr gomarit si vë kapistër
e shtërngoj fort me litar.
(Autor: Kol Beci)

9.
Kam një penë që nuk shterret
N’dhuratë e kam nga Arbëria
Që t’i mbroj trojet e mia
Që ta mbroj emrin e Dardanisë
Në trashegim të letrave të vjetra
Në kurorëzim t’emblemës së Shqipërisë
Mu si fjalën e Kastriotit
Mu si Biblën e Gjergj Fishtës.
(Autor:Musa Jupolli)

10.
Atje do të vi prap në një ditë gushti
Trageti i fundit do më sjellë në Kretë
Të të gjej gjurmët në hirin nga prushi
Apo vetmin të zgjoj në plazhin e shkretë.
(Autor: Hasan Qyqalla)

Fran Tanushi, Hasan Qyqalla, Musa Jupolli, Kol Beci,Mikel Gojani,Pranvera Drita Gjoni,Gonxhe Letmi- BegisholliNdue Ukaj,Xhenc Bezhi dhe Mentor Thaqi.

U përkujdes
Zef Prenka.
Shtator 2017
Stuttgart

 

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen