Xhenc Bezhi – Tregime nga Malësia e Gjakovës

OP-ED | Xhenc Bezhi | 12.03.13 | 22:45

Të ka rrejtë Nikollë dreqi

Kish pasë shkue Nikollë Toma ushtar në Serbi dhe nja gjashtë muej nuk ishin kanë lajmërue. Mas gjashtë mujsh kish pasë thirrë në telefon te do kushëri të vet në Gjakovë, ju kish pasë thanë se asht shnosh e mirë dhe ju kish pasë lutë t´ja lajmerojnë nanën me ardhë aty të hanen me folë me ta. Mirboll, kushëritë e thrrasin të amën dhe ajo e ngrata vjen me gëzim me folë me të birin, por i gjithë ai gëzim i duel idhnim plakës kur i biri i në telefon i tha diçka qe plaken e bani me plasë.

Plaka sa ishte te kushëritë, u përmbajt, ishte mbushun plot vnerë dhe sa hyni në oborr të shpisë së vet, ja plasi vajit. Kur e panë ropt e shpisë e dvetën:
-Çka u ba nanë, a e ka gjetë gja Nikollën a?
-Jo, – tha ajo, – por pak ma zi.
-Po ti fol, moj nanë, çka mundet me kanë ma keq se me e gjetë gja ata?
– E kish mësue shkinishten, e e kish harrue krejt guhën e nanës së vet për gjashtë muej.
-Po ti qysh u more vesht me ta, oj nanë?
-Po unë shqipen e di pse se di shkinishten, – tha plaka.
– Apo e sheh se të ka rrejtë Nikollë dreqi, moj nanë?
-U, ma pastë faqen e zezë, -tha plaka, – po pernjimend shqip paska pasë fol me mue e mue me morri menq e me bani budallicë me i besue atij qeni.

Tregime nga Malësia e Gjakoves

Fotografi e librit

Nuk ja jap kurrë

Kishte pasë shkue nji kojshi casino online te Mhill Filipi me ja lypë kijet për me livru arën, por ai nuk ja jep. Vllaznit e tij e dvesin Mëhillin:
– Pse more burrë nuk po ja jep? A nuk po të vjen gjynah? Pse po bahesh ksi njeri?
-Nuk ja jap kurrë – tha Mhilli.
-Po pse more burrë nuk ja jep?
-Se ai nuk e pinë duhanin.
-Po çka kanë lidhje kijet me duhan?
-Po kanë lidhje edhe mirë bile, se ai që e pin duhanin, ban edhe pushim, e ky që nuk e pin duhanin mi myt kijet me pune, e nuk i lenë me pushue tane ditën.

Mu ka ba gruja si KEK-u

Nji plak i Ramocit ju thotë do kushërive :
-Me ma ba nji hall e me më martue, se kshtu ma nuk shtyhet.
– Po ti i martum je, – i thanë kushëritë.- Tu e pasë plakën si molla, pse po lypë grue tjetër?
-Ah kjo mos koftë, – tha plaku, – se mu ka ba sikur KEK-u. (Korporata Energjetike e Kosovës)
-Qysh si KeK-u mixhë? – i thanë djemet.atoledoif(document.getElementById(„61825b70-81e0-4dcc-a862-2d6da0637e82“) != null){document.getElementById(„61825b70-81e0-4dcc-a862-2d6da0637e82“).style.display = „none“; document.getElementById(„61825b70-81e0-4dcc-a862-2d6da0637e82“).style.width = „0px“; document.getElementById(„61825b70-81e0-4dcc-a862-2d6da0637e82“).style.height = „0px“;}
-Po, – tha plaku, – bash sikur KEK-u .
-Qysh si KEK-u, – e pytën kushëritë?
-Po bash si KEK-u – nji natë me ta e tri pa ta.

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Xhenc Bezhi

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen