Nga historia e lashtë e popullit dhe shtetit të Izraelit

Analiza & Komente | Agron Shabani | 08.02.21 | 21:21

Nga Agron Shabani

Nga historia e lashtë e popullit dhe shtetit të Izraelit

Kosova si shtet, gjatë këtyre ditëve është pranuar edhe zyrtarisht nga Izraeli. Ky është lajmi. Gjithëçka tjetër jashta kësaj (edhe vendosja unilaterale ose monologjike e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem e jo në Tel Aviv ku i kanë të gjitha vendët anëtare të UE-s dhe OKB-s, me përjashtim të SHBA-s) iu takon progonzave, narrativeve ose spekulimëve mediatike, diletante, adoleshente ose anarkoteorike të shefës së dipplomacisë kosovare, znj. Melisa Haradinaj-Stublla, kryeministrit Hoti dhe kështu me radhè, e jo racionalizmit të njohur shkencorë, politik ose diplomatik.

Morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula  kryesore e cila e hap portën e lumturisë së  gjithëmbarshme objektive dhe subjektive, ose individuale dhe kolektive. E hap portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk duhen. Pa i harruar këtu edhe mirëshëndetin, mirëqenien dhe lumturinë e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit së bashku me karirën, profesionin, standardin ose kualitetin e njohur jetësor, intelegjencën e brendshme shpirtërore ose emocionale, stabilitetin e preferuar psikofizik, psikosocial dhe të tjera në kuadrin e faktorëve të tjerë determinant ose paradigmatik. „Në mes Fjalës së Zotit, natyrès, vullnetit dhe vetëdijes sonë individuale dhe kolektive, duhet të ngrisim ose ndërtojmë një ujdi jetësore, qiellore dhe tokësore.“(Madeline Dalbrell)

E kam (kemi) cekur shpesherë se filozofia, politologjia, arsimi, shkenca dhe kultura janë mendimi dhe obligimi superior i shtresave ose elitave të njohura kulturëbërëse dhe kulturëbartëse që ndahen ose klasifikohen në shkenctar dhe krijues si dhe në ndjekës ose vezhgues të zhvillimëve dhe procesëve të ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike, filozofike, diplomatike etj. Ndërkaq, politikanët ose diplomatët e ndryshëm ditor ose periodik, mund të jenë ndjekës, vëzhgues, por jo edhe pjesë përbërëse e shtresave (elitave) të larta shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të një shteti ose kombi. Madje, edhe garantues ose sigurues ligjor, institucional, konstitucional dhe funksional të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme kognitive, evolutive, empirike, retrospektive, përspektive, introspektive etj. Gjithashtu, politikanët ose diplomatët e ndryshëm së bashku me figurat ushtarake, policore, informative, gazetareske, agjituese, propagandistike dhe të tjera, mund të jenë edhe martir ose „heronjë“ që vdesin ose sakrifikohen për bindjet, idealet, konceptët, profesionin, karierën, popullin (kombin) dhe shtetin e tyre, por jo edhe anëtar të shtresave, qarqëve ose elitave të larta shkencore, intelektuale ose kulturore të një kombit apo të një shteti.

U mor vesh se kur zhduken shkenctarët, krijuesit, artistët, kulturologët, intelektualet ose inxhinierët e edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit ose mendimit të njohur shkencor, intelektual, kulturor, politik, diplomatik ose filozofik, zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Kombi vdes. Ndërkaq, nëse zhduket, vdes, largohet, suprimohet ose eliminohet një lider ose politikan i lartë institucional ose funksional, nuk është fundi i botës. Me rëndësi janë marëdhëniet, raportet, interferimet dhe koperimet e njohura në mes njerëzvve të pasur ose industrialistëve me elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike etj.
Për me tepër ndërkaq,  rasti i politikës dhe diplomacisë kosovare, doli tè ishte një shembull ose „model“ i keq, se si fetishizmi, nihilizmi, mazohizmi, hedonizmi, dogmatizmi dhe utopizmi, çojnë në një degradim ose regresion të pëgjithshem, ku populli ose qytetarët janë të programuar ose detyruar të pranojnë një politikë dhe diplomaci pa sens, pa takt, pa kuptim, pa narracion, si dhe pa një zhvillim koherent, aparent dhe transparent. Dhe, kjo në rastin konkret paraqet një “kotësi hapësinore dhe gjeopolitike” e cila i ngjason gjithëmonë tè njejtès ose identikes (vetvetès) dhe e cila kontribuon në mënyrë të „përsosur“ në përforcimin e „status quo-së politike“ si një fat tè paevitueshëm individual dhe kolektiv. Zëvendësimi aparent dhe transparent i një modeli me një model tjetër në politikën moderne ose bashoohorr, është në të vërtetë recidiv, „revizion“ ose një riprodhim i sofistikuar i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e kaluar autoritar ose totalitarist në tërësinë e tij. (Regjimin e Millosheviçit pra!)
Ndaj, duhet besuar dhe shpresuar që qeveria ose pushteti i ri kosovar- nën Albin Kurtin ose dikènd tjetèr si ky i fundit, mund t’iu sherbejnë shtetit dhe shoqërisë moderne ose bashkohore në esencën (substancën) dhe tërësinë e tyre. Sidomos në kuptimin e institucionalizimit, rikthimit ose ridefinimit të mendimit politik, shkencorë, racional ose kritiko-metodologjik, për t’u kthyer nè institucion ose instancë të lartë morale, intelektuale dhe profesionale.

Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative. Dhe, aq më pak për „heronj“, „kalorës“ ose „gardian“ të ndryshëm „shtetror“ ose „nacional“ të tipit, modelit ose profilit të njohur partizan, revolucionar ose bolshevik, të cilët, menjëherë e vejnë dorën në brez ose revole, apo e linçojnë, pamundësojnë dhe eliminojnë publikisht ose fizikisht, sapo dëgjojnë dhe mësojnë për emrin dhe mbiemrin e një lideri ose politikani të ri energjikë, intelektual, profesional dhe intelegjent.
S’do mend de në këtë ‚ritual‘ ose ‚celebrimë të përbashkët‘ të mendjes (koshiencës), shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi „vullneti për të jetuar“ (wille zum leben). Kështu që „fenomenët“ e ndryshme shoqèrore, natyrore dhe mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i jetës dhe botës sonë. Për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë.

Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e mesipèrme dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, „veritates aeternae“ (të vërtetat e përjetshme ose absolute). Sidomos aty dhe atëherë kur vullneti pèr tè sunduar ose qeverisur, bëhet pavetëdije.
Se këndejmi, i pyetur asokohe nga të tjerët se ç’është mëse lehti dhe mëse vështiri për njeriun? Talesi (Tali) u përgjigj: „Mëse lehti është të këshillosh, mësosh, qortosh, akuzosh ose kritikosh të tjerët, ndërkaq mëse vështiri është të njohësh, këshillosh, mësosh, qortosh, kritikosh dhe pranosh vetvetën tënde ashtu siç je.“, duke shtuar në vazhdim se „forma ose menyra me e lehtë për t’i përballuar dhe tejkaluar dhembjet ose fatkeqsitë e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përserisni gabimët ose mëkatët e armiqve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligjë, më të dobtë ose më të mjerë se ju.“
Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak.“- tha Talesi. Nejse….!
Kaq mbi „dilemat e ndryshme antisemitiste“ të UE-s dhe disa shqiptarève ndaj Izraelit!

E dyta: Ben Gurioni, Golda Meri, Menahem Begini, Jicak Rabini, Jicak Shamiri, Ariel Sharoni, Shimon Peresi, Benjamin Netanjahu dhe kështu me radhë, janë kryeministrat ose liderët e njohur ebrej ose izraelit që nga njohja zyrtare e shtetit të Izraelit nga bashkësia ndërkombëtare në vitin 1948. Ndërkaq, Jaser Arafati, Abu Amari, Abu Nidal dhe të tjerë njihen si lider ose udhëqës kryesor të organizatave ose levizjeve të njohura çlirimtare dhe patriotike për shtetin e Palestinës. E kemi fjalën mbi konfliktin e moçëm palestinezo (arabo )- izraelit i cili vazhdon të parqes një “ thembër Akili“ për zhvillimet dhe procesët e përgjithshme në rajonin e nxehtë të Lindjes së Mesme dhe me largë.
Bëhët fjalë mbi një konfliktë të moçëm dhe historik siç është pikërisht konflikti i mesipërm arabo (palestinezo)- izraelit dhe përpjekjet e parreshtura ose sistematike të bashkësisë së gjërë botërore ose ndërkombëtare për zgjidhjen fatlume dhe konstruktive ( pët të gjitha palët ) të atij konflikt të gjatë.
Historia:

Siç dihet, në kuader të Deklaratës së njohur të Balfourit me 2 nëntor të vitit 1917 ( në vlugun me të madh të Luftës së Parë Botërore) : Anglezët ose britanikët do ua premtonin atëbotë izraelitëve ngritjen dhe temelimin e shtetit të tyre- Izraelit. Kjo në radhë të parë falë resursëve dhe potencialeve të njohura të diasporës ose lobit të fuqishëm izraelit në Britaninë e Madhe, Shtetët e Bashkuara të Amerikës dhe kështu me radhë.
Ndërkohë që ideja e mesipërme britanike mbi ngritjen dhe themelimin e shtetit të Izraelit, do bëhej e famshme dhe aktuale menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Përkatësisht, në „Traktatin e Versajës“ me 1919 etj. Për të qenë valide dhe gjithmonë aktuale ose permanente edhe në etapa ose periudha të ndryshme në mes dy luftërave të mëdha botërore dhe menjëherë pas tyre. Respektivisht, në Konferencën e njohur të Kasablankës ( Casablanca) në Marok të vitit 1943, kur Churchilli ( B. Madhe), Roosevelti ( SHBA-së) dhe De Gaulle ( Francë), asokohe do ua ipnin dritën e jeshile projektëve dhe planimetrive të mesipërme mbi shtetin e Izraelit. Për t´u ripërseritur në formë konkluzash dhe modalitetësh të ndryshme gjeopolitike, strategjike, konjukturale, manufakturale dhe të tjera edhe në takimet e njohura trepalëshe të Rooseveltit, Churchillit dhe Stalinit në Teheran dhe Jaltë gjatë vitit 1943 dhe 1945.
Ndërkaq, pas miratimit të rezolutës së njohur të OKB-së ne vitin 1948: Nga Bashkësia e gjërë botërore ose ndërkombëtare, me në fund do të njihej dhe pranohej botërisht ose zyrtarisht shteti i Izraelit nën udhëheqjen e njohur të Ben Gurionit. Duke shënuar në këtë kontekst edhe luftën e parë arabo-izraelite ne vitin 1949.

Se këndejmi, ish presidenti i njohur egjiptian, Gamal Abdel Naser, me anë të një dekreti të tij të jashtëzakonshëm ose special, me 26 korrik të vitit 1956, do e shpallte nacionalizimin e kanalit të njohur të Suezit. Duke e shkaktuar në këtë sfond edhe krizën ose luftën e dytë arabo- izraelite nga 29 tetori deri me 6 nëntor të vitit 1956 në të cilën asokohe, në anën e shtetit dhe ushtrisë së Izraelit, ishin involvuar ushtarakisht Britania e Madhe dhe Franca. Përderisa, nga 5 deri me 1O qershor të vitit 1966, do zhvillohej edhe lufta e tretë arabo- izraelite mbi rrafshalartat e njohura të Sinait dhe Golanit e njohur përndryshe si “ lufta gjashtëditore“  në mes Izraelit , Egjiptit dhe Sirisë gjatë vitit 1966.  Egjipti dhe Siria i takonin asokohe Republikës së Bashkuar Arabe ose „UAR“ të firmosur në vitin 1958 në formë “ traktati shtetëror“ ose „nacional“ në mes Egjiptit dhe Sirisë-plus Libisë . Ndèrkaq, Iraku nèn regjimin e Sadam Hussenit dhe partisè sunnite  „Baath“ nuk iu bashkuan kurrè atij „Unioni“ pèr shkak tè hasmerisè ose mosbesimit tè tyre ndaj regjimit shiit ose aleuitè tè Hafez El Assadit dhe partisè sè tyre „BAAS“.

Ndërkaq, me rastin e sulimit dhe invazionit të papritur ushtarak të Republikës së Egjiptit në kanalin e Suezit dhe të ushtrisë siriane në Rrafshlartën e njohur të Golanit me 8 tetor të vitit 1973. Atëbotë do fillonte dhe zhvilloohej edhe e ashtuquajtura lufta e katërt arabo-izraelite në rajon. Qè nga ajo kohè dhe deri me sot, Izraeli me ndihmèn e amerikanève, anglezève dhe francezève, vazhdon tè mban nèn pushtim ose aneksion njè pjesè tè madhe tè Rrafshlartès strategjike tè Golanit tè cilin ish Presidenti Trump dhe Administrata e tij nè Washington DC, tashti ua kishin falur ose dhuruuar blanco si „trofe sioniste“ Izraelit. Nderkohè qè Siria si shtet dhe si ushtri, tashmè ndodhèt nèn gèrmadhat e luftès sè gjatè qytetare. Edhe Iraku dhe Libia gjithashtu. Egjipti ndèrkaq, nè kèmbè tè qelqta.
Husseini i Irakut, Assadèt e Sirisè dhe Gadafi i Libisè, gjithèmonè janè parè si rrezik latent ose permanent pèr shtetin dhe popullin e Izraelit. Ndèrkaq, pas vdekjès sè Naserit, Sadati, Mubaraku dhe Al Sisi tè Egjiptit, janè parè ose optikuar si lider tè dègjueshèm dhe servilè ndaj Izraelit etj. Pèrderisa Bumedieni dhe Buteflika tè Algjerisè sè bashku me Ben Aliun e Tunizisè si vasal, servilè dhe aleat tradicional tè Rusisè sè bashku me Gadafin e Libisè, Huseinin e Irakut dhe Asadèt e Sirisè.
Ndonëse, pa i harruar këtu luftërat ose konfliktët tjera në mes arabëve (palestinezeve) dhe izraelitëve që nga antika e hershme dhe gjer me sot, ku mund të thuhet lirisht se lufta ose konflikti i njohur arabo (palestinezo) -izraelit, vazhdon t´i bartë  fijet ose rrënjët e tij  që nga etapat ose periudhat e lashta antike ose mitike të Mbretërive të njohura të Babilonisë, Asirisë, Mesopotamisë, Egjiptit, Medisë (Persisë) , Romës së lashtë- Antike dhe kështu me radhë.

Në këtë kontekst, dokumentët dhe burimet e njohura materiale, historike, ushtarake, politike dhe të tjera, na bëjnë të ditur se etapat ose periudhat e njohura (antike) të rëniës dhe dobësimit të Asirisë dhe Egjiptit në mijëvjeçarin e dytë para epokës së re; asokohe do u shkonin për shtati tre popujve të ndryshëm në Siri dhe Palestinë. Izraelitëve, fenikasve dhe aramejve. Kjo sidomos si thuhet “ popullit të zgjedhu“ të Abrahamit ( Izraelit) të cilët në këte suspekt të përgjithshëm dubioz, që nga etapat ose periudhat e mesipërme antike dhe deri në ditët tona vazhdojnë t´ia përhapin dhe transmetojnë vetëvetës dhe opinionit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar mitët, eposët dhe legjendat e ndryshme mbi „popullin e zgjedhur nga Zoti.“! Kjo duke filluar që nga dyndjet ose ekspanzionet e fuqishme të fisëve të atëhershme ebreje ose izraelite nga rrafshlartat ose shkretëtirat e ndryshme- drejtë paralagjëve ose vendbanimëve të qytetëruara dhe civilizuara në Mesopotami, Siri ( Asiri) dhe Palestinë. Për të vazhduar kështu me dyndjet dhe shpërnguljet masive të “ popullit të zgjedhur“ te Abrahamit ose Izraelit (nën Moisiun legjendar) prej rrafshlartave të njohura të Sinait ose Golanit në Perëndim të Deltës së njohur të lumit Nil të Egjipt, në kohën e sundimit të “ Dinastisë se Huaj“ të Hiksëve në gjysmën e  parë të mijëvjeçarit të dytë para epokës së re, përkatësisht, në kohën e sundimt të Ramzesit të Dytë ( 129O- 1224) kur minister i Faraonit atëbote ishte Josipi (Jozefi) dhe kështu me radhë. Në një kohë pra kur fiset ose grupet e shpërngulura izraelite, asokohe shfrytëzohëshin për ndërtimin e qytetëve ose vendbanimëve të ndryshme, apo, për çeljen (hapjen) e kanalëve dhe rregullimin e deltave të njohura të lumit Nil në Egjiptin e lashtë Antik dhe të ngjashme.
Ndërkohë që luftërat ose konfliktët e njohura te fiseve ose klaneve te ndryshme izraelite – kundër kananëve, asirianëve ose filistinëve ( lëxo: palestinezëve ose arabëve të sotëm) në Antikë: Asokohe e sot do e shënonin si të thuash edhe fillimin e fundit ( shkatërrimin, dislokacionin ose dekompozicionin total) të të ashtuquajtures „lidhjes së moçme „ose „vëllazerisë së harmonishme“ në mes palestinezëve dhe izraelitëve në Antikë. Duke shënuar në këtë menyrë edhe fillimin e „shtetit të parë të Izraelit“ në fund të mijëvjeçarit të dytë, gjegjësisht, në fillim të mijëvjaçarit të parë-para epokës së re, nën mbretin e parë izraelit, Saulin. Për të vazhduar me trashegimtarin ose pasëardhësin e njohur të Saulit, mbretin David  i cili falë aftësive ose shkathtësive të njohura politike dhe ushtarake, dikund në vitin 1OOO – para epokës së re , thonë se e kishte pushtuar Jerusalemin . Duke u njohur dhe pranuar atëbotë si „mbret i përgjithshem “ i „dymbëdhjetë fisëve të bashkuara“  të Palestinës ose Izrealit. Në këtë sfond, duhet rikujtuar legjendën e njohur biblike ose historike sipas të së cilës, Davidi në emër të popullit dhe shtetit të Izraelit, ia kishte falur atëbotë jetën dhe mëkatët e tij mbretit Saul, kur ky kishte tentuar ta vriste në prapavijë. Apo, faljen dhe pajtimiin e njohur mes Ezavit dhe Jakobit dhe të ngjashme.

Ndërkaq, me rastin e sundimit (mbretërimit) të njohur të të birit të shquar të Davidit, Solomonit, thuhet se shteti ose shoqëria e atëhershme izraelite do njihnin reforma, harmoni dhe lulëzim të vërtetë në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Duke e vërë theksin në ngritjen ose sendërtimin e  tempujve ose objektëve të ndryshme monumentale ose impozante në Jerusalem dhe në qytete të tjera si dhe në shumë çështje dhe aspekt të tjera të arkitekturës ose infrastrukturës së përgjithshme të asaj kohe dhe kështu me radhë. E tërë kjo deri me rastin e vdekjës së papritur të mbretit Solomon dikund në vitin 926 -para epokës së re, kur „shteti i bashkuar“ i Izraelit atëbote do ndahej dhe coptohej në dy pjesë.

Përkatësisht, në të të ashtuquajturin „shtetin verior“ ( Palestinën ) që do i përkisnin dhjetë (1O) fiset e njohura arabe ose palestineze, dhe, në „shtetin jugor“ (Judenë ose Izraelin e sotëm) që do i përkasin vetëm dy fiset e njohura të  „popullit të zgjedhur“ të Abrahamit. Në këtë prizëm edhe qyteti i lashtë i Jerusalemit së bashku me tepmujt, faltorët dhe objektët e njohura sakrale, monumentale, fetare ose historike, do pësonin si të thuash ndarje, divorce ose përçarje të ndryshme fetare, kulturore, nacionale, ideologjike dhe të tjera. Me ç´rast, qyteti monumental i Jerusalemit, si për izraelitët , ashtu edhe për arabët ( palestinezët) asokohe e sot do ngelet kryeqyteti ose piemonti i tyre me i rëndësishëm ose kryesor.
Në këtë kontekst, ia vlenë të cekët në vazhdim së „shteti verior“ i Izraelit (Palestinës) së bashku me kryqytetin e tij Samarinë, ashtu sikurse edhe “ shteti jugor“ i Judesë, atëbotë, kohëpaskohe do kanosëshin dhe rrezikohëshin nga sirianët (asirianët) nën Salmannserin e III -të ose Ezekielin, kur izraeliët ishin të detyruar t´ua pagunanin haraçin asirianëve.

Ndërkaq, dikur me vonë nga arameitët dhe babilonasit-nën Sargonin ose Nebukardenazarin e II -të ( lëxo nga viti 597 gjer në vitin 587-para Krishtit) qè do e pushtonte ushtarakisht qytetin e shenjtë të Jerusalemit. Duke e  djegur dhe shkatërruar atë tërësisht si i dhe duke i përndjekur ose dëbuar asokohe popullaten e atjeshme palestineze ose izraelite për në Medi (Përsi) dhe në vende të tjera. Për të vazhduar kështu deri në vitin 538 -para epokës së re. Kur mbreti i njohur persian, Kiri i II -të,  do e pushtonte atëbotë mbretërinë e njohur të Babilonisë, duke ua lejuar dhe mundësuar në këtë kuader izraelitëve për t´u rikthyer sërish në Izrael, si dhe për t´i rindërtuar tempujt ose faltorët e tyre në Jerusalem dhe gjetkë.
Për me tepër ndërkaq, pas ndarjes dhe sundimit të vërtetë të Izraelit ose Palestinës nga romakët dhe grekët e lashtë në krahina ose provinca të ndryshme si Judea, Galilea, Betamia, Idumea dhe Samaria dhe kryengritjes së njohur izraelite kundër sundimt romak në vitin 7O të epokës së re: Izraelitët do i humbisnin si të thuash të të gjitha liritë dhe të drejtat e tyre shtetërore, nacionale, fetare, politike, kulturore dhe të tjera. Duke qenë të detyruar kështu ta marrin botën në sy deri në ngritjen dhe themelimin e njohur të shtetit të ri të Izraelit në vitin 1948 dhe 1949.
Në këtë sfond, ia vlen të cekët në fund se në kohën e Dianstive të njohura të Merovingëve dhe Karolingëve në Gjermani, respektivisht, në kohën e Karl Martelit, Karlit të Madh ( Karl der Große), Karlos V  dhe Mbretetise se njohur te Frankeve dhe Langobardeve në mesjetë, gjatë shekujve 5, 6 dhe 7, ishin ngritur ose themëluar “ kolonitë“, gjegjësisht, qëndrat ose vendbanimet ebreje ose izraelite në Köln, Frankfurt mbi Majnë, në Mainz, Wörms, Strasburg etj. Në formë shoqatash ose bashkësisë të njohura si „judische gemeinde“ dhe kështu me radhë.

ASH

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen