Formohet Rrjeti Intelektual Shqiptar në Kosovë dhe vënde tjera të Mërgatës

Analiza & Komente | Rrezore | 14.08.21 | 20:17

Rrjeti Intelektual Shqiptar dhe interesimi i qytetarëve për t’u njohur me platformën, programin dhe statutin e RR.I.SH.

Edhe pse Kosova po ballafaqohet me pregaditjet e zgjedhjeve lokale, qytetarët pyesin dhe interesohën për alternativa të reja,se çfarë ofron RR.I.SH.

Gjatë këtyre ditëve të pushimeve, përfaqësuesit e këtij Rrjeti Intelektual Shqiptar, takuan miq, koleg dhe të interesuar të shumtë, të cilët dëshironin të mësonin më shumë mbi organizimin dhe veprimtarinë e tij.
Ka një sukses të theksuar në Prishtinë,Shkup, Gjakovë, Prizren, Pejë, Deqan, Burim, Kumanovë dhe Preshevë.
Në qytete tjera janë vëndosur kontakte.
RR.I.SH. po shiqohet si projekt ndërkombëtar i shqiptarëve, sepse forma e organizimit të tij është e njëjtë me ato të përendimit.
Pyetjes,se si mund të organizohet një Drejtori Rajonale?
Drejtori Ekzekutiv i RR.I.SH. z.Zef Prenka e spjegon kështu:

“ …ne së pari do formojmë Grupet e Qyteteve dhe nga ato do të dalin emrat për Drejtor Rajonal( DR ).
Emrat e caktuar nga grupet, do takohën me Koordinatorin e Përgjithshëm të RR.I SH. z Agim Dedaj , dhe nga votimi i aty për aty( me aklamacion ose formë tjetër…) do të zgjidhet Drejtori Rajonal(DR). Emrat tjerë do mbetën antarë të Drejtorisë dhe do bartin sektorët e përcaktuar sipas praktikës dhe përvojës së individit…“

Pas zgjedhjes së DR, ata ,Koordinatori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm( Ekzekutiv ), formojnë KOLEGJIUMIN E DREJTORËVE, si organ më i lartë i Rrjetit Intelektual Shqiptar.

Sipas, Drejtorit Ekzekutiv z.Prenka, RR.I.SH., kemi disa formacione shoqërore e politike ,asociacione, shoqata etj.të cilat kanë kërkuar të bëjnë Memorandum bashkëpunimi me Rrjetin.Kjo formë e bashkëpunimit nuk e obligon asnjëren palë të jenë në mvarësi reciproke, por të ruajnë pavarësinë e tyre.
Rëndësi e veçant po i kushtohet formimit të RR.I.SH.në SH.B.A, KANADË dhe AUSTRALI.

Ndërsa në Europë, janë në formim e sipër grupet punuese.

#Rrjeti Intelektual Shqiptar
Sektori i informacionit!
DC
Stuttgart
Gusht ’21.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen