Në nderim të demonstratave historike të vitit 1997

Histori & Fakte | admin | 05.10.11 | 18:48

Nga ajo shtëpi në rrugën e cila sot mban emrin „Një Tetori“, emrin e fillimit dhe të lavdisë së atyre ngjarjeve të pavdekshme historike.

Pas okupimit klasik të Kosovës nga ana e Serbisë, e cila kishte uzurpuar edhe objektet e të gjitha niveleve shkollore përfshi edhe ato të shkollimit të lartë, në atë shtëpi ishte vendosur Rektorati i Universitetit të atëhershëm paralel të shqiptarëve në të cilën nisën u hartuan, përgatitën dhe më një Tetor të vitit 1997-të , edhe filluan demonstratat historike të atij viti.

Vetëm katërmbëdhjetë vjet më parë,liderët e lëvizjes studentore që sot janë të ndarë në disa parti dhe agjenda të ndryshme veprimi, atëbotë para kauzës së shenjt kombëtare e cila po kalonte momentet më të vështira të saj, u gjendën të bashkuar si një,pasi që të gjitha liritë dhe të drejtat tona njerëzore e kombëtare,nën pushtimin serb, praktikisht ishin të ndaluara dhe nuk ekzistonin.

Përkundër qëndrimeve të elitës së atëhershme politike të Kosovës e cila edhe më tej deklarohej për veprime paqësore, studentët shqiptar ,pas disa vitesh pritjeje,të lodhur nga mungesa e rezultateve,kishin vendosur që përmes protestave të sensibilizonin opinion kombëtar e ndërkombëtar,gjë që e realizuan me shumë sukses,ndaj edhe pas katërmbëdhjetë vitesh të kaluara, protestat e „Lëvizjes Studentore“ të asaj kohe, mbeten ndër aktet më të rëndësishme në historinë tonë më të re kombëtare.

Ato vërtetuan edhe një herë dhe përgjithmonë,në mënyrë të qartë dhe shumë bindëse se një sakrificë e tillë ishte kërkesë e pa kalueshme për kohën dhe kusht i domosdoshëm për inicimin e kërkimit të lirisë së atdheut të ndrydhur që po i zihej fryma nga çdo anë. Ndaj protestat jo vetëm se bënë jehonë të madhe në gjithë botën demokratike,por me no nisi edhe zbërthimi i fatit të Kosovës së pushtuar,ngase nga ai vend dhe nga ajo datë historike e Një Tetorit të vitit 1997, filloi edhe zgjidhja e ardhmërisë së vendit tonë,për tu përmbyllur me fitoren e luftës së lavdishme të UÇK-s

Protestat studentore, ngjallën edhe shpresën e venitur tek populli shqiptar dhe hapën rrugën për ndryshimet e kërkuara për një shekull me radhë, edhe për këtë pjesë të robëruar të atdheut të shqiptarëve dhe çlirimit të Kosovës,e cila e me luftën dhe sakrificat e saj si dhe ndihmën e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si promotori kryesor,do të arrihej në Qershorin e vitit 1999.

Shkëlqimi magjik i lavdisë së përhershme të këtyre protestave,qëndron te vetë Rektori i atëhershëm i Universitetit të Kosovës z. Ejup Statovci ,i cili u bë shembull i pa shuar që bashkëjetoi me hallet e popullit të robëruar dhe studentëve të dëbuar nga objektet e Universitetit të uzurpuar, të cilëve nuk i`u nda për asnjë çast ,duke qenë edhe vet, bashkë-demonstrues i radhëve të para dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejt në ballë të protestave, bashkë me organizatorët e devotshëm dhe protestuesit e atyre demonstratave historike.

Ndaj sot me të drejtë, qindra e mijëra qytetar të Kosovës të të gjitha moshave nderojnë Rektorin e ndjerë z. Ejup Statovci dhe protagonistët e lëvizjes së atëhershme studentore, ushtarët e atdheut që luftuan me guxim dhe dëshmorët e kombit që ranë në mënyrë burrërore, për nxjerrjen e vendit nga nënshtrimi dhe tiranitë mizore të pushtuesve serb,duke fituar pavdekësinë dhe çliruar vendin e tyre nga okupimi.

Liria është ideali më i madh i të gjithë shqiptarëve,e cila atëbotë edhe nga optimistët më të mëdhenj ishte vetëm një ëndërr e dëshiruar,për realizimin e së cilës, në Kosovë duhej një fillim i ri, nisma e të cilit ishin protestat e vitit 1997,të cilat u dëshmuan si i vetmi shteg shpresash të pa realizuara të një populli të pushtuar,pa liri e cila është themel i të jetuarit me dinjitet-përmes të cilave, filloi lindja e realizimit të idealit të shqiptarëve të Kosovës për shtet dhe Pavarësi!

Por kënaqësia e të jetuarit tonë në Liri, nuk mund të jetë e plotë, pa daljen në dritë të fatit të rreth 1800 shqiptarëve të kidnapuar, gjetjen dhe kthimin e trupave të atyre burrave e grave, fëmijëve dhe të moshuarve të pa fajshëm të cilët u morën nga shtëpitë e tyre për tu masakruar barbarisht nga falangat serbe, vetëm pse ata ishin shqiptarë, me organet e të cilëve ndoshta edhe është kryer trafikim organesh të shqiptarëve,nga ana e Serbisë.

Derisa, siç tha para disa ditësh në foltoren e OKB-s, edhe Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, Serbia edhe pse fle mbi varret e pa rehatuara të viktimave të masakruara shqiptare, ajo me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes nga vendimi pozitiv që dha Gjykata ndërkombëtare e Hagës për drejtësi, për të drejtën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës edhe sot vazhdon të shpikë vrasje serbësh e trafikim organesh, në Kosovë e Shqipëri.

Duke mos u kënaqur me kaq Serbia ftoi në ndihmë edhe Dick Martin i cili nën presionin e halucinacioneve të shkaktuara nga përsëritjet e shpeshta të gënjeshtrave të shpifura nga Karla Del Ponte, gjatë koordinimit të aksioneve të tyre shpifëse me Prokurorin serb Vukçeviç,për ngritjen e akuzave qoftë edhe të rrejshme ndaj shqiptareve,përgatiti edhe ai një raport.

Por raporti i tij na doli vetëm një-plagjiaturë nga raporti i dyshimtë i kryeprokurorit të Serbisë Aleksandër Vukçeviç, në të cilin nuk paraqitet as një fakt i vetëm përveç kujtimeve të Karla Del Pontes ,biografia e së cilës,jo vetëm Kryeministrit Berisha,por të gjithë shqiptarëve dhe në mënyrë të veçantë viktimave të terrorit serb dhe familjeve të tyre,iu kujton novelat e trishta të Agatha Christit,nga të cilat për dymbëdhjetë vjetë me radhë, familjet e të pa gjeturve shqiptar, vazhdojnë të tmerrohen çdo ditë.

E arritur e madhe për ne ,për këtë vend dhe qytetarët e tij të shtypur për afro një shekull nga pushtuesit serb, është fakti se ne me sakrificat tona të mëdha njerëzore,dhe ndihmën e NATO-s, arritëm përfundimisht ta çlirojmë atdheun tonë të pushtuar nga regjimi pushtues i Serbisë,duke fituar lirin e ëndërruar me shekuj për popullin dhe vendin tonë tani të pavarur, në Emblemën e të cilit shkëlqen edhe Një Tetori i vitit i vitit 1997,gdhendur në vulën e historisë sonë më të re dhe arritjes së lirisë së Kosovës.

 

Cyrih 2 Tetor 2011

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen