Riatdhesohet Meshari i Gjon Buzukut

Histori & Fakte | admin | 22.10.11 | 22:02

 

Sipas zyrës së shtypit pranë kësaj ministrie, të pranishëm në meshë ishin dhe Kardinali Ivan Dias, nunsi i parë apostolik në Shqipëri, si dhe Arqipeshkevi Metropolit, imzot Rrok Mirdita e Ipeshkvi i Sapes, imzot Lucian Avgustini. Me praninë e tyre nderuan dhe një numër i madh ambasadorësh të akredituar në Vatikan si dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh.

Meshari i Gjon Buzukut

Në fjalën e tij, Ministri Bumçi vlerësoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin ishin të hershme së paku 1800 vjeçare. “Vatikani u gjend pranë shqiptarëve në orët më të vështira të historisë sonë kombëtare duke mbështetur gjuhën, kulturën, pavarësinë dhe lirinë e shqiptarëve”, tha Bumçi.

Bumçi u ndal dhe në historinë frymëzuese të fesë dhe besimeve në Shqipëri. Sipas tij “lavdia e besimeve fetare në Shqipëri shfaqet me harmoninë e shkëlqyer fetare që ekziston në vend, por është dëshmuar edhe gjatë diktaturës, ku kleri i të gjitha besimeve, Mysliman, Bektashi, Ortodoks dhe Katolik u përball me persekutimin më të madh të epokës moderne, dhe me qëndresën e tyre ata krijuan shembuj moral për brezat e ardhshëm”.

Gjatë vizitës në Vatikan, Ministri Bumçi u takua me homologun e tij, Kardinal Ravasi, i cili vlerësoi marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë dhe njoftoi se së shpejti do të vizitonte Tiranën, si pjesë e një projekti që nxiste dialogun ndërmjet kishës dhe shoqërisë.

Forume të kësaj natyre ishin zhvilluar më parë në qytetet e Parisit, Bolonjës, Bukureshtit dhe Romës. Gjithashtu në takim, Cardinali Rivazi vlerësoi realitetin e harmonisë fetare në Shqipëri dhe shprehu interesin e Vatikanit për të nxitur dialogun ndërfetar në nivel botëror.

Në këtë kontekst, Ministri Bumçi i kërkoi homologut të tij, që Shqipëria falë shembullit të mrekullueshëm që ofron në harmoninë fetare, të jetë vendi ku të zhvillohen takime e konferenca të nivelit ndërkombëtar mbi këtë temë dhe më gjerë.

Ministri Bumçi zhvilloi një takim të rëndësishëm në fushën e Turizmit me At. Caesar Atuire, shef i Entit Turistik të Vikariatit të Romës, Opera Romanna Pellegrinaggi, organizata më e madhe e udhëtimeve turistike me karakter kulturor dhe fetar, e cila i shërben rreth 900 000 mijë turistëve në vit, duke ju ofruar destinacione që mbartin këto vlera.

Për shkak të pasurisë se madhe shpirtërore dhe harmonisë tonë fetare, Shqipëria është përzgjedhur si vend pushimi në rrugët antike që të çojnë në tokën e shenjtë.

Ministri Bumçi takoi gjithashtu dhe drejtuesit e Bibliotekës së Vatikanit, të cilëve u kërkoi që libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, Meshari i Gjon Buzukut, që gjendet në këtë Bibliotekë do të duhej të sillej në Shqipëri vitin e ardhshëm, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen