Papunësia dhe ikja e rinisë është pasqyra dhe reflektimi i qeverisë

OP-ED | Dedë Preqi | 16.07.13 | 21:21

Sëcili vend në botë e ka rininë e vet, që nuk mundet ta paramendoj ardhmërinë normale, zhvillimin ekonomik dhe politik, pa potencialin e rinisë dhe trurin e saj, për këtë arsye duhet të jetë e kuptueshme se kjo pjesë delikate e shoqërisë ka nevojë të mbështetët dhe përkrahet pa rezerva nga shteti dhe qeveria.

Kosova llogaritet një ndër vendet me popullsi më të re në rajon dhe Evropë, që kërkon një matematikë shumë të thjeshtë, që rinia e saj të ketë përspektivë të mirë dhe të dinjitetshme, që mos të trillojë ëndërra dhe iluzione për ardhmërinë e saj.
Përgjigja e jonë( qeveritare) duhet të përbëhët nga veprimi i drejtë dhe sjelljet konkrete , e jo me biseda dhe meditime, sepse problemet për të gjetur përgjigjën, duhet të përmbushën detyrat, të cilat janë vazhdimisht të kërkuara, prandaj njerëzit përgjegjës të detyrave në pushtet, ti marrin me përgjegjësi dhe seriozitet detyrat që ju takojnë.
Si mund t’i quajmë veprime të drejta, apo sjellje normale, kur njerëzit për ti zgjedhë problemet e tyre, të papunësisë, gjendjes ekonomike dhe sociale, kryesisht të rinjë në mënyrë të organizuar e vetiake, nga qendrat e ndryshme të Kosovës, ikin me autobusa të kompanive të ndryshme, të cilët e marrin drejtimin e Serbisë, duke vazhduar nëpër vende të ndryshme të Evropës, në mënyrë ilegale.

Jeta nuk nënkupton diçka të pa çartë, por diçka të vërtetë dhe shumë të dhimbshme, kur njeriu për të mbijetuar, i premton vetës shpresa ngushëlluese për ta vazhduar jetën, i cili mashtrohet duke e gëdhend fatin e vet mbrapësht, në vend të asaj që të shfrytëzojë mundësinë ta kultivojë jetën për së mbari.
Ikja e vazhdueshme e rinisë së Kosovës, drejt vendeve të Evropës dhe më largë, është dëshprim i një populli dhe vendi, përderisa koha dhe situatat nuk na tregojnë në favor të tyre dhe rrezulltate të lakmueshme, por përkundrazi, në vend që rinia të marrin prevojat e punës si test të jetës në vendin e vet, ata i marrin vështirësitë e panevojshme dhe përbuzëse të jetës së tyre nëpër kampet e azilëve dhe përqëndrimëve nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

Shumica e këtyre njerëzve të shtyrë nga kushtet e rënda, krijojnë lidhje të ndryshme me kontraktues të rrejshëm serb dhe shqiptarë, duke dhënë edhe shuma të konsiderueshme të hollave, të cilët rrezikojnë jetën e tyre, duke kaluar kufinjt në mënyrë ilegale, sidomos përmes Serbisë, deri në Hungari dhe Austri, ndërsa një pjesë tjetër i shfrytëzojnë linjat tjera ilegale, nëpërmes Malit të Zi, e Bosnjës dhe drejt Kroacisë dhe Sllovenisë, por nuk duhet harruar rastin e fundit, ajo që ndodhi në lumin Tisa, që për të kaluar ilegal në Hungari, humbën jetën 15 kosovarë, në mesin e tyre edhe fëmijë.
Sipas mediave të huaja dhe ato hungareze, flitet se vetëm në shtetin e Hungarisë, gjinden afro 5000 azil-kërkues shqiptarë, dhe kjo shifër paraqet një gjendje alarmane dhe shumë të rëndë, sepse shumica gjinden të mbyllur nëpër kampe dhe burgjet hungareze, të cilët kanë kushte të dobëta të banimit dhe ushqimit, ndërsa melltertimet dhe abuzimet e tyre, janë epizode të përditshme.

Kush e dëshiron një situatë të tillë, shteti i cili fare pak i kushton rëndësi qështjes së rinisë dhe punësimit të saj, apo kryefamiljarët, të cilët i përcjellin me lot në sy me të dashurit e tyre, duke ditur se ëndërrat e kësaj rinie po shndërrohen shpeshherë në tragjedi dhe mjerim, apo kush është ai i cili i dëshiron fëmijët e tyre të abuzohen dhe të nëpërkëmbën kampeve dhe burgjeve të Evropës dhe botës, besoj se rinia e Kosovës në këtë situatë kërkon ndihmë serioze, së pari nga qeveria dhe së dyti nga rrethi i tyre i ngushtë, që janë prindërit dhe Institucionet përkatëse.

Eshtë e vërtetë se gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë e ka bërë të vetën, e ka arritur më të keqën, e cila mund të quhet „gjendje mjerimi“, sidomos për ata që nuk kanë as një burim jetësor, por kjo nënkupton edhe „turpësinë politike qeveritare, sepse njerëzit e saj janë bërë milionera të mëdhenj, prandaj ku i muarën këto miliona, ndërsa të tjerët vuajnë nga skamja dhe u mërzitet jeta, duke marrë në sy botën për të mbijetuar…
Qeveria e vendit më shumë i është dhënë politikave të jashtme, sidomos për ti rregulluar marrëdhëniet me Serbinë dhe për ti rehabilituar serbët e veriut, se sa për të stabilizuar qështjen e brendshme të vendit, duke ditur se e ka një gjendje të mjerueshme sociale dhe ekonomike, duke mos hapë vende të reja të punës, duke mos investuar sa duhet në zhvillimin ekonomik, duke mos ngritë cilësinë e arsimit , dhe një situatë tillë e krijuar pa përspektivë të mirë për rininë në përgjithsi, e shtynë atë, të kalojë në rrugë të padëshirueshme.

Të gjithë këta të rinj, të cilët mendojnë në këtë mënyrë t’i gjejnë shpresat e tyre nëpër Evropë, është më se e çartë se një ditë do të zhgënjehën, sepse shumë vende të saj janë në krizë ekonomike, të cilat janë të stërmbushura me azilantë të ndryshëm nga vendet e botës, duke e kufizuar numrin e tyre, sidomos vetëm ata që janë në gjendje lufte, ndërsa kosovarët as që viejnë në pyetje, duke ditur se nuk pranohet azili i tyre politik dhe as ekonomik, prandaj është shqetësuese fakti, kur një ditë ata duhet të kthehen nga kanë ardhur, do të thotë përsëri në „fukarallakun kosovar“ , pas të gjitha atyre peripetive dhe shpenzimëve të mëdha.

Fenomeni i mërgimit te shqiptarët është shumë i hershëm, sepse kushtet dhe koha ia ka diktuar me dhunë këtë rrugë, ndërsa sot ky fenomen nuk i përketë kohës bashkëkohore, i cil po merr përmasa të dhimbshme dhe universale, kështu që rinia e jonë, e dhënë pas këtij fenomeni ekstrem përshkak të kushteve jo të mira, duke iu bërë therrë e Evropës, e cila nuk është vetë fajtore, por fajtore është qeveria e saj, sepse rinia ka rënë pre e deformimit politik dhe ekonomik, e cila dëshiron të arrijë qëllimet e saja të jetës normale dhe prosperuese.

Ikja e rinisë së Kosovës në mënyrë masive, duke ia mësyer perëndimit, paraqet një problem serioz për popullin dhe shtetin, kur shumica e tyre i shfrytëzojnë rrugët ilegale, duke rrezikuar edhe jetën, që për këto veprime është fajtore edhe Evropa, e cila qytetarët kosovar i anashkaloj, si të vetmit në rajon pa liberalizimin e vizave, kështu që të rinjtë kosovar dhe qytetarët e saj, nga kushtet e rënda ekonomike, duke mos pasë zgjidhje tjetër, kërkojnë forma të ndryshme, të veprojnë edhe në mënyrë të paligjshme, që kufinjt e saj, ti kalojnë në mënyrë ilegale.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen