Mesazh i Dr. Pal Lekaj për votuesit e Komunës së Gjakovës

Rrezore | admin | 02.11.13 | 22:13

Të nderuar bashkëudhëtarë të mi, ju falenderoj nga zemra për mikpritjen tuaj edhe në këto ditë fushate, ju falenderoj për qetësinë dhe durimin që keni treguar gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës, ju falenderoj për mundësinë që na keni ofruar që të jemi pranë jush ashtu siq kemi vepruar në këto vite të bashkëqeverisjes sonë të përbashkët të cilën sigurisht që do e vazhdojmë prapë bashkë.
Të nderuar qytetarë të Gjakovës, na ndajnë vetëm edhe një ditë deri në momentin kur do të drejtohemi pranë kutive të votimit. Ju bëjë thirrje të gjithë juve që të dalim të dielën në zgjedhje dhe atë sa më masovike, të qetë dhe demokratikë dhe të shprehim vullnetin tonë të përbashkët për Kryetar të Komunës dhe gjithashtu për Këshilltarë Komunal. Bashkëqytetarë të mi, gjatë ditës së votimit të tregojmë kulturë dhe maturi, ashtu siq i ka hije cdo qytetari të Gjakovës. Është e drejtë e juaja që të vendosni të ardhmen tuaj, mos ia lini dikujt tjetër ta bëjë për ju.

Dr. Pal Lekaj

Dr. Pal Lekaj

I juaji, Pal Lekaj

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen