Zemrës se njeriut i duhen dy gjëra e drejta dhe fuqia
OP-ED | admin | 06.04.12 | 19:28
Zemrës se njeriut i duhen dy gjëra e drejta dhe
fuqia, njëra pa tjetrën fort rrallë dëgjohen
Nga Miradije Gashi-Stuttgart
Stuttgart-Killesberg
Një ditë tek po shëtisja me fëmijët e mi parqeve të bukura të
Killesbergut, vend ky shumë i frekuentuar nga qytetarët e Stuttgartit,
sidomos nga banoret e pjesës veriore te këti qyteti. Bregores së
madhe e të gjelbruara nga rrezet e diellit pranveror defilonin grupe-
grupe njerëzish, të cilët gëzueshëm qeshnin e bisedonin ne vendin e
tyre! Ndërsa mua më dukej vetja se po ecja drejt humnerës së thellë
dhe të pa fund. Ndihesha e zbrazet e zymtë, duke soditur
bulevardeve në vajtje m’sfiliste dhimbshëm malli atdheut. Kujtimi i
prindërve, miqve, shokëve, dheut ku u lindëm, kujtimi i atyre maleve
larg të cilave nuk rron dot mirë njeriu mërgimtar. Brenga dhe dëshira
e madhe për vendlindjen po dërrmon zemrën e jetën ne dheun e
huaj. Vështroja si shëtisnin dhe shumë shqiptar tjerë më të afermit e
tyre. Më bëhej se buzëqeshja dhe përshëndetja jonë ne parakalim
ndiehej më tepër artificiale! Sido që ndihesha unë, stina e pranverës
kishte një lloj shije poetike, si pikturë e rrallë. Soditja bimësinë, lulet,
kopshtin me interes të veçantë për ata që kishin kushtuar orë pune
kësaj pjese të qytetit admirohesha! Mund të them me bindje, në këtë
qytet kam vite që jetoj dhe kisha në vetvete një synim të mirë, mbi të
gjitha mendoja se nevoja urgjente ne këtë vend ishte hapja e shkollës
shqipe. Mësimi plotësues i historisë kombëtare, mu bë qëllim i jetës
sime, dhe e vinja mbi çdo detyrim tjetër, mendoja kështu do t’i
shërbej më mirë Atdheut. Por, mbi të gjitha, mendoja se çështja
prioritare dotë ishte Diaspora shqiptare e bashkuar.
Prindër-arsimtarë-nxënës, intelektualë, mërgimtarë të gjithë së bashku. Kjo
do ishte rruga jonë më e mirë vepruese. Vura gjithë përpjekjet e mija
që nga viti 1995 ne Villingen, për shpjegimin e virtyteve të larta
shqiptare, për luftërat e trimritë famëmëdha të Skënderbeut, Ismail
Qemalit e të tjerve. Njeriu nga natyra është një krijesë e gëzueshme
optimiste, dhe jetën duhet ta gëzojmë, duke mos i marrë gjërat me
një kuptim të trishtuar, as dhimbja për egoistet e ultë që lexojmë nuk
duhet të çojnë në dëshprim. Nuk e teproj nese them; Zemrës se
njeriut i duhen dy gjëra e drejta dhe fuqia, njera pa tjetrën fort rrallë
dëgjohen. Ne për çudi shikojmë gjërat më errët se Shopeni, nese
kështu vazhdohet atëherë djeg dhe shpresën e fundit. Nuk do bëja
shumë paralelizma e konkluzione të panevojshme të zgjatem apo të
dal jash kuadratit të prefesonit tim. Zemrës se njeriut i duhen dy
gjëra e drejta dhe fuqia, njëra pa tjetrën fort rrallë dëgjohen! Por
njerëzit llafazan e të papunë, që mbajnë vesh andej-këndej ua fillojnë
thashethemeve pa vlera, nuk më pelqejnë. Kujdesi e vetëdija jonë
shqiptare duhet përmirësuar sepse jetojmë ne një shtet të avansuar e
modern. Mjerisht, kultura jonë akoma është ajo që nuk duhet të
ishte. Gjëja më e mërzitshme sot ne diasporë është, përqarja e
plasaritja shqiptare pikërisht ne këtë Republikë. Me këto metoda
denigruese e tinzare nuk do vemi gjekundi. Ne vend që të
imponohemi me kulturë e zellin e duhur tok se bashku, ne pëpiqemi
me format obskurantiste e qesharake kundër njeri tjetrit sikur nuk
qenë vuajtjet e robëritë tona shekullore të mjaftueshme! S’është
punë rivaliteti ne shtetin e huaj! Shumë shkrime- komente, që
botohen për përmbajtje nuk kanë diç tjetër përveq interpretimt
neveritës reaksionar dhe urrejtje me pretendime nga më të
ndryeshmet kunder kolegve, kundër vetvetës. Shkresa, komente
fyese që lexon nepër mediat e shkruara nuk do ishin më të ulta as ne
kohen e gurit! Ne kemi me se merremi, ne kemi çka shkruajmë. Vendi
ynë kishte një të kaluar të pasur me luftëtarë të mëdhenj, të penës e
të mendjes. Ma mirë është tu çasemi mrekullive të mendjes e
shpirtit, ta nderojmë njeri tjetrin e te rreshtohemi ne vijen e parë të
shteteve europiane me mekanizma të dijes shkencës dhe kulturës,
për të zbuluar kulturen, thesarin e dijeninë tonë. Duke filluar me
shkenctarë si Qendrim Gashi e shumë të tjerë. Vetem me shembuj e
njerëz tillë hapen rrugë te sigurta drejt së ardhmes.
Komente