Mesazhi më i dijnitetshëm për Krishtlindje
Analiza & Komente | Zef Prenka | 24.12.14 | 13:15
Don Marjan Dema
Kush kërkon Autorin e madh të jetës, të gëzimit, të dashurisë e të paqes, thoshte Papa Benedikti XVI, do të zbulojë se ky Autor nuk është kurrë larg, madje, është krejt afër: “është Zoti që bëhet foshnjë në Jezu Krishtin!”
Krishtlindja sipas të të lumtures Nënës Tereze
Krishtlindje është kur buzëqesh
e dorën e shtrirë e shtrëngon;
Krishtlindje kur ti hesht
e tjetrin e dëgjon.
Krishtlindje kur s’pranon
ta flakësh njeriun në harresë,
Krishtlindje është sa herë,
ngjall në botë besim e shpresë.
Krishtlindje kur tek porta
rri gati edhe pret,
njeriun e mjerë që në të,
plot me besim troket.
Krishtlindje është kur ti,
pranon me përvujtëri,
se je njeri i brishtë,
përplot me ligështi.
E është Krishtlindje dita,
kur në zemër ke gatitur
grazhdin, që Zoti të zbresë,
nga lart për të na ndritur.
Miq të dashur me këta rreshta në prag të festës së Krishtlindjes dëshiroj që edhe një herë të reflektojmë mbi jeten tonë dhe brendinë tonë që sa më mirë të përgatitemi për Krishtlindje.
Ju uroj një ditë të mirë dhe të mbarë, le të ju përcjell dhe ruaj Zoti me hire dhe bekime të veta, kudo që jeni e kahdo që shkoni.
Autori është Kryetar bordi në QAKP “ Gjon Nikollë Kazazi “ në Gjakovë dhe famullotar në Bishtazhin.
Komente