Opinion nga diaspora-Bukoshi, FARK-u dhe UÇK-ja

Diaspora | Zef Prenka | 12.10.15 | 21:54

Dr. Bujar Bukoshi,  shkaktar për  ndarjen e një pjese të Ushtrisë nga FARK-ës dhe formimin e grupit të dytë të UCK-ës.

Ramiz   DERMAKU

Për çdo ditë po flasim në radio e televizion dhe po shkruajmë se në Kosovë arriti demokracia. Për ardhjen e demokracisë dhe lirisë u derdhë shumë mundë, djersë, sakrifica e gjakë. Liderët partiak, qeveritarët dhe deputetët e Parrlamentit të Kosovës, për çdo ditë po flasin për vjedhje., e vetë po vjedhin. po, flasin për korrupsion e vetë janë korruptuar, po flasin për pasuri.., e vetë janë pasuruar. Po flasin për demokraci, e nuk e jetësojnë atë.., po flasin në emër të luftës së UCK-ës, e kurrë nuk kanë marrë pjesë në të. Disa jo që  nuk e kanë përkrahur UCK-ës, por kanë bërë orvatje për ta penguar atë. Disa deputetë të ,Parrlamentit të Kosovës, dikur.., s’kishin bukë pë të ngranë.., e sot kanë bërë pasuri të patundshme. Po flasin  për edukatën, demokracinë, urtësinë, e Lirinë dhe vetë nuk i realizojnë ato në praktikë. Po ata pasë përfundimit të luftës iu rrëken proceseve demokratike si egjra grurit. Po ata gjatë fushatës parazgjedhore gjatë tubimeve, para popullit betoheshin  se  nëse do të bëhen deputet të Parrlamentit  të Kosovës, do të bëjë  të  pamunduren .., pra deklaronin pa fije turpi se do ta shkriejm edhe atomin  e fundit të energjisë për kryerjen e detyrës së deputetit dhe nuk do të lejojmë që të luhet me fatin e popullit timë. Disa komandantë të vetë zgjedhur të pasë luftës që i qitën hije të keqe edhe luftës së UCK-ës, dmth ..,e keqpërdorën luftën dhe kjo na shtyen të mendojmë dhe ti analizojmë gjërat . Unë nuk jamë pjesëmarrës i luftës, por po shprehi mendimin tim. I ftojë Hijenat socialiste, enveriste, marksiste, leniniste, staliniste.., që mos ti pengoni proceset demokratike, mos e pengoni  ndertimin dhe forcimin e   institucioneve dhe e shtetit. Unë po shprehu mendimin tim. Për të gjitha këto keqërdorime, korrupsion, vjedhje, familjarizëm, mos tolerancë, mosunitet, mos bashkëpunim karierizëm,  demagogji, huliganizëm dhe vrasje të cilat ndodhën në Republikën e Kosovës, duke filluar nga  vrasja e ; Enver Maloku, komandantë Drini, Xhemajl Mustafa, Bekim e. Besim  Kastrati, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kol. Ahmet Krasniqi, Kolonel Tahir Zemaj, Gazetari, analisti, kryetari i Lidhjes së Gazetarëve të Pavarur, zoti Bardhyl Ajeti., e shumë të tjerë . Eshtë koha e fundit që  ti zbulojmë me emra vrasësit. Sa më  parë të fillojnë hetimet, dhe të zbulohen të gjitha rastet më shpejtë do të stabilizohet gjendja ekonomike, politike. Mos zbulimi i kriminelëve,  pengon  zhvillimin e Demokracisë dhe ndertimin e forcimin e institucioneve tona. Disa komandantë të vetë zgjedhurë, të përkrahur nga disa ushtarë ( me bindje; marksiste, leniniste, enveriste, vijnë nga radhët e partive të majta. Po këta matrapazë, kriminelë, që i cekëm më lartë, sot akoma ndodhen në krye të partive, disa në Qeveri si dhe në Parrlamentin e Kosovës. Kohëve të fundit po qarkullojnë fjalë në popull se të gjithë ata veprimtarë, trima, atdhetarë, poet, gazetarë, ushtarë  oficere të krahut  të djathtë, komandantë; siq ishin ; Sali Ceku, Agim Ramdani, Agim Qelaj,  etj, nuk u vranë nga armiku ynë shekullor serbo sllavo çetnik, por nga bishat kanibaliste, enveriste, socialiste, marksiste, leniniste, për të vetmin arësye, që ta marrinë pushtetin në duartë e tyre. Ata tani .., po thonë “ne jemi çlirues.., të Kosovës“. Eshtë  gabim i madhë nëse dikush mendon se Hashim Thaqi, Adem Grabovci, Agim Qeku, Kadri Veseli , Sami Lushtaku, etj, kanë luftuar.  Këta „komandantë“ , të vetë zgjedhur të cilët, kur Kosova digjej flakë e tymë, kur masakrohej familja e Atdhetarit dhe nacionalistitit Hamëz e Adem  Jasharit, ata bredhnin rrugve dhe metropoleve të diasporës sonë, duke tubuar ndihma materiale nga mërgimtarët tanë. Apo duke pirë në hotelin ROGNER në Tiranë. Pra cilido të flasë apo të shkruaj për historinë e UCK-ës, duhet ta di se UCK-ës i ka patur dy krahë. Pra, themi krahu Institucional i Republikës së Kosovës ( FARK -u) nën udhëheqjen e  Kol Ahmet Krasniqin, ministër i parë i mbrojtjes të RK-ës ishte krahu ilegal – majtistë .Ushtria Clirimtare e Kosovës me ministrin alternative  dhe me ministrinë Azem Sylaj. Pra para se të shpërthente lufta në Kosovë; kishim dy qendra themeluese të UCK-së, dhe nën urdhërat e këtyre dy grupeve ushtarake vepruan njisitet  e ndryshme ushtarake në Kosovë. Shkakë për tu ndarë nga FARK-u, një pjesë e ushtrisë  e cila më vonë do të quhet UCK-së, sipas aktivistit të Fondit të 3 -shit për Republikën e BadenWürttembergut , z. Faridin Tafallari, ishte  Dr. Bujar Bukoshi, ishte ai që ndau UCK-ës në dy grupe. Ai  nuk u ndante mjete materiale për armatim., deklaron zoti Tafallari, kryetar i Fondit të 3% shit në republikën e Badenwürttembergut. Unë dy herë  nga Gjermania shkova në Tiranë, të bisedoj me zotin Kryeministër të Republikës së Kosovës, i cili rrinte në Tiranë,  për dhënjen  e mjeteve materiale të  gjithë ushtarëve që kishin kapë armët për ta çliraur Kosovën. Mirëpo, ai jo që nuk pranoi  të bisedojë me z. Tafallri, për këtë problem kyq, por  e shikonte ne mënyrë ironike dhe pinte ujë të ftohur  të gazuar. Ju deputetë të Parrlametit të Kosovës, sot është koha që të uleni ne një tryez të rrumbullakët dhe të gjeni një gjuhë të përbashkët, sepse trojet etnike shqiptare të cilat prindërit dhe gjyshërit tanë i mbrojtën me mund, djersë dhe gjakë, ju sot po ’ia falni armikut tonë shekullor, kjo nuk është më gabim por një trathëti kombëtare.

  1. Weingarten 12.10.2015

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen