Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dekoron Kombtaren e futbollit

Histori & Fakte, OP-ED | Zef Prenka | 12.10.15 | 22:08

Kombëtarja shqiptare është pritur nga presidenti Bujar Nishani, i cili ka vlerësuar skuadrën e De Biazit me dekoratën “Nderi i Kombit”.

“Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”, ky ishte motivacioni me të cilin Presidenti ka vlerësuan kombëtaren.

Gjatë fjalimit të tij, kreu i shtetit ka thënë se e gjithë Shqipëria është krenare për kombëtaren e saj: “Mirënjoihje dhe nderim për kombëtaren. Kualifikimi i Shqipërisë në Francë 2016 është një ngjarje historike. Dua të përshëndes në veçanti kapitenin Cana, i cili ka veshur me dinjitet fanellën e kombëtares. Kapiteni ka përfaqësuar me dinjitet çdo shqiptar. Ëndrra jonë vazhdon në Francë vitin që vjen, duke zgjuar ndjenjën e krenarisë”.

Pasi ka marrë dekoratën “Nderi i Kombit”, Cana, në emër të skuadrës i ka kërkuar presidentit Nishani të bëjnë një foto me djemtë e kombëtares.

Sheshi Nëna Tereze në Tiranë-dibër Kombëtarja

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen