Kosova përballë makinerisë propagandistike serbo-ruse

OP-ED | Zef Prenka | 15.11.15 | 08:31

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve  të Bashkuara (UNESCO), është agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, me seli në Paris, e themeluar më 16.11.1946. Ajo ka për qëllim të kontribuojë për paqen dhe për sigurinë në botë, duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar nëpërmjet arsimit, shkencës dhe kulturës.

Më 9.11.2015 u mbajt në Paris Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në të cilën duhej të vendosej për kërkesën e Kosovës për t’u bërë anëtare e saj.

Për apo kundër pranimit të Kosovës në Organizatë, votuan përfaqësues të 142 vendeve. Rezultoi se proanëtarësimit të Kosovës në organizatën e sipërthënë votuan 92shtete. Kundër anëtarësimit të saj u deklaruan 50 shtete. Abstenuan 29shtete, ndërsa 17 shtete nuk morën pjesë në votim. Nëntë shtete, anëtare të organizatës, nuk morën pjesë në votim, për arsye se nuk i kanë shlyer detyrimet ndaj Organizatës. Midis tyre ndodhen ShBA-ja, Izraeli, etj. Për t’u bërë anëtare e Organizatës, Kosovës i duheshin edhe tri vota.

Dështimi i Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, dëshmon:

– për dobësinë e diplomacisë së Shqipërisë dhe të Kosovës;

– për angazhimin e pamjaftueshëm të strukturave dhe të institucioneve politike dhe diplomatike të Shqipërisë dhe të Kosovës;

– për kapacitetet politike dhe diplomatike të pamjaftueshme të Shqipërisë.

Në dëm të Kosovës shkojnë edhe disa faktorë të tjerë, si:

– stërzgjatja e procesit të tranzicionit në Shqipëri dhe në Kosovë;

– zvarritja e procesit të ndërtimit të shtetit ligjor në Shqipëri dhe në Kosovë;

– shkalla e lartë e tensioneve politike midis qeveritarëve, në një anë dhe forcave politike opozitare, në anën tjetër;

– orientimi nga Orienti i segmenteve të caktuara të shoqërisë shqiptare.

Propaganda gebelsiane serbo-ruse, nuk ka reshtur së trumbetuari nëpër vende ë caktuara të botës, duke thënë se një numër i caktuar i shqiptarëve u janë bashkëngjitur radhëve të ISIS-it.

Duhet thënë se prej 193 shteteve – anëtare të OKB (pa llogaritur Palestinën dhe Selinë e Shenjtë),pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 111 shtete. Nga kjo del se 19 shtete, ndonëse e kanë njohur pavarësinë e saj, nuk kanë votuar pro Kosovës. Këto shtete, ose kanë abstenuar, ose nuk kanë marrë pjesë në votim.

Kundër Kosovës votuan vetëm tre shtete, anëtare të BE-së – Spanja, Sllovakiadhe Qiproja votuan. Ndërsa Polonia, Greqiadhe Rumania – abstenuan. Qëndrimi i Athinës ishte zhgënjyes për Beogradin.

Pro Kosovës votuan edhe ish-republikat e Jugosllavisë së dikurshme: Maqedonia, Mali i Zi, Kroaciadhe Sllovenia. Bosnja dhe Hercegovina ndërkaq,abstenoi. Vota pro Kosovës e Maqedonisë dhe e Malit të Zi ishte zhgënjyese për Beogradin. Kryeministri serb Vuçiq duhet të dijë se një e treta e popullsisë së Maqedonisë përbëhet prej shqiptarëve. Çfarëdo vendimi i Shkupit kundër Kosovës dhe Shqipërisë do ta destabilizonte Maqedoninë. Pro Kosovës ishte edhe Bullgaria.

Kosovën e mbështetën edhe 6 vendet eKëshillit të Gjirit Arab: Arabia Saudite, Omani, Katari, Kuvajti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Iraku, ndonëse gjeografikisht i takon Gjirit Arab, për shkak të invadimit të Kuvajtit në vitin 1990, nuk është anëtar i këtij blloku ekonomik.

Kundër Kosovës votuan shumë shtete të banuara nga popullsi të fesë islame. Midis tyre edhe shteti më i madh me popullsi myslimane në botë – Indonezia. Disa prej tyre abstenuan, ndërsa do të tjerë, nuk morën pjesë në votim, si për shembull Irani, Iraku etj. Bie në sy se kundër Kosovës votoi edhe Palestina.

Kundër Kosovës votuan edhe vendet eBRIK-ut (Brazili, Federata ruse, India dhe Kina). Shumica e vendeve të Amerikës Latinevotuan kundër Kosovës.

Vende të caktuara nuk votojnë pro Kosovës për arsye se konsiderojnë se edhe vetë ato ballafaqohen me rajone apo me krahina “separatiste, secesioniste”. Me arsyetime të tilla dalin: Spanja, Sllovakia, Qiproja, Maroku, Gjeorgjia, Kina etj. Maroku për shembull, ballafaqohet me çështjen eSaharës Perëndimore. Kina ndërkaq ballafaqohet me çështjen e Tajvanit, Tibetit, ujgurëve. Qiproja ballafaqohet me entitetin turk – Republkën Turke të Qipros Veriore. Spanja me çështjen baske dhe katalonjase. Shtetet e sipërthëna duhet ta dinë se rasti i Kosovës ështëunique case.

Është për t’u analizuar qëndrimi i shteteve turkofone. Në vitin 2009 u themelua Këshilli i Shteteve Turkofone me seli në Stamboll. Është organizatë ndërkombëtare, e përbërë prej katër shteteve: Turqisë, Azerbajxhanit, Kirgizisë dhe Kazakistanit. Dy shtetet e tjera – Uzbekistanidhe Turkmenia, ndonëse nuk janë anëtare me të drejta të plota të organizatës, kanë lidhje të ngushta me të. Dy prej gjashtë shteteve të këshillit të sipërthënë – Kirgizia dheKazakistani – votuan kundër Kosovës, ndërsa Azerbajxhani, Uzbekistani dhe Turkmenianuk morën pjesë në votim. Nga kjo del se Turqia nuk qenka angazhuar sa duhet për t’i bindur ato të votojnë proKosovës.

Në kuadër të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara, Jugosllavia e Titos kishte marrëdhënie të mira me vendet arabe, me vendet latino-amerikane, me vendetafrikane dhe me ato aziatike. Madje Titoja konsiderohej edhe si prijës i lëvizjes së sipërthënë. Politika e sotme serbe, edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë së Titos, tenton t’ua përkujtojë vendeve të kontinenteve apo të rajoneve të lartpërmendura, miqësinë e dikurshme. Vendet arabe, hispano-amerikane, afrikane dhe aziatike duhet ta dinë se s’ka më Jugosllavi dhe Tito, se Serbia millosheviqiste dhe shsheliste nuk mund ta trashëgojë miqësinë e epokës së Titos, se serbët e sotëm Titon e quajnë Josip Broz. Vendet arabe ndërkaq, duhet ta dinë se ishin serbët ata që kryen gjenocid ndaj popullsisë myslimane në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke ekzekutuar në Srebrenicë 8000 vetë.

Politika shqiptare e periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore ka qenëizolacioniste. Pasojat e këtij izolacionizmi vërehen edhe sot. Gjatë luftës dhe pas saj, komunistët shqiptarë u lidhën me Titon. Pas vitit 1948, pra në kohën e Informbyrosë, u prishën me Beogradin, për t’u lidhur me Stalinin. Më 1961, u prish me Moskën, për t’u lidhur me Kinën e largët. Me një politikë të tillë izolacioniste, Shqipëria e periudhës komuniste s’kishte sesi të lidhte miqësi me vendet e Afrikë, të Azisë dhe të Amerikës Latine.

Kundër Kosovës votuan vende të caktuara që janë nën ndikimin e Rusisë, si dhe disa vende me sisteme komuniste. Për Kosovën ndërkaq, votuan – pa përjashtim – të gjitha vendet e Perëndimit.

Për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, kryeministri serb Vuçiq, muajt e fundit kishte zhvilluar 98 biseda të drejtpërdrejta me shtetarë të vendeve të ndryshme të botës. Kreu shtetëror i Serbisë, kisha serbe dhe patriarku serb ishin drejtuar në mbi 200 adresa. Pjesë emakinerisë së propagandës serbe – nëpërmjet internetit – kanë qenë edhe shumë të rinj serbë.

Mbështetësja kryesore e Serbisë, me politikën e saj antishqiptare, si gjithmonë gjatë historisë, ishte Rusia e Putinit dhe e ministrit të tij i JashtëmSergej Lavrov.

Duke i dhënë anëtarësimit të Kosovës në UNESCO karakter politik, Beogradi nuk ka fituar asgjë. Përkundrazi, ka humbur shumë.

Serbia e sotme udhëhiqet nga dy sheshelistë – nga kryetari Tomisllav Nikoliqdhe nga kryeministri Aleksandër Vuçiq, si dhe nga pinjolli i Millosheviqit – ministri i Jashtëm Ivica Daçiqi. Këta tre kreatorë të politikës së sotme serbe, ndjekin ndaj Kosovës politikë skajshmërisht agresive, destruktive dhe irracionale.

Shqiptarët duhet të reagojnë, si më poshtë:

– Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradi, që zhvillohet në Bruksel, duhet të ndërpritet përnjëherë;

– Asociacioni i komunave serbe në Kosovë duhet të harrohet përgjithmonë;

– Importi i mallrave nga Serbia duhet të ndërpritet sakaq;

– Alternativë e importit të mallrave serbe duhet të jenë mallrat e Shqipërisë, të Kroacisë, të Sllovenisë;

– Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Serbinë duhet të ngrijnë menjëherë.

Qëllimi i vetëm i Serbisë është ndarja e Kosovës. Me politikën e vet djallëzore, demoniake apo satanike, Serbia, kjosatelite e përhershme e Rusisë dhe destabilizuesja eshkaktarja e të gjitha krizave në Ballkan, nuk e ka vendin në BE.

Asnjë segment i shoqërisë shqiptare nuk duhet të harrojë se dielli shqiptar lind në perëndim.

Xhelal Zejneli

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen