Prof. Lekë Preçi, urim dhe opinion për Rrezoren

OP-ED | Zef Prenka | 18.12.15 | 23:13

ME RASTIN E DHJETË VJETORIT TË PORTALIT RREZORE

GËZUAR DITËLINDJA!

Mërgimi, një dukuri e vjetër në shoqërinë njerzore , për fat të keq e njohur edhe te shqiptarët, i ka shkaqet dhe rrënjët e thella.
Mirëpo, në këtë shkrim nuk është fjala për këtë temë, megjithëse temë e pa shterrshme. Mërgimtarët shqiptarë nga të gjitha trojet etnike kanë migruar herët gati në të gjitha skajet e botës. Kohëve të fundit ata i gjënë më së shumti në shtetet e Europës.
Konkretisht në Gjermani masovikisht erdhën në vitet shtatëdhjeta si “Gastarbeiter” kurse në vitet nëntëdhjeta për shkaqe të ndryshme. Dhe shkaqet e mërgimit për këta mërgimtarë janë nga ma të ndryshmet. Ti pyesish sot pas 40 e viteve se për sa kohë ke ardhë në Gjermani me pune të gjithë përgjigjen se për pak kohë, sa për ti krye disa punë , për ti plotësue disa obligime !

Ata jo që nuk u kthyen në vendlindje por ngulën rrajë me punë, me familje dhe tash kemi gjeneratën e tretë që po rritet në mërgim.

Edhe pse larg vendlindjës ata kurrë nuk e harruan atdheun e tyre dhe krejt ndjersen e ballit e investuan në vendlindje, atdhe. Nder dhe rrespekt punës së tyre.
Si dhe a ishin të organizuar atëhere mërgimtarët ?

Lirisht mund të konkludojmë se fare nuk ishin të organizuar në asnjë subjekt sepse struktura e tyre ishte tjetër . Me ardhjen e mërgimtarëve të ri mënyra e organizimit ndryshoi.
Mërgimtarët e ri me ide të reja
dhe mendime ndryshe, gjithsesi pozitiv.
Kështu pra me këto ide të reja , pikërisht me 19 dhjetor të vitit 2005 lindi portali medial, virtual “RREZORE”.

Tashti, kremtojmë dhjetë vjetorin e formimit dhe punës së suksesëshme të këti portali. Edhe për emrin u mendua gjatë sepse qëllimi dhe dëshira ishte emrin ta ketë simbolik dhe të mirë, tipik shqip Rrezore.

Kështu, Rrezore vazhdojë rrugtimin dhjetë vjeqar të punës se vet me plot suksese. Në fillim me pak bashkpuntorë për tu shtuar e shtuar gjithnjë bashkpuntorët dhe lexuesit. Kështu ka filluar edhe Mark Zukerberg krijuesi i Facebook-ut.

Qëllimi i ti ishte që vetëm të vëjë në kontakt studentët e një univerziteti mes vete , për tu informuar dhe kontaktuar dhe për të arritur deri këtu me përmasa gjigante botërore, me një ndikim shumë të madh në çdo aspekt në shoqërinë njerëzore.

Edhe mënyra e formimit të Rrezorës është e njëjtë.

Qëllimi themelor ka qenë dhe është për ti vënë në kontakt njerëzit ,mërgimtarët, për të paraqitur mendimet në aspekte të ndryshme për dukuritë e ndryshme shoqërore, për të paraqitur anën pozitive të historisë kombëtare, për të informuar për çdo ngjarje aktuale që ndodh në ne dhe rreth nesh, kulturë, art e letërsi.
Rrezore ka ndjek prej fillimit një kriter redaktues korrekt , të sinqert, afimues dhe në baza reale kombëtare gjithnjë me qëllim që të prezentohët kualiteti e vlera.

E çka janë kualiteti e vlera ? !

E vështirë për tu konstatuar por vlerë e kualitet janë ato që shkruhën e thuhën sot kurse e nesëmja nuk i demanton. Të shkruhët për mediat është çështje e ndieshme. Sepse edhe vetë i madhi Faik Konica për informimin ka thënë :

„Gjithmonë shqiptarët janë të pa kënaqur pa e bërë këte apo ate, jo kështu po ashtu…“

Thuhët se nuk ka gazetari pa lajm, por Rrezore e mbajti kontaktin me publikun me lexuesit e vetë. Rezorja ka nevojë që edhe në vazhdim ta mbajë një linje, vijë atë të sinqertën, të vërtetën në
raport me realen e jo me fantazinë, militantizmin apo shkrime as mish as peshk.

Sikur në çdo mendim publik mund të ketë lëshime, mund të kemi edhe mospajtime, por rrugën e kemi dhe duhët ta kemi të përbashkët.

Për këto dhjetë vite , Rrezore, ishe qiri i pa shuar, bash si rreze dielli. Prek shumë linja të cilat na ndohmojnë të jemi ma afër njëri tjetrit, dhe të kuptojmë se kush ishim dhe cilat janë premisat për të ardhmen.

Rrezet tua shpërndanë mjegullën dhe retë e mbyllta të cilat për fat të keq endën shpesh në të gjitha skajet.
U bëre një sofër e madhe rreth së cilës ulemi të gjithë. Për këtë të urojmë gjithë të mirat në këtë përvjetor.
E thash, e fola, e shkrova ! Jam këtu që të shhkruaj e them pa të keq ! Lekë Preçi

Lekë Preçi

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen