Rëndësia e përzgjedhjes së temave për botim

OP-ED | Zef Prenka | 28.12.15 | 22:11

Shetitje nëpër tituj medial

Mediat shqiptare sot,lexuesit nuk i ofrojnë një opcion të sigurtë. Ndër ‚to ka të tilla që, „vrapojnë“ se cila është e para me një lajm për asgjë dhe farë kot… !?
Merre si të duash, por, sot Gazetat online, Portale, TV e Radio, kanë sigurisht lexuesit,shikuesit respektivisht ndëgjuesit e vet..
Ajo që brengos, të le pa tekst à fjalë, është se cilin mesazh(porosi) po japin në popull, në kategoritë, në shtresat dhe grup-moshat e popullit!?

Si guxon një burim informativ p. sh. portal(website) që, të manipuloj, të shpif, të gënjenë masën e gjërë të popullit me „informacione“ që, fillim e fund transmetojnë të pa vërteta, trillime dhe spekulime të llojit të ulët.
Si është e mundur që, institucionet përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës , të mos kërkojnë asnjë llogari nga Media (sidomos elektronike) për publikimin të temave që nuk u përgjigjet grupmoshave të popullit?
Ndonë se, do duhej që, një médium publik të mos lejohet të publikojë gjithçka, pra, politikë, pornografi, kronikë e zezë, shëndetësi etj. pa asnjë bazë shkencore,pa kritere nga ekspertë të lëmive përkatëse .

Kësisoj, po manipulohet, po degjenerohet dhe keq edukohet popullata.
Prandaj, do kemi një problematikë mediatike që, as arsimi, shëndetësia,historia, politika etj. nuk do të funksionojnë në pikëpamje korrekte më të vërtetat e shkëncave përkatëse…
Populli i pa informuar e pëson keq. Ata ( të keqinformuarit), do bëhën pré e matrapazëve mediatik dhe edukata qytetare merr dimenzione kontraverze me realitetit dhe spjegimin shkencor.
Pra, apelojmë tek institucionet dhe vetë Administratorët e mediave të prekura nga ky lloj „kulture“ jo edukative që urgjentisht t’i ndryshojnë qasjet dhe të vëndosin kodin e mirësjelljes e pse jo edhe të punësojnë gazetat profesionist që janë të ndërgjegjëjes t’i shërbejnë klienteve të tyre me informacione të sakta, të vertetuara dhe më bazë të shëndoshë edukative.
Nuk ka pse të preokupohet ( ngarkohet) populli më i varfër i Europës më ngjarje që janë bërë të frikshme, terroriste etj. dhe asnjë dobi nuk del prej tyre.
Në sikur po e ushqejmë atë verzion duke i futur si tituj kryesor ngjarje makabre të cilat asnjë të mirë nuk e kanë.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen