Opinion mbi situatën elektorale në vëndlindje

OP-ED | Zef Prenka | 19.05.17 | 16:45

Dilemat e mia!?

(Shkas nga situata e krijuar para zgjedhjeve  të 11.Qershorit 2017)

Asnjë individ nuk mund të disciplinohet, as të edukohet, po të mos shkojë në shkollë!
Shkolla, kanë thënë analfabetët( kategori shoqënore kjo, jo për fajin e tyre, mbetën pa shkollim fillor…!?),..“ t’i hap sytë, ta zdrit mëndjen“ dhe në këngë,rapsodët e kënduan,..“ dy parë sy na i hapi shkolla, zëmër butë e mënt e holla…“!

Qështja që unë dua ta shtroj këtu, është fakti që, u shkolluan shumë gjenerata dhe arritën edhe tek „majat“e titujve arsimor,pra -Akademikët.
Çdo shoqëri e emancipuar, mirë e edukuar, vlerësojnë lartë, njerëzit e shkënces dhe mezi presin ndonjë këshillë, vizion, apo opinion për popullin, zhvillimet shoqërore-politike, ekonomike etj.

Pyetja: A ndodh edhe me popullin tonë kjo dukuri ?

Nga dëshmitë e arritura e të shumta,ka një përgjigje- Jo!

Tek populli ynë, vetëm të huajt dinë më tepër se Akademiket tanë, vetëm të huajt pranohen, vetëm ata i dëgjojmë dhe u përkulemi deri në gjunjë…
Kjo formë injorante respektivisht servilizmit është për shumë aspekte, prapambetje, dështim dhe stagnim në kohë dhe hapsirë.

Në Gjermani, 5 herë i kam përjetua zgjedhjet dhe kam mësua shumë metoda dhe fakte politike që, nuk kisha besua të jetë një klimë politike e tillë dhe që ska asgjë të përbashkët me realitetin politik për nga forma e organizimit me ato në vendlindjen tonë.Jo, pse nuk mundemi, por nuk duam të jemi transparent dhe të tregohet vetëdije e pranuar për popullin.

Nuk kam dëgjuar asnjë rast të vetëm ( së paku mua nuk më kujtohet) që, kur hapet fushatë zgjedhjesh( elektorale) të bëhdn rokada, aderime, koalicione e dallavere si ndodhë në vëndlindjen tonë.
Ajo që të brengos më tepër është fakti dhe argumenti kur krijohet koalicioni dhe aty nuk ka ndonjë program pune, ska ndonjë projekt madhor, ska ndonjë plan që i prezantohet popullit për t’i bindë për t’a votua.

Në Gjermani vitin e fundit të qeverisjes, fillojnë të ponojnë pozitë e opozitë për reforma të cilat ua lehtësojnë jetën qytetarëve, sjellin levërdi ekonomike dhe i përfshijnë të gjitha fushat.
Në rast se opozita del me projekt më bindës sigurisht që populli e voton ( biles edhe ata që nuk janë anëtarë të atij subjekti politik etj).
Ndërsa tek ne, mjerim politik i pa parë!?
Pa asnjë kriter , pa asnjë projekt kalojnë prej një subjekti tek tjetri, lidhin kualicione pa dije që as statuti i partisë nuk ua lejon, pa e kuptue se kauzës kombëtare nuk i sherbëjnë të gjithë njëjtë dhe vetëm kundërshtohën, shahën e kërcënohen si në pazar …

Pra, kemi ku të marrim modele dhe të emancipohemi politikisht, të distancohemi nga praktika ballkanike që prodhon vetëm fjalosje, sharje, shpifje, ta bëshë kundershtarin politik fajtor për gjithçka etj. Si kjo situatë që na servohet së fundit, është jo toleruese sepse nuk i sherben zhvillimit demokracisë, por, sjell vetëm konflikte dhe pa përgjegjësi..

Lideret e subjekteve politike që me kryeneqsi, me arrogancë dhe pa përgjegjësi, sillen me votuesit e tyre, me ata duhet të distancohet elektorati, të përjashtohën edhe nësë subjekti pëson fraksione apo ndarje.
Duhet shiquar mundësia e shkrirjes së subjekteve të vogla në ato më të mëdha sepse do ketë edhe kritere zgjedhore më të kontrolluara!
Orjentime politike të subjekteve e ndajmë sipas reshtimit të tyre.

Ato duhet që pluralizmit t’i sherbejnë duke u pozicionua në ato:
Të djathtë, të qëndres dhe të majtë!
Nëse bëhen koalicione, atëherë duhet që subjektet me rreshtim të djatht të lidhen bashk eventualisht edhe me ato të qëndres, por jo edhe pa kurrfar kriteri (si tani), të majtë me të djatht, plus radikal, plus antikombëtar, të gjithë së bashku.

Kjo tregon që, klada jonë politike nuk ka ekspert dhe vepron sikur votuesit e tyre janë“ dele dhe vrapojnë pas kripes“!

Zef Prenka
Stuttgart
19.Maj,2017.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen