Thirrje për të gjithë shqiptarët anë e kënd trojeve etnike që jetojnë në Gjermani

Rrezore | Zef Prenka | 23.09.17 | 09:44

Të nderuar shqiptarë dhe shqiptare

Mr.sc.Nue Oroshi
Ju që një pjesë të jetës suaj e keni kaluar në Gjermani, dhe jeni pritur në mënyrë të shkëlqyeshme nga shteti Gjerman duke ju përkrahur në forma të ndryshme në momente më të vështira të jetës suaj, ku e gjetët mikpritjen strehimin, perkujdesjen shëndetsore, dhe çdo të mirë që ofron ligji në fuqi i shtetit më të fuqishëm në Evropë Gjermanisë
Ju që sot falë ekonomisë së këtij shteti jeni integruar në mënyrën më të mirë të mundshme në Gjermani duke hapur firmat e juaja private, restorantët dhe biznese të tjëra, që falë punës dhe angazhimeve tuaja dhe mundësive që ju ka siguruar shteti i Gjermanisë keni pasur mundësinë që të ndimoni familjet tuaja jo vetëm në Gjermani por edhe anë e kend trojeve shqiptare.
Ju që falë sistemit të lartë të shkollimit fëmijët tuaj janë duke na ndritur fytyrën duke përfunduar studimet në shumë lëmi të ndryshme, ku gëzon fakti se tash femijët tanë në Gjermani i kemi student, jurist, profesor, mjek, arkitekt, politolog, psikolog, ekonomist, dhe shumë profesione tjera.
Ju ftojë që të dielen në mënyrë masive të dilni ne Zgjedhje dhe familjarisht pa lanë asni antarë të familjës në shtëpi, të dilni dhe ta votoni koalicionin CDU-CSU dhe Dr.Angela Merkelin. Secili nga ju ka të drejtën e dhënjes së dy votave njërën për Dr.Angela Merkeli dhe CDU, ndërsa tjetrën për kandidatin për Deputet të CDU-së në qytetin prej nga vini. CDU është e vetmja Parti në Gjermani e cila në mënyrë të organizuar i ka hapur dyert për komunitetin shqiptarë në Gjermani ku tashë të gjithë shqiptarët që janë të interesuarë të bëjnë politikë në Gjermani janë inkuadruarë në CDU dhe e kanë gjetur ngrohtësinë dhe përkrahje maksimale.
Ju ftoj të gjithëve që mos të bini pre e politikave agresive dhe thirrjeve Erdoganiste që bën Erdogani në Turqi dhe Erdoganisteve shqiptar, në Shqiperi, Kosovë dhe vise tjera etnike shqiptare, për të mosë e votuar CDU-në dhe Dr.Angela Merkelin.
Njëherit ju bëj me dije se dr.Angela Merkeli edhe katër vite do te jetë shefe e Qeverisë së Gjermanisë sepse për këtë do të vendos populli gjerman per ket flasin të gjitha sondazhet e bera deri më tani.
Si Shqiptari i parë i inkuadruar në CDU tashë e dymbëdhjetë vjetë më parë dhe si Deputet i Asamblesë së Qytetit të Kielit të Gjermanisë me 250.000 banorë tash e katër vjet dhe pergjegjës kryesorë për politikat e të huajve në kuadër të Grupit Parlamentare të CDU në Kiel të Gjermanisë ju bëj me dije se dr.Angela Merkel, dhe kryesia e CDU-së në Gjermani është e përkushtuar jashtzakonishtë shumë që ta ndimoj çështjen shqiptare.
Për fund leni anash për një orë të gjitha punët që i keni dhe dilni e votoni.
I juaj Mr.sc.Nue Oroshi Deputet i Asamblesë Komunale ne Kiel të Gjermanisë
Përgjegjes i politikave të migrimit, pran grupit të këshilltarve te CDU në Kiel të Gjermanis.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen