Delegacioni i CVP në Kosovë- nikoqire PSHDK-ja

Analiza & Komente, OP-ED | Zef Prenka | 28.03.17 | 00:00

PSHDK-ja dhe ndikimi i saj në Evropë

Nuk është hera e parë që, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës sjell miq të vërtetë të Kosovës nga Zvicrra.
Edhe pse kjo Parti nuk po arrinë të kalojë pragun prej 5% ( një prag i trilluar qëllimisht nga Veton Surroi &Co dhe që duhet të kërkohet zbritja e tij në 3%), ajo prap se prap nuk ndalet dhe të merret vetëm me vetvetën, pra, të bëjë pazare me Partitë me prag të sigurtë!

Takimi me delegacionin e CVP-së nga Zvicërra me PSHDK-në Gjakovë 2017

Aktiviteti i PSHDK-së u shtua, gjegjësisht po intensifikohet me vrull të pa parë politikë që nga qeverisja e ish Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugovës dhe nën udhëheqjen e Akademik Mark Krasniqit.

Dr.Ukë Berisha-kryetari PSHDK-së dhe Zotri Anton Shala- Kryetar i PSHDK-së në Gjakovë, duke pritur delegacionin e CVP

Kjo qëndron për faktin që, pas ri- unifikimit që ndodhi në 2016, u bë konsolidimi i saj sidomos në riorganizimin e dy BD më të fuqishme të saj, pra, në Gjakovë ku udhëhqët nga z.Anton Shala, i njohur për aktivitetin e tij të pa shoq dhe ajo e Zvicrres në krye të së cilës u zgjodh z. Ndue Kaqinari një aktivist i zellshëm dhe njëri i pranueshëm nga shumica e elektoratit në Zvicërr por edhe në Kosovë.
Janë edhe dy BD në mërgatë si ajo e Austrisë me z.Vilson Pepaj dhe në Gjermani me z. Luz Thaqi që, do duhej të konsolidohën si ato të Zvicrres.
Edhe në Klinë BD është në ri-organizim , pasi që, nga kjo vjen edhe kryetari i PSHDK- z. Ukë Berisha.

Nga takimi i Kryesisë së PSHDK-së më delegacionin e CVP-së.

Edhe zavendskryetari Partisë z. Zef Morina së bashku me z. Marjan Oroshi,po angazhohen ( sipas disa burimeve nga BD në Zvicërr), që të ecën mirë proqeset organizative.
Edhe aktivistet e tjerë si z. Mark Baftija , z Gj.Paloka etj.po shfrytëzojnë miqësinë e krijuar ndër vite me partitë në Zvicërr dhe shi për ketë kanë arritur që sonte të jetë në Kosovë një delegacion i CVP parti kjo e cila po përkrah jo vetëm PSHDK- në, por edhe shumë projekte tjera me rëndësi për popullatën në Kosovë.

Darkë e përbashkët e delegacionit të CVP dhe PSHDK-në Gjakovë

Vlenë të cekët që, rezulltatet po duken më të prekshme sidomos kur dy zv.Ministrat z.Janez Frrokaj dhe z. Manuel Dema kanë bërë jehonë gjithandej nga partitë si motra të PSHDK-së në Evropë që më rastin e takimeve të tyte zyrtare në ato shtete, kanë rritur reputacionin e PSHDK-së.
Ndërsa në Gjakovë po bëhet një punë e mirë rreth organizimit me rininë demokristiane ku, z. A.Shala, z. Zef Komani dhe z. F.Kolaj kanë organizuar rininë duke formuar Forumet Rinore të Demokristianëve në tërë komunen e Gjakoves, ashtu që të mbahet lidhja me rininë dhe përkujdesja për ta.
Prandaj përgjithësisht po bëhen punë të mira, por jo të mjaftueshme sepse do duhet edhe më shumë aktivitete, projekte të reja dhe të punohet me elektoratin që të rritet dita ditës dhe të kushtohet vëmëndje shtimit të pjesnarrjes së gjinisë femrore në ketë subjekt politik.
Po ashtu shënjestrën duhet drejtuar nga zgjedhjet e ardhshme ( që sipas disa burimeve jo zyrtare do mbahen në Qershor 2017,si të jashtzakonshme)!
Vija të kuqe ndaj koalicioneve me partitë tjera nuk duhet të ketë (pos me ato që janë dëshmuar për antikombtarizëm, kundër vlerave kristiane dhe historisë kombëtare, nuk duhet ulur në një tryezë të përbashket pune..!?)
Prandaj, politika Evropiane i përcjell lëvizjet, aktivitetet dhe politikë – bërjen në ketë subjekt dhe së shpejti do të kemi edhe delegacione tjera nga partitë si motra nga Gjermania, Austria etj.
Kështu mund tê udhëtohet drejtë vlerave Demokristiane Evropiane!

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen