Kush janë BE-së dhe OKB-së.

Analiza & Komente | Zef Prenka | 09.01.18 | 19:25

Nga Agron Shabani

( Në pika të shkurtëra ose në linja të përgjithshme)

Siç dihet, Bashkimin e sotëm Evropian (BE-së) e përbejnë 28 shtete të pavarura dhe sovrane të përfshiera dhe inkorporuara brënda „modeleve“ ose konceptëve të larmishme industriale dhe ekonomike si „Modeli i Rajnës“ i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, „Modeli Skandinavë“ i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, „Modeli Anglo-Sakson“ i përbërë nga Irlanda dhe Portugalia (pas „brexitit“ ose largimit të B.Madhe nga BE-së), „Modeli Jugor ose Mesdhetar“ i përbërë nga Spanja, Italia, Qiproja e Greqia dhe kështu me radhë që veprojnë nën ambrellën ose çatinë e përbashkët të këtij unioni. Ndonëse, secili prej tyre me karakteristikat dhe specifikat e veta që jo rrallë e kolidojnë dhe eklipsojnë njëra tjetrën në sfond. Ndërkaq, brenda BE-së, supozohet se jetojnë afro 5OO milion banor ose qytetar gjerman, francez, italian, austriak, spanjoll, kroat, portugez, irlandez, holandez, belg, danez, grek etj.
Përderisa, Bashkësinë e sotme botërore ose ndërkombëtare e përbëjnë dhe karakterizojnë një mori popujsh dhe vendësh (shtetësh ) të ndryshme ose specifike nga njëra tjetra për nga forca (fuqia ) dhe madhësia e tyre shtetërore, teritoriale ose gjeografike. Madje, për nga numri i banorëve, resursëve, potencialëve, fuqisë ose kapacitetëve të përgjithshme ushtarake (luftarake), politike, materiale, industriale, teknologjike, ekonomike dhe të tjera. Për nga modelët, sistemët, konceptët ose rregullimet e ndryshme shtetërore, nacionale dhe politike. Për nga zhvillimi, mentaliteti, edukata, kultura, emancipimi dhe traditat e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, fetare, kulturore, ideologjike dhe të tjera.
Ndërkohë që në planetën tonë sot supozohet se jetojnë dikund afro 8 miliardë njerëz racash, ngjyrash, gjihësh, gjinishë , profilesh dhe përkatësishë të ndryshme shtetërore, nacionale, etnike, fetare, kulturore, historike , gjeografike etj.
Përderisa në kuader të Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB-së ) sot ndodhën të regjistruara dhe anëtarësuara 195 shtete të pavarura dhe sovrane në të cilat të drejtat dhe liritë e tyre globale ose universale i gëzojnë dhe realizojnë me tepër se 1OOO popuj dhe komunitete të ndryshme nacionale ose etnike anëkënd globit. Aty janë edhe me tepër se 2OOO organizata të ndryshme botërore ose ndërkombëtare së bashku me dhjetëra- mijëra shoqata, grupe, shoqëri dhe kompani të ndryshme multinacionale , humanitare (karitative) ose kosmopolitike në të mirën e përgjithshme të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej rruzullit tonë tokësor.
Se këndejmi, diversifikimi (diversiteti ) ,universalizimi (universaliteti ), globalizimi (globaliteti ) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marëdhëniëve dhe raportëve të sotme botërore ose ndërkombëtare, në një masë tepër të madhe do u shkojnë për shtati bashkëpunimëve, koperimëve, aleancave , konvërgjencave, fuzionimëve dhe transaksionëve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal. Kjo mu për faktin se në kushtët ose rrethanat e sotme (moderne ose bashkohore ) të “ tregut global“ dhe një ekonomie të përgjithshme globale ose universale në nivel botëror ose planetar: Ekonomia e tregut në radhë të parë i përfshinë dhe nënkuptonë mekanizmat dhe instrumentët e njohura infrastrukturale, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të tregtisë së jashtme së bashku me atributët, prioritetët dhe favorët ose benificionet e njohura monetare, sociale, industriale dhe ekonomike të tregut global të vlerave dhe kapitalit të përgjithshëm botëror ose ndërkombëtar.
Ndonëse, pa harruar t´i përmendim ose vëçojmë këtu edhe mekanizmat ose institucionet e specializuara dhe kompetente në nivel global ose planetar që veprojnë nën çatinë ose ambrellën e përbashkët të OKB-së si Fondin Monetar Ndërkombëtar ( IMF ) me seli në Washington DC ; Bankën Botërore për Zhvillim dhe Rindërtim ( IBRD ) me seli në Uashington ; Organizaten Botërore për Mirëqenie dhe Zhvillim ( IDA) me seli në Uashington; Organizaten Botërore ose Ndërkombëtare të Punës (ILO) me seli në Gjeneve; Organizaten Botërore për Ushqim dhe Zhvillim të Përgjithshëm Bujqësor ose Agrar (FAO ) me seli në Romë; Organizaten Botërore të Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Teknikës (UNESCO) me seli në Paris ; Organizaten Botërore të Transportit ose Trafikut Ajror ( ICAO) me seli në Montreal; Organizaten Botërore të Shëndetësisë (WHO ) me seli në Gjenevë ; Korporaten e njohur botërore ose ndërkombëtare të Finansave dhe Tregtiseë ( IFC) me seli në Uashington; Organizaten Botërore të Postës dhe Telekomunikacionit Ndërkombëtar( ITU) me seli në Gjenevë; Organizaten Botërore të Sherbimeve Sinoptike ose Meteorologjike ( WMO ) me seli në Gjeneve, Komisionin e njohur Finansiar dhe Ekonomik per Evropën (ECE ) me seli në Gjenevë dhe kështu me radhë.
Ndryshe nga kjo, sipas Kartës ( Deklaratës) Universale të OKB-së të firmosur me 25 prill ,përkatësisht, me 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko të SHBA-së dhe Rezolutës së njohur të Këshillit të Sigurimit të OKB-se( Nr. 1815) të kodifikuar dhe ratifikuar me 18 dhjetor të vitit 1962 , si dhe në bazë të një sërë konventash dhe rezolutash të tjera botërore ose ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e njohura globale ose universale të njerëzve, popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor: Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetëror dhe nacional, koekzistenca paqësore, liritë, të drejtat dhe barazitë e njohura shtetërore dhe nacionale së bashku me njohjen dhe respektimin e ndërsjellë ose reciprok të lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të lartëpërmendur shtetëror, nacional, teritorial dhe politik në mes vendëve dhe popujve të ndryshëm kudo në botë: Paraqesin si të thuash rrënjët, themelët ose fundamentët(bazamentët) kryesore ose substanciale të shtetëve dhe shoqërive të pavarura, sovrane, integrale, qytetare dhe demokratike kudo në botë. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe disajnin ,arkitekturën, strukturën ose superstrukturën e njohur institucionale dhe konstitucionale së bashku me edukatën, kulturën, arsimin, profesionalizmin, etikën, estetikën, rezonansën, kohezionin dhe performansën e njohur shtetërore dhe institucionale.Të cilat së bashku me korin e njohur politik dhe diplomatik, paraqesin degët ose segmentët (shtyllat) me të rëndësishme ose kryesore në kontekstin e njohur konjuktural ose konjuktivë të politikës së jashtme dhe diplomacisë. Aty i kemi edhe të drejtat dhe liritë e garantuara individuale ose kolektive së bashku me spontanitetin ,subjektivitetin, objektivitetin, individualitetin, ekskluzivitetin, reflektimët e ndryshme objektive dhe subjektive, intimitetin, dinjitetin, imunitetin, sovranitetin dhe integritetin e garantuar politik dhe juridik të lidershipit të njohur shtetëror, nacional, qeveritar ose politik të një shtetit të pavarur dhe sovran që paraqesin çelësin ose formulën kryesore të edukatës, kulturës dhe një demokracie të zhvilluar, të pavarur (sovrane), integrale, parlamentare ose pluraliste. Kjo donë të thotë se presidentin, kryeministrin ose parlamentin e zgjedhur në menyrë legjitime, parlamentare ose pluraliste, nuk ka të drejtë t´i suprimojë ose suspendojë askush, më përjashtim të sovranit (populli) ose kushtetutës në fuqi në raste emergjente ose të jashtëzakonshme.
Në këtë frymë të njohur parlamentare dhe demokratike, rrethi(qarku) i mendimëve dhe opinionëve të lira qytetare dhe demokratike së bashku me pluralizmin e njohur politik, dialogun, mirëkutimin, tolerancën, edukatën, kulturën, kompromisin dhe konsenzusin e njohur shtetëror, nacional ose nacional, ndodhën në funksion të paqës sociale dhe politike. Respektivisht, koekzistencës paqësore , bashkëjetesës dhe një harmonie të gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare të shtetëve dhe shoqërive të përparuara parlamentare dhe domkratike gjithandej globit tonë tokësor.
Në këtë sfond duhet veçuar peshën e madhe dhe rëndësinë e posaçme të partive ose subjektëve të ndryshme parlamentare dhe politike në jetën e përgjithshme shtetërore ose institucionale të shtetëve dhe shoqërive të përparuara ( qytetare), parlamentare dhe demojratike. Dhe, kjo sidomos në ngritjen, konstituimin, konsolidimin dhe afirmimin e vazhdueshëm dhe permanent të pluralizmit të njohur politik dhe demokratik,në miratimin dhe respektimin e ligjëve të njohura kushtetuese dhe juridike në kuadrin e njohur të shtetit ligjor, sovran, integral dhe demokratik. Në ngritjen, konsolidimin, afirmimin dhe avansimin e vazhdueshëm të vlerave, parimëve dhe principëve të larta të kauzalitetit shtetëror, nacional dhe politik në sfondin e lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të njohur shtetëror, nacional dhe politik dhe kështu me radhë.
Republika e Kosovës se këndejmi, së bashku me vlerat , ptencialet dhe resursët e saj( globale ose universale) në njerën anë, respektivisht, me raportët dhe marëdhëniët e shkëlqyera të popullit ( kombit) dhe vendit tonë me SHBA-së, Gjermaninë, B.Madhe, Turqinë, Francën, Italinë, Japoninë dhe me vendët tjera me përparimtare të globit: Ndodhët në rrugën e mbarë të anëtarësimit dhe inkuadrimit të saj të pashmangshëm në OKB-se si dhe në të gjitha mekanizmat dhe institucionet me të rëndësishme botërore ose ndërkombëtare. Kthim mbrapa nuk ka.Në Anën tonë i kemi SHBA-së, Gjermaninë, Britanie e Madhe, Francën, Italinë, Japoninë etj. Respektivisht, vendët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit.

ASH

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen