Gjermania ashtu siç është…

Analiza & Komente, OP-ED | Zef Prenka | 16.01.18 | 12:52

Nga Agron Shabani,

Gjermania Çfarë (nuk) e Njohin të Gjithë ...

Lajmi i shumëpritur mbi firmosjen ose nënshkrimin e marrëveshjes historike në mes Unionit Kristiandemokrat (CDU-CSU) dhe Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) mbi koalicionin e madh qeveritar ose politik në Gjermani-nën Kancelaren e Gjermanisë dhe gruan më të fuqishme të globit, Dr. Angela Merkel, është një lajm i shpresës së mirë jo vetëm për shtetin dhe kombin e madh gjerman, por edhe për BE-së si dhe për vendet dhe popujt tjerë gjithandej globit dhe kontinentit tonë.

Agron Shabani

Bëhët fjalë mbi superfuqinë kryesore të BE-së dhe njerën prej fuqive (superfuqive) kryesore të globit ose planetit tonë (Gjermaninë) e cila nën mandatin ose udhëheqjen e shkëlqyer të Dr. Merkelit ka njohur rritje, zhvillim dhe lulëzim të madh në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme, për dallim të qeverisë së hershme nën z. Gerhard Schröder e cila kishte njohur kriza dhe recesione të ndryshme në një periudhë turbulente dhe tepër hektike të marëdhënive dhe konstelacionëve të gjithëmarëshme botërore ose ndërkombtare.Dhe, përse ( pse) kancelari i dikurshem gjerman, Gerhard Schröder nga ana e ish bashkëpunëtorit (ministrit) të tij të dikurshëm, Oskar Lafontaine, asokohe krahasohej me ish kancelarin gjerman të viteve të 30-ta të shekullit të kaluar, Heinrich Brunning i cili i parapriu ardhjes së Hitlerit në pushtet?!

Thuhej se Gjermania asokohe ndodhej në krizë dhe recesion të madh ekonomikë. Numri i madh i të papunëve (mbi katër milion) së bashku me masat e shumëta kursimtare ose restriktive, kishin bërë që koalicioni qeveritar kuq-gjelbër nën kancelarin Schröder, të ishte në thumb të kritikës së opozitës konzervatore (CDU-CSU) dhe opinionit të gjërë gjerman.
Falimentimet e shumëta të firmave dhe koncerneve të fuqishme gjermane, sikur ishin bërë një përditshmëri dhe realitet i hidhur në këtë vend te madh. Dhe, kjo për shkak te si thuhej „krizave të ndryshme konjunkturale këtu dhe në gjithë botën“, të shkaktuara pas akteve terroriste të 11 shtatorit 2OO1 në SHBA-s.
Në anën tjetër ndërkaq, për shkak të të ashtuquajturës ‚marrëveshjes së brishtë‘ rreth Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës si dhe „JO-së“ së njohur gjermane ndaj luftës se atëhershme në Irak, marrëdhëniet e përgjithshme në relacionin Gjermani – SHBA , atëbotë kishin pësuar ftohje dhe një përshkallëzim të hetueshëm.
Opozita konzervatore gjermane vazhdonte te akuzonte asokohe kancelarin Schröder për një ‚përkeqësim të raporteve‘ tradicionale me aleatën e madh – SHBA, si dhe për një ‚flirtë‘ apo përqafim mashtrues me presidentin rusë – Putin.

Kosova – nisma e krizes ne bordin e Schröder-it

Se kendejmi, vargut të kritikave dhe ‘linçimëve’ publike në adresë të kancelarit të atëhershëm gjerman , Schröder, përndryshe jurist ose avokat me profesion, kishte kohë që përmes shkrimeve, librave dhe kolumneve të ndryshme në shtypin qëndror dhe në mediumet e ndryshme elektronike, iu është bashkangjitur edhe Oskar Lafontain, ish kryetar i SPD-së dhe ish Ministër i Financave në Kabinetin Qeveritar të z. Schröder; i cili këtë të fundit, kancelarin Schröder, e krahasonte me ish kancelarin gjerman të viteve 30-ta të shekullit të kaluar, Heinrich Brünning. I cili së bashku me presidentin e atëhereshëm gjerman, Mareshalin Von Hindenburg, konsiderohen si ‘varrëmihësit‘ dhe shkaktarët kryesorë për shkatërrimin e Republikës së Weimarit, pas rënies së të cilës pushtetin në Gjermani do e merrte- Adolf Hitleri.

Së këndejmi „aversionet dhe divergjencat e shumëta në mes këtyre dy figurave të njohura politike në Gjermani, datonin shumë herët..“, Tërheqnin vërejtjen asokohe analistet dhe kronistet e këtushëm politik. Dhe mbase që nga koha e zgjedhjes së Schröderit për lider të pakontestueshem të socilademokratëve gjerman, përkatësisht me rastin e zgjedhjes së tij per kancelar të Gjermanisë më 1998; Për ta arritur kështu kulminacionin e tyre me rastin e dorëheqjes së papritur të z. Lafontain nga posti i Ministrit të Financave në ‘Qeverinë Schröder’ në vitin 1999, që thuhej për shkak të mospajtimeve të këtij të fundit (Lafonatain) me koston e lartë të angazhimit të forcave ajrore gjermane gjatë luftës në Kosovë.

Krahasimi në dukje ishte i paqëndrueshëm…

Krahasimi i këtillë nga ana e një politikani dhe ish funksionari të lartë të shtetit dhe të politikës gjermane siç ishte Oskar Lafontain, për momentin e përgjithshëm politik dhe historik në Gjermani, atebote të dukej shumë i pavend. Kjo në radhë të parë për faktin se rrethanat e përgjithshme politike dhe historike në Gjermani dhe në Evropën e Bashkuar e postbllokiste, kishin ndryshuar (për të mirë) në mënyrë substanciale dhe esenciale. Gjermania duke qenë Lokomotiva kryesore e Unionit Evropian dhe njera prej vendeve me te fuqishme te globit: Sot është njera ndër vendet më të rëndësishme politike, ekonomike, ushtarake, etj., në të gjithë rruzullin tonë tokësor.
Trupat e Bundeswehrit Gjerman, kishte kohe ndodheshin te angazhuara në misione të ndyshme paqësore në shumë vende dhe rajone ose meridiane të ndryshme anekënd globit, si në Kosovë, Afganistan, Bosnje, Somali, Kuvait, etj. Ndërkohë që kontributet dhe investimet e përgjithshme të shtetit dhe ekonomisë gjermane në kuadër të të ashtuquajturit ‚Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore‘, ishin dhe janë të fuqishme asokohe e sot. Në Kosovë sidomos.

Ndaj, gjithnjë duke u mbështetur në krahasimin e sipërpërmendur të Oskar Lafontainit, gjegjësisht në historikun e bujshëm të ish Republikës së Weimarit, t’u shkojmë gjërave me radhe:

Kuit i jepte të drejtë historia ?

Siç dihet, vendimet spektakulare të Traktatit të Versailles më 1919, popullit gjerman atëbotë i sollën vështirësi të shumëta ekonomike, sociale, finansiare, buxhetore, konjukturale, politike etj. Vitët 1922 dhe 1923 në Gjermani do mbahen në mend si vitet e një krize të madhe sociale, ekonomike dhe politike. Inflacioni i lartë së bashku me masat recesive dhe restriktive në vitin paraprak (1922) ia kishin bërë të pamundur Gjermanisë pagesën e borxheve dhe raparacioneve të shumëta (pos tjerash, mbi 132 miliardë marka në ari)- ndaj Vendeve të Antantës së Madhe. Shih për këtë, për të siguruar pjesën e vet të ‚borxhit‘ nga ana e Gjermanisë fqinjë, Franca (së bashku me Belgjikën) në vitin 1923, do e invadojnë ushtarakisht rajonin më të pasur dhe më të fuqishëm industrial të Gjermanisë – krahinën e njohur të Ruhrit. Gjermanët atëbotë do reagojnë me një të ashtuquajtur“ rezistencë pasive“, duke e ndërprerë kështu si të thuash totalisht procesin e prodhimit industrial ose teknologjik etj. Në këtë kuadër ( të kundërshtimit dhe rezistencës së tyre ndaj okupimit francez)- populli gjerman do jetë i bashkuar dhe tepër unik. Banka Nacionale Gjermane do e bënte devalvimin e markës së atëhershme gjermane.
Në anën tjetër ndërkaq, amerikanët dhe britanikët duke shprehur mospajtimin e tyre ndaj okupimit francez të krahines së Ruhrit, do të angazhoheshin për forma të tjera presioni politik dhe diplomatik ndaj Gjeramanise në përmbushjen e obilgimeve të saj reparative ndaj Antantes së Madhe.

Për t´i shmangur kolapsin dhe katastrofën e thellë ekonomike, Qeveria Gjermane atëbotë ishte e detyruar të ndërpriste „rezistencën“ e saj. Duke vazhduar kështu me pagesën e rregullt të borxheve ose reparacioneve të parapara luftarake. Dhe si rezultat i saj, Qeveria Gjermane (nën Gustav Stresemann) kishte arritur që të zbuste inflacionin dhe të stabilizonte valutën e saj nacionale.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, e Djathta ekstreme në Gjermani, atëbotë krizën dhe pakënaqësitë e shumëta në vend i kishte shfrytezuar për një luftë të pakompromis për pushtet-kundër Qeverisë së atëhershme gjermane. Forcat e reja konzervatore dhe djathtiste dhe paria e vogël nacionalsocialiste- nën Adolf Hitlerin, më 8 dhe 9 nëntor të vitit 1923, do e organizonin një grushtshtet të vogël ushtarak në Munih (München), të cilin qeveria e atëhershme e Bavarisë në bashkëpunim me forcat e armatosura, do e shuanin ose ngulfasnin me forcë. Duke e shuar në këtë mënyre aktivitetin e lëvizjes së atëhershme nacionalsocialiste për disa kohë ose vite me radhë. Aty ishin edhe „qeveria sovjetike“ dhe „forcat“ e ndryshme proruso-sovjetike të Max Badenskit etj.

Amerikanet dhe britaniket në ndërkohë do e dilnin hapur me planin e njohur të ‘Dawesit’ në vitin 1924, sipas të cilit, Gjermanisë do t’i ipeshin kredi dhe beneficione të tjera me qëllim të stabilizimit të valutës dhe ekonomisë së saj.
E çliruar një trohë nga kriza e rëndë dhe nga ngarkesat e shumëta ekonomike dhe ushtarake ndaj Antantës, Gjermania atëbotë në mënyrë të rregullt do vazhdonte t’i paguante borxhet ose reparacionet e saj luftarake.Ndërkohë që po në vitin 1924 edhe trupat (okupatore) franceze do të tërhiqeshin nga Krahina e Ruhrit.

Paralelet në mes të 25 tetorit 1929 dhe 11 shtatorit 2001:

…Dhe kur në vjeshtën e vitit 1929, githëçka fliste për një zhvillim të përgjithshëm paqësor dhe demokratik në kontinentin e vjetër etj. Si papritur , apo si një re e zezë, në botë do të ndodhte kriza e madhe ekonomike! Duke nënkuptuar këtu të ’Premten e Zezë’ në Bursën e New Yorkut më 25 tetor 1929 dhe fillimin e krizës dhe recesionit botërorë të cilat Gjermanisë asokohe do i sillnin fatkeqësi dhe probleme të shumëta. Kjo në radhë të parë për faktin se industria dhe ekonomia e pergjithshme gjermane, ishin të varura dhe ndikuara nga investimet dhe kapitali i huaj, e kryesisht nga ai amerikan.

Ndaj, mu për këtë, kriza dhe thyerja e atëhershme e Bursës së New Yorkut, në Gjermani kishin shkaktuar inflacionin dhe papunësinë e lartë. Duke iu kontribuar në këtë mënyrë krizave të mëvonshme politike dhe ekonomike, që për shkak të një demokracie të pakonsoliduar dhe tepër fragjile në vitet e tridhjeta do thellohëshin vazhdimisht.

Qarqet dhe strukturat e fuqishme konjunkturale dhe nomenklaturale të vendit, kishin vendosur të favorizonin dhe mbështesnin ‚planin‘ e Adolf Hitlerit i cili ishte zotuar për përfundimin e menjëhershëm të ‚luftës klasore‘ në Gjermaninë e atyre viteve dramatike dhe tektonike. Kancelari von Papen, gjegjësisht marshalli i njohur Schleicher që e kishin zëvendësuar Heinrich Brünningun në postin e kancelarit, asokohe ishin vetëm“kuaj trojan“ ose ‘kukulla politike’ -para ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit më 30 janar 1933.; Duke shkatërruar dhe varrosur në këtë mënyrë edhe atë trohë demokracie të mbetur (të brishtë) nga ‚Republika e Weimarit‘ . Kjo për faktin se në zgjedhjet e jashtzakonshme më 31 korrik 1932, nacionalsocialistët i kishin fituar mbi 37% të votave në Reichstagun e atëhershëm gjerman. Duke u pozicionuar kështu si forca më e madhe politike në vend. Ndërkaq me rastin e vdekjes së presidentit Hindenburg, më 2 gusht 1934, Hitleri ishte bërë president i Gjermanisë. Duke qenë në ndërkohë edhe kancelar edhe president i vendit.
Ndaj sido që të jetë, pyetja kryesore lidhur me shkatërrimin e Republikës së Weimarit dhe futjen e Gjermanisë nën te të ashtuquajturën ‚diktaturën iracionale‘ të Adolf Hitlerit, kryesisht gjenë përgjegjjen në diktatet e njohura “ urbi et orbi“ -kundër Gjermanisë në ‘Traktatin e Madh’ të Versailles (Versajës) së vitit 1919. Asokohe Gjermanisë, ngu trungu ose teritori i saj etnik dhe historik, iu shkëputen mëse 63 mijë kilometra katrore. Duke i lënë asokohe afro 7 milion gjerman, jashta trungut ose shtetit ëmë dhe kështu me radhë.

Përse kjo analizë dhe interesimi ynë rreth kësaj tematike?

Gjermania sot është shteti më me ndikim në politikën evropiane etj. Në përbërjen e trupave ndërkombëtare në Kosovë, ata marrin pjesë me përqindjen më të madhe ushtarake. Madje, ata udhëheqnin me shtyllat kryesore ose nyjet e institucioneve te ndryshme të Kosovës. Pjesëmarrja e tyre në rindërtimin, institucionalizimin dhe forcimin e infrastrukturës së gjithembarshme te Kosovës, asokohe e sot, ishte ose është më e madhja.

Nga ana tjetër, Gjermania është shteti që para, gjatë dhe pas luftës, u bëri më së shumti vend shqiptarëve të Kosovës. Llogaritet që edhe sot në Gjermani gjenden rreth 300 mijë shqiptarë nga Kosova me leje të ndryshme qëndrimi. Rëndësia e këtij fakti është e pakontestueshme kur dihet gjendja ekonomike e kosovarëve dhe shkalla e lartë e papunësisë në vendin tone. Asnjëherë gjatë historisë shqiptarët, veçmas ata të Kosovës, nuk kanë qenë të varur më shumë në shtetin dhe kombin e madh gjerman.

Së këndejmi, edhe interesimi i shqiptarëve për një Gjermani të fortë dhe stabile në planin politik dhe ekonomik, asnjëherënuk do ketë qenë më i madh. Sidomos pë periudhën që po vjen?…Dhe, jo vetëm i shqiptarëve, por i shumë shtetëve dhe popujve (kombëve) të ndryshme gjithandej kontinentit dhe globit tonë.

ASH

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen