Dedë Preqi – Poezi kushtuar Kosovës

Këndi poetik, Rrezore | Dedë Preqi | 09.03.18 | 13:56

Dedë Preqi
MOS THUAJ KOSOVË SE MBAROVA

Mos thuaj Kosovë se mbarova
Gjitha dëshirat t’i plotësova,
Një ma të mirën Pavarësinë,
Kush po ta prish sot qetësinë?

Po të kuptoj o, lum zotëria
Është hyjnore kjo pavarësia,
Por, kjo nuk pihet, as nuk hahët
Pa e ujitë pakëz edhe lulja thahet.

Mos thuaj Kosovë se mbarova
Gjitha këto rrugë për ty i mora,
Kemi dhënë jetën edhe gjakun
E ti sot nuk po na jep hakun.!

Po të kuptoj o, lum zotëria
Por, ju po lozni me mu si fëmija,
Akoma në trup më kullojnë plagët
Dikush po druhet e tjetri po jargët.

Mos thuaj Kosovë se mbarova
Ndër gjitha vendet ty të zgjodha,
Sot e ke shtetin, Kushtetutën e re
Dhe nuk je e kënaqur, çfarë halli ke!?

Çfarë të thëm o, lum zotëria
Po i keqpërdorni vlerat e mia,
Kushtetutën do e bëni lodër
Me shekuj e kemi pritë në votër.

Edhe ligjet do i bëni elastik
Korrupsionin e keni zënë mik,
Drejtësia figuron vetëm në letër
Ndërsa krimi është bërë vepër.

Si t’thuash se punët nuk janë keq
Më okopuan e sunduan dreq mbi dreq,
Sot më nëpërkëmbin gjarpinj e hardhuca
Që bashkëpunojnë me çakaj e dërguca.

Po më plas zemra, e thëm ashiqare
Me tokën time po bëhën pazare,
Deri kur të duroj kështu o, lum zotëria
Nuk do të lejojë lojëra me trojet e mia.
//…

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen