Kopshti im

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 10.08.19 | 20:58

Çka thuhet kur në kopsht e gjenë një Klee( shq.Tërfil) me katër fletë?!

Kopshti i Tërfilave!

Edhe pas nëntëqind bjeshkësh,
Ura, lumenjë e kufijë…
Këmbëmpirë e përgjumur
Shpesh të sharë e ndëshkuar, pa shkas.

Zbresim nga makinat e pluhurosura,
vetëm mushkajat janë viktima të tyre,
Kohë e pa kohë
Fytyrat ngazëllejnë!

Shohim të dashurit tanë
Vrapojnë krah – hapur
Ngrykëmarrje plotë mallëngjim,
Shiqimi tejkalon kufinjtë e vet,
Përshkon shtëpi, oborr e kopshtin!

Pastaj, qiellin vështron
Natën yjët qëshkelqejnë,e ditën dallëndyshet
që, fluturojnë rreth e për çark
Sikur gëzohën që u mbushë serish shtëpia!

Edhe kopshti gëzohet
Kleeat të dalin edhe me katër petale!?
Fuqizohet pragu dhe dera sikur vetë, rri hapur.

Kështu pushojmë s’bashku
Dallëndyshet dhe ne…
Ato ngrenë folenë e re
E,nà presim miq të vjetër!
Kënaqësia s’ka krihë
Por, shpirtin e qetëson e qëtëson ,pra!?

Rezinë-Gjakovë
Gusht 2019!
Z.P

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen