Fotografia apo premtimet?

Rrezore | Rrezore | 10.02.20 | 23:49

Heqja e fotografisë së presidentit Hashim Thaci nga zyra e Kuvendit nuk ka asnjë relevancë politike, përvecse brenda elektoratit të LDK-së.

Me këtë veprim që po përflitet aq shumë, zonja Osmani, jo vetëm që nuk e dëmton Thacin, por i jep mundësi atij të duket institucionalist, ashtu sikurse ja kanë dhënë këtë mundësi për vite me radhë veprimet radikale dhe të dhunshme të Vetëvendosjes.

Zonja Osmani, nëse është vërtetë kundër Thacit, duhet të ndërmarrë veprime konkrete për ta larguar nga posti, jo të merret me fotografinë e tij. Tani ajo është kryetare e Kuvendit dhe në bashkëpunim me Vetëvendosjen duhet të iniciojnë krijimin e një komisioni hetimor, në lidhje me projektin e tij për ndarjen e Kosovës. Janë me dhjetëra deklarata të tij ku ka folur për shkembim territori, korrigjim kufijsh, marrje të Luginës së Preshevës, pa treguar asnjëherë qartë se cfarë nënkuptonte ky plan.

E ne të gjithë e dimë se plani kishte të bënte me dhënien veriut deri në Ibër. Po kështu presidenti Thaci ka zhvilluar takime sekrete me Vucicin në disa kryeqytete të Europës, përfshirë edhe atë në Romë, ku fill pas takimit shkarkoi ambasadoren Lama, pa asnjë motiv të dukshëm. Është e turpshëm se si parlamenti i kaluar nuk ndërmori asnjë hap për ti kërkuar llogari presidentit për veprimet e tij për ndarjen e Kosovës.

Në një rast të tillë, është dashur të organizohen protesta deri në largimin e tij nga pushteti, pasi ai ka kryer veprën e tradhëtisë në tentativë, duke vënë në pikëpyetje territorin e dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Zonja Osmani dhe VV kanë premtuar gjatë fushatës së do ta shkarkojnë Thacin. Tani votat për të krijuar komision hetimor i kanë. Thaci nuk largohet nëse i heq fotografinë nga zyrta, ai duhet të japë llogari para deputeteve të kuvendit dhe popullit të Kosovës për veprimet e tij antikombëtare dhe të largohet nga posti i presidentit të cilin e ka keqpërdorur për interesa të veta.

Për rrezore.com

Z.P.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen