Lekë Preçi- letër për Xhelal Zejnelin

Analiza & Komente | Rrezore | 14.08.20 | 00:10

I nderuar dhe i rrepektuar Xhelal Zejneli !
Qëllimi i këtij shkrimi ose mendimi të shprehur, nuk është që ta nënvlersoj punën tënde të shkëlqyeshme në fushën e historisë, letërsisë dhe të gjuhësisë. Shkrime nga të cilat lexuesi gjithëmonë mëson diçka të mirë dhe me vlerë. Tashti, që përcjelli këto shkrime në këto fusha , dashta që të ngreh një temë e cila deri tash ka qenë plotësisht e pa njohur, tabu në fushën e gjuhësisë, e posaqerisht asaj krahasimtare. Ma sakt etimologjisë.
Merrni për analizë të gjerë, me plot fakte dhe të dhëna historike për gjuhëtarët që kanë kontribuar në këtë fushë mbi 200 vite. Eqrem Çabej është përsonazhi dhe tema kryesore e shkrimit tuaj. Mirë shumë. Shkrim analitik, me të dhëna të bollshme dhe përfundimi i shkrimit tuaj është se :”Çabej është gjuhëtari që nxjerr gjuhën shqipe nga ilirishtja”. Bukur shumë.
Deri tash, veprat e Çabejt në fushën e etimologjisë nuk kanë pasë oponencë ose ma mirë me thënë nuk kanë kaluar në një diskutim, nëpër një analizë që mendon ndryshe. Disa metoda të reja që po lindin në fushën e etimologjisë, po na vëjnë në pikëpyetje shumë njohuri që kemi pasë në këtë drejtim.
Të interesuar për këtë temë , po përcjellim gjuhtarë, historian, etimolog të shumtë që po dëshmojnë për disa metoda të reja që po na i pshtjellojnë të gjitha njohuritë që kemi pasë gjatë viteve në këtë fushë. Tashti, thotë një fjalë popullore shqiptare : “Fol e mbushma mendjën”. Këto i kam me të lexueme e të dëgjueme në literaturë dhe në këtë :”Detin e pa fund
“.
Dhe për këtë, unë ngreh një pyetje, për mos me thanë se a ka qenë gjuhësia jonë, etimologjia jonë e deritashme dogmatike dhe a vazhdon ajo të jetë edhe sot e kësaj dite e tillë.
Këtu duhët të ballafaqohën dhe të analizohën dy teori. Ajo e linguistit Ferdinand de Saussure (18571913) dhe e metodës së re, ose siq po thuhët nano teknologjisë gjuhësore në fushën etimologjisë. Sipas de Soussure emrat e sendeve dhe fenomeneve nuk kanë të bëjnë me mbrendinë e tyre por janë etiketa që ua vëjmë ne. Sipas metodës së re , kjo teori bie poshtë. Pse ! Sepse gjuha shqipe i motivon fjalët e veta dhe të shumë gjuhëve tjera të grupit indoeuropian.
Çabej thotë se :”Fjala vjen nga fjala”. Kjo do të thotë se për ta zbërthyar një fjalë të gjuhës shqipe pra ta etimologojmë, prejardhjën duhët kërkuar te një fjalë tjetër. Tash po del se kjo metodë nuk është e sakt. Nëse marrim dy ve të cilat janë përafësisht të njëjta dhe të themi se kjo ve vjen nga kjo veja tjetër. Kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Dhe, në bazë të kësaj, fjala nuk vjen nga fjala tjetër por e vërteta e fjalës gjëndet brenda vetë fjalës , gjuhë e cila e motivonë fjalën. Aftësi e gjuhtarit është që ta gjëjë dhe ta shpjegoj.
Pra kjo teori dhe metodë e Saussure nuk ka parime shkencore e posaqerisht për fjalët në gjuhën shqipe. Sepse parimi për të qenë shkencor duhët të jetë parim për të gjitha gjuhët.
Po lind një teori dhe metodë e re e cila si dukët do të përmbys krejt gjuhësinë botërore dhe atë në gjuhën shqipe.
Gjuha shqipe është gjuhë simbolike e cila i motivon dhe shpjegon në mënyrë të shkëlqyeshme fjalët e veta dhe të gjitha gjuhëve tjera indoeuropiane. Pra gjuha shqipe është e vetmja gjuhë që u jep shpjegim fjalëve të gjuhëve tjera. Nuk mund të ketë zhvillime shkencore në gjuhësi, pa marrë para syshë gjuhën shqipe. Edhe Leibnizi ka thën se :”Se nëse dëshirojmë të shpjegojmë dhe të kuptojmë gjuhët e lashta në antikë, këtë mund ta bëjmë vetë përmes gjuhës shqipe”.
Deri tash, këta gjuhëtarë në mesin e tyre edhe Çabej, shumë, ama shumë fjalë të shqipës i nxjerrin si fjalë të huazuara nga gjuhët sllave, serbishtja , bullgarishtja, greqishtja etj. !!!. Vetë gjuhtarja ruse A.V. Desnickaja shkruan se :”Shqipja është një serbishte e shpërfytyruar” !!!. Këtë e thotë duke u bazuar në veprat etimologjike të Çabejt. Për më tepër , thotë : “ Bravo Çabejt që pranon huazimet sllave në gjuhën shqipe “ !!!.
Kështu deklarojnë dhe shkruajnë edhe të tjerët duke vu në pikëpyetje origjinën ilire të shqiptarëve.
Kjo është pyetja që ngreh unë: A është kjo e vërtetë
!!!
Stuttgart, Shkruan: Lekë Preçi
Gusht 2020

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen