Aty s’dua t’jem…!

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 08.03.16 | 13:06

Rezinë 2016

S’dua të jem aty
Fjalën time se them dot
As mëndjen se turbulloj
Politika s’duhet triumfoj

Mëndjendritur të përvuajtur
Le të mbijë „rasati“ nga ‚ta
Botës kuptim i japin dijëtarët
Të përbuzur rëndë nga „diplomatët“ injorant.

Merr dhe ti, si unë
Pak vlerë e paqë njerëzore
Se edhe ëngjujt u shndrruokan
Djaj dhe Monstër ditor

Prag- votra si u hapet
Shpresë-drita si i falë
Gji-qumshti helm për ‚ta
Hijenat lirinë e vrasin

Merr pra, edhe ti si unë…

Guxim-forcën e përmbytur
Uluritë sa fuqi mba
Ngritu në shpirt ninullash
Bekoje të pa udhin, poli- ti-kun.

Ehh, do thellë-fshante
para-produkti (babi) im, shpresë-thyeri
indinjuar, befasisht- tronditur
Pse, të jem unë eksperiment kohe?!

Dy Qe, që në zgjedhë u printe
Fliste n‘ belb-fjalzën tinza
Që s’donte ta thoshte
Kohë të vështira, qe Besa, do keni biro!

O At, të drejt pate, pra!
E shihje ketë sketerrë fëlliqur
Që, burrni e Fjalë s’mba kush
Gryksa e grabitqar sa të duash.

Të nemur-shugulluar jemi
Patriotët do kenë vajtuar
Të gjithë për poli-tikë-tak, flasin
Normë, rregull, ligj bojkutuar janë.

Mbretit i shkruajnë letër
Poetë e njerz të denjë
Po s’ka përgjegjëje nga andej
Të rënët tani mbartin „postën“

Ata do ndërrojnë adresën, kast
E fërfëllojnë n‘ breg ferri
Se ta hudhin brënda s’bënë
Se edhe të vdekur u dhibset Atdheu!

Pra, t’bashkojmë mëndje e zemër
T’vrasim inatin me mirësi
Ta godasim smirën n’ball
Shqipojnës rrugë t’i hapim përseri!

Zef Prenka
Mars 2016
Gjakovë

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen