Poezi për Orën Letrare
Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 07.12.21 | 02:39
Poezia që s’e lëxova në Orën Letrare!
Vatra e Gjyshit tim- Lis Dardanie
Për atë që qanë mëngjeseve…
E të tjerët fjetë,
s’mund ta dëgjojnë …
Për atë që vuan,
por që qesh
Me ironi përbuzjesh
Baladat për të
kurrë s‘ mbarojnë!
Atëdheu i Gjyshit tim,
Edhe i babës je!
Mëmëdheu i Lokës sime Pavarësi të deshtëm
Edhe unë jam biri yt,
Dardani!
Përmbysur e gjumosur ishim
E sot?!
Po festojmë!
Për atë që në jetë
ka gabuar ndaj teje
dhe gjenë akoma forcën
për të riprovuar dashurinë tënde,
të lutem fale!
Për atë që fshin lotët e dhëmbjes
dhe nuk kërkon kurrë asgjë
në këmbim pos amanetit,
E t’përkulet ,t’nderon …të do!
Vlerësoje, oj Dardani
e stër-stërgjyshëve tanë!
Dedikuar syve tu që,
tani po lexojnë-
Kosova jonë!
Por pas një ore (may be!)
do të te kenë harruar,
e ti Dardaní(mos) nuk i mallkon!?
Merre këtë lule dhjetë vjeqare, kushdo qofsh ti-
Dardani im!
Ngulë në zemrën time, thellë!
Ah, jepi jetë jetimit
dhe gëzoje nanën,
o jepi pra jetë,
pashë Tokë e Qiell !
Mos e harro një Lis,
rrënjet atje i kemi…
Degë-Degë i janë shartuar
edhe me murriz të egër mbase!?
E trungu i tij,
përballon çdo stuhi
Për t’i gjenealizuar
degëzat përseri!
Lis të patëm (stër)-gjysh
Babë edhe ty,
Unë sot nuk e di kush jam!?
Të tjerët s’më shohin
Se janë mësuar
vetëm Lisa Dardanie me pá!
Zef Prenka
Stuttgart
16.02.2018
Komente