Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës se Papës

Reportazhe | admin | 05.10.11 | 19:01

Vetëm nga Elztal ka pasur rreth 1.000 katolikë të cilët morën pjesë në vigjilje dhe shërbimin  e të rinjve, raportoi  i  kënaqur Ekkehard Bechinger përfaqësues i organizimit të këtij tubimi madhështor.

Shoqata „Yjet e Kosovës“  prezent në masën  e mijëra njerëzve qe erdhe ta përcjellin ligjëratën (meshën)e Papës me portretin e shenjtores  së madhen Nënë Terezën

Gjithashtu,  nga ky  grup i  veçantë kishte  një kërkesë  për të parë Papën . Shoqata „Yjet e Kosovës“kryetari Tahir Shabani theksoi se anëtarët e Shoqatës  jemi të përzier dhe   nuk  mundet me u vërejtur asnjëherë se kemi ndonjë dallim në festat e njeri tjetri katolike apo myslimane , prandaj sot kemi dalë këtu ta nderojmë Papën qe është simbol i katolicizmit ku përmes kësaj, nderojmë edhe vëllezërit tanë shqiptar katolik. Në mesin e tyre Lon Karrica   kishte udhëtuar nga Shtutgardi  qe ta ndajnë gëzimin   me bashkatdhetarët e vet kosovarë. 

Ishin se bashku shumë  shqiptarë qe i nderuan  12 Apostuj qe e nderuan Kombin dhe në mënyrë simbolike i shprehen  falënderimin e tyre Papës Benedikti XVI  dhe selisë se Shenjte të Vatikanit, po ashtu edhe Gjermanisë. Këta së  bashku  vajzat dhe djemtë e mbare Kosovës motra dhe vëllezër të konfeksionit fetar mysliman dhe katolik.  Ishin nga te gjitha Viset e Kosovës qe treguan mirëkuptimin dashurinë dhe respektin për veten e vet . Ishin  nga Llapi e Drenica nga Dukagjini e Anamorava, te gjithë se bashku festuan  .

Mustafë  Shabani  aktor dhe publicist, Lon Karrica veprimtar dhe humanitar, Tahir Shabani veprimtar i dalluar(organizator )Arif Hoti veprimtar, Uke Zefaj humanist dhe veprimtar, Almira Brahimi nxënëse gjimnaziste, Donika Karrica nxënëse gjimnaziste, Rejhane Brahimi nxënëse gjimnaziste Maria Pergega Ekonomiste e Dalluar, Avni Shabani veprimtar, Augustin Pergega piktor , Nol Zefi nxënës gjimnazist etj  i  treguan botës se edhe shqiptarët janë popull i civilizuar pro evropian. Ishte shumë mahnitëse, se shumë media të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare qe ndoqën ceremoninë morën intervista me këta shqiptarë, dhe u mahniteshin për dashurinë dhe sinqeritetin e shprehur ndaj Atit Shejte Vatikanit dhe Gjermanisë. Këto media ishin shume mirë të informuar me ngjarjet e fundit në Kosovë ku një grup i vogël njerëzish të manipuluar demonstruan në Prishtinë kinse kundër “mosbarazisë fetare” duke e ngrite edhe flamurin famëkeq te Hamasit në Prishtine dhe pati pyetje  nga gazetarët  se   çka po ndodhe me ato protesta, por këta sikur një i  demaskuan ato ngjarje duke i quajtur si te manipuluara dhe   duke qeshur  u shprehen se  është koha    e „demokracive ne trnzicion“ , ku  mediet     u impresionuan nga dashuria qe tregojnë shqiptarët për kulturën pro  evropiane në përgjithësi dhe „Selinë e Shenjte në veçanti“. Këta i treguan edhe njëherë Botës me pak  fjalë  dhe vepër se populli shqiptar rrënjët i ka te „Krishtenizemi i  Vjetër Dardan“. Ka tri fe dhe është shembull i tolerancës fetare. Ne jemi vëllezër te një gjaku të një gjuhë dhe te një kulture  u shprehen pran medieve të huaja. Kemi tri fe qe na begatojnë si popull por synimi jonë është  të qëndrojmë shqiptarë  evropian e jo Aziatik.

Këta me fotografinë e Nenës Terezë e cila në vitin 1978 mu në Freiburg ishte me Kardinalin e atëhershëm Ratzinger Sote Papa Benedikti i XVI ma se miri e prezantuan shqiptarinë me fjale te vogla por vepra te mëdha. Të gjithëve ju treguan se „Nena Terezë është bija jonë dhe ne jemi bijtë dhe bijat e sajë“. Me këtë shembull human dhe simbolik treguan se ne jemi Apostujt të vegjël qe popullin tonë e prezantojmë ashtu siç ka qene, siç është dhe si do të jetë në të ardhmen. Popull i civilizuar me i lashti në Ballkan dhe me orientim evropian duke e ruajtur qenien nacionale si shqiptar  me synime drejt  familjeve te popujve  të Evropës .

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen