Janullatos punon për aneksimin e Shqipërisë nga Greqia,thot At Nikolla Marku

Analiza & Komente | Zef Prenka | 01.09.13 | 10:45

At Nikolla Marku ka reaguar sërish për çështjen e Kishës Ortodokse në Përmet, duke akuzuar kryepeshkopin Janullatos, se e ka kthyer Kishësn Ortodokse shqiptare në shtojcë të asaj greke. Sipas tij, Janullatos lufton dhe punon për aneksimin e Shqipërisë nga Greqia.

Përmes një letre të hapur dërguar Patriarkanës së Stambollit, Marku ka kritikuar kryepeshkopin Anastas Janullatus, duke e akuzuar se po shkel vendimin “Tomas” të vitit 1936 , qe njeh pavarësinë e Kishës Autoqefale Shqiptare.

Ai kërkon të zbatohet dhe të respektohet nga Patriarkana e Stambollit vendimi “Tomas” i vitit 1936 , i cili njeh pavarësinë e Kishës Autoqefale shqiptare , neni 34 i së cilës përcakton drejtimin e çdo kishe ortodokes të pavarur nga një prift i kombësisë në të cilën ushtron veprimtarinë e saj kisha.

“Hirësi Bartolome, jemi të detyruar t’ju shkruajmë se çfarë po ndodh realisht me Kishën Ortodokse Shqiptare. Edhe pse jeni ju të përbashkët më priftin e përkohshëm Anastas Janullatos, pra atë greke.

Nuk hezitojmë aspak t’ju vëmë në dijeni për politikën antishqiptare të këtij prifti, me disa bashkëpunëtorë të zgjedhur prej tij në mënyrë polici sekrete dhe aspak teologjike apo apostulore, duke shkelur çdo nen të statutit të kësaj Kishe. Besojmë se ndërgjegjia juaj dhe besimi do të kapërcejë miqësinë që keni ju më Anastas Janullatos, miqësi e cila nuk duhet t’ju pengojë për të gjykuar drejt për punët e këtij zotërie. Ne kërkojmë nga ju që nga Patriarkana e Stambollit të respektohet vendimi Tomas i vitit 1936, vendim i cili njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare nga çdo kishë tjetër ortodokse e vendeve të tjera. Anastas Janullatos ka kthyer besimin ortodoks shqiptar në një shtojcë të Kishës Ortodokse Greke , me qëllime të caktuara shoviniste në dëm të Shqipërisë. Ky njeri nuk punon për besim , por për aneksimin e Shqipërisë”, shprehet At Nikolla Marku në letrën e tij./B.S/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen