Për reflektimin episemologjik të studimeve sociologjike

OP-ED | admin | 23.01.12 | 23:00

Të hysh në labirintet e jetës së sotme moderne duhen vlerësuar së pari ndikimet antinormative të lirisë sociale. Kjo do të thotë se sociologjia është përballë dinakërisë dhe stratagjemave të sjelljes inpiduale dhe qëndrimeve të personalizuara. Ndikimi është i madh ngaqë është zgjeruar dhe bërë vendimtar roli i njeriut të veçantë dhe i pranisë determinante të faktorit subjektiv. Njohja e ligjësive të jetës sociale në këto kushte është shumë e vështirë. Kjo situatë sociale kaotike që përjetojmë, nganjëherë për shkak të atipizmit dhe mungesës së rregulacionit social, të duket se është shoqëri që nuk ka as rregull, normativitet, që janë kushte tradicionale për të bërë të mundur studimin e gjendjes, parashikimin e situatës dhe vlerësimin e nevojave sociale kontekstuale. 

Koha që jetojmë është e vështirë për “sociologji të pastër” apo për studime sociale të “kulluara”. Ndaj për të analizuar tërë problematikat shoqërore të jetës sociale nuk mjafton vetëm analiza me gjuhë të vjetër sociale, por duhen ndërtuar sisteme dinamike më të qarta të vlerësimit teorik dhe empirik të situatës në labilitet social të dukshëm që zhvillohet në shoqërinë tonë. Është kohë e vështirë që fenomenet e jetës sociale empirike të shoqërisë tonë t’i paraqesësh përmes një sistemi sociologjik kompakt, të organizuar, që studimet pastaj të mund të shërbejnë për të analizuar dhe shpjeguar fenomene sociale, shkaqet dhe kurbën e zhvillimit të tyre. Dhe jo thjesht raste të veçanta, të shkëputura të ngjarjeve të përveçme. Argumentimi sociologjik i fenomeneve sociale të ndryshme, të paqarta, të lëvizshme, atipike e bën të vështirë që ato të trajtohen në sisteme sociologjike deri në fund logjikisht të argumentuara.  

Natyrisht, nuk është fjala për të ndërtuar ndonjë mënyrë dogmatike të studimit sociologjik të fenomeneve sociale dhe dukurive të jetës shoqërore, sepse kjo ide, në kohën tonë të paktën, është e pamundur. Koha e ka bërë shoqërinë tonë më të lëvizshme, ndaj studimet sociologjike, duke qenë të detyruara të përshtaten me ndryshimet dhe imperativat e kohës, duhen bërë më dinamike. Kjo e bën të vështirë kërkesën ultranormative të disa njerëzve, që vazhdojnë të jenë të thekur pas idesë fikse për të bërë modelime teorike të rregullta, formulime standarde sociologjike, në shumicën e rasteve të pavlera për kuptimin, njohjen dhe interpretimin e realitetit tonë social. Kjo është sociologjia që duhet ta gjejë identitetin, të sigurojë autoritetin e vet, duke qenë e vendosur me elegancë teorike midis nevojës për ligje universale, pranisë së ndryshuar të kategorive të studimit sociologjik dhe sistemeve të vlerësimit social, të cilat nuk janë në univeraslitetin e kulluar planetar të fenomeneve të përgjithshme sociale, por as në terrenet e ngushta të “rregullsive të vogla” të dukurive në nivele mikroskopike. Prandaj në kohën tonë për shkak të natyrës së modernitetit, anomisë sociale dhe inpidualizimit in ekstremis të jetës është vështirë të flitet për njohje sociale të përgjithshme dhe të pretendohet për teori sociologjike metafizike, universalisht të ngjashme. Njohjet sociologjike enden midis tipizimit dhe relativizmit. Me sa duket, ky është fati i sociologjisë moderne, por njëherësh këtu është edhe vlera, potenca dhe aftësitë e saj në kohën e sotme. Nuk ka më objekte sociale aq shumë të qëndrueshme, që për çdo fenomen apo dukuri sociale të mund të ngrihen “ligje” të përgjithshme dhe teori universale sociologjike. Jetojmë në kohë moderne, kur koncepti i shoqërisë është bërë më “plastik” dhe marrëdhëniet e njeriut me të janë bërë më relativiste.  

Kjo duhet vlerësuar kur flasim për mundësitë e reja epistemologjike të sociologjisë. Dhe me sa duket, kjo është njëra nga arsyet kryesore pse sot në vendin tonë studimet sociologjike janë ende të pakta. Edhe ato që janë bërë, pa mohuar arritjet e veçanta, herë janë fare empirike dhe inventarizuese, të bëra me stilin e vjetër të interpretimit të fakteve, që nuk merr parasysh as tipologjinë e re të raporteve të ndikimit të fortë të inpidualizmit dominant mbi shoqërinë bashkë me specifikën e ndërveprimit inpidual dhe shoqërizimit më të zbehtë të shoqërisë shqiptare. Studimet sociologjike shpesh janë eterike dhe nuk e ngacmojnë shoqërinë, ngaqë në to shpesh nuk vlerësohet dinamika e dallimeve të thella të kohës sonë midis trajtave të sjelljes sociale të “inpidit empirik” dhe dallimeve esenciale të tij nga “inpidi shoqëror” (në kohën tonë ata gjithnjë e më pak janë identikë), vendit të zgjeruar që i takon personalitetit inpidual në gjirin e shoqërisë liberale etj.  

Të gjitha këto dukuri, zhvillime pse jo dhe ligjësi të reja sociale duhen marrë seriozisht në konsideratë, nëse duam vërtet të njohim dhe vlerësojmë sociologjikisht fenomenet e reja të jetës sociale dhe të nxjerrim konkluzione sociologjike me vlerë teorike, instruktive, përgjithësuese, të dobishme për jetën. 

Pa dyshim që shoqëria moderne është e formatuar në mënyrë të tillë që të duket sikur është në disfavor të natyrës normative të sociologjisë. Në të vërtetë, pavarësisht madhësisë së kësaj të vërtete, patjetër që ajo është pengesë esenciale për sociologjinë si shkencë. Fakti që në vlerësimet e sotme sociologjike më shumë se duhen vlerësuar për analizën e dukurive dhe fenomeneve të përgjithshme shoqërore, që logjikisht duhet të kenë identitetin e tyre, të jenë relativisht të qëndrueshme, të pavarura me sovranitet relative nga fenomenologjia e shfaqjes në natyrën e personalizuar të njeriut konkret, duket se vlerësimet, analizat dhe njohja sociologjike është nën ndikimin e fuqishëm që nganjëherë e nxjerr atë nga standardi dhe parametrat e shkencës. Sepse sociologjia është e detyruar të vlerësojë jo aq shumë dukuritë e përgjithshme sociale sesa ontologjinë inpiduale dhe fenomenologjitë e inpidualitetit. Kjo është arsyeja pse në shumë raste janë rritur akuzat për sociologjinë, janë shtuar dyshimet për natyrën e saj normative të saj si shkencë e shoqërisë. Kjo është arsyeja pse duhet bërë më shumë për të forcuar bazat epistemologjike të njohjes sociologjike, të interpretimit shkencor të dukurive dhe fenomeneve të përgjithshme sociale që zhvillohen në shoqërinë tonë. Një nga sfidat e mëdha të analizës së sotme sociologjike mbetet njohja e realitetit të marrëdhënieve dhe raporteve midis inpiduales dhe shoqërores, prirjes sunduese të inpidualitetit dhe nevojës së pashmangshme të shoqërizimit. Njohja e specifikave të shfaqjes së kësaj lidhjeje delikate dhe kontroversale, gjetja e mënyrave të shëndoshjes së lidhjes dhe përmirësimit të marrëdhënieve midis tyre mbetet një nga detyrat prioritare të njohjes dhe vlerësimit sociologjik të situatës në shoqërinë shqiptare.  

Unë mendoj se është e udhës të reflektojmë në studimet tona duke u nisur nga e vërteta e kohës, që e ka bërë omnipotente tezën se uniteti social i shoqërisë sonë nuk është abstrakt, intiutiv apo thjesht empirik.  

Në fund të fundit, pavarësisht pranisë së zgjeruar të inpidit në raport me shoqërinë, përtej dominancës së inpidualitetit mbi socialitetin, edhe pse kanë ndodhur ruptura të thella të aftësitë dhe strukturave të sociabilitetit njerëzor, shoqëria shqiptare duhet parë, njohur dhe vlerësuar si njësi objektive me fenomene që janë tipike, dukuri fenomenologjike të ngjashme, që të krijon mundësi për t’i njohur dukuritë sociale, për të vlerësuar tipicitetin, që të bëjnë koshient për mundësitë sociologjike të mëdha që kemi për të bërë sintezat e duhura sociologjike, që aq shumë i duhen shoqërisë shqiptare të kohës sonë. Ne sociologët nuk kemi detyrë tjetër, as terrene dhe fakte sociale të njohjes për t’u marrë përveçse lidhjes së domosdoshme me ontologjinë dhe fenomenologjinë e dukurive sociale që zhvillohen në shoqërinë shqiptare. Ashtu siç zhvillohen, me atë kaotizëm, intensitet dhe rregulacion që kanë, me specifikën me të cilën ato shfaqen në shoqërinë tonë. 

Në vend që të ankohemi për vështirësitë e njohjes dhe vlerësimit të fenomeneve sociale, duhet të shtojmë aftësitë tona sociologjike, në mënyrë që të mos fshihemi pas gishtit, të mos humbasim pyllin që fshihet pas drurëve, por të bëjmë përpjekje të vërteta për të bërë të mundur njohjen e fenomeneve të shoqërisë shqiptare, duke i vlerësuar ato me optika sociologjike që ndihmojnë rregullimin e cilësisë së marrëdhënieve sociale dhe vlerës së jetës moderne. Unë besoj se pavarësisht se studimet sociologjike në shoqërinë tonë janë të reja, sepse kjo shkencë ka fare pak kohë që ka filluar të zhvillohet, megjithatë nganjëherë të duket se orientimi që ka marrë apo që po i japim zhvillimit të saj, në disa raste duket se nuk është duke ecur në rrugën e duhur për të shkuar atje ku duhet, sepse duken akoma të vakëta dhe sporadike përpjekjet për të analizuar shkencërisht fenomenet e jetës sociale. 

Vështirësia bëhet akoma më e madhe nëse marrim parasysh faktin që jeta sociale në shoqërinë tonë, për shkak të lirisë sociale dhe inpidualitetit njerëzor, nuk ka qenë kurrë kaq spontane dhe kaotike sa sot, gjë që nuk të favorizon për të bërë studime sociologjike të standardizuara, për të ndërtuar sisteme të qëndrueshme të vlerësimit social të dukurive shoqërore. Jetojmë në kohën më intensive të relativizmit social dhe papërcaktueshmërisë së vlerësimit sociologjik të dukurive, kur nuk është më aq e lehtë sa dikur në kohën e baballarëve të sociologjisë, kur ishte e mundur për sociologun që të organizonte realen e shoqërisë përmes sistemeve, analizën përmes kategorive sociale dhe modeleve paradigmatike të studimit sociologjik. Kjo është arsyeja pse studimet e vërteta sociologjike janë bërë të vështira për t’u realizuar dhe fenomenet sociale jo të lehta për t’u njohur dhe interpretuar shkencërisht. Natyrisht, asnjë studim sociologjik nuk bëhet pa sistem njohjeje, kategori teorike të vlerësimit dhe mënyra të njohjes dhe interpretimit epistemologjik të fenomeneve sociale të jetës sonë, sado kaotike, anormale dhe jotipike që të jenë ato. Por duhet përmirësuar raporti midis fakteve sociale dhe ndjesive jonormative sociologjike, të cilat shpeshherë e orientojnë mendimin sociologjik në rrugë pa krye, apo e vënë atë në enklava të mbyllura të kohës së shkuar, analiza e të cilave nuk ka vlerë të madhe. Kohët e fundit ka një theksim të dukshëm të orientimit të studimeve sociologjike për çështje periferike apo grupacione dhe çështje sociale me natyrë ngushtësisht inpiduale. Kjo sepse shkenca e sociologjisë në përgjithësi sot si kurrë më parë është nën presionin e agresionit të fortë të inpidualizmit të jetës moderne. Ca nga presioni dhe ca për modë bashkëkohore, spostimi i pamerituar i sociologjisë në territoret e ngushta studimore e ka bërë atë më shumë të lidhur me shqetësimet e inpidualitetit dhe problemeve që burojnë nga presioni i fortë i tij mbi jetën sociale. 

Me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në shoqërinë moderne, edhe pse inpidi është bërë forcë sociale, në disa drejtime e pavarur nga shoqëria, edhe pse inpidualizmi është kuintesencë e modernitetit, flamur i shoqërisë liberale, këto kanë kuptim të plotë jo aq në aspektin sociologjik sesa kur janë në optikën e vlerësimit politik. Po nëse hyjmë në terrenin social dhe duam të bëjmë interpretime sociologjike, nuk mund të bëhemi aq naivë sa të besojmë se inpidi është elementi i fundit i botës njerëzore. Përkundrazi, që nga fillimi i kohës moderne, kur filluan të shfaqen dhe të zhvillohen këto dukuri sociale dhe ndjenja inpiduale, sociologët kanë qenë të mendimit se, megjithatë, në shoqëri nuk është inpidi i vetmi realitet social. Ka ca realitete të tjera sociale, më të përgjithshme, fakte sociale, që meritojnë sinteza intelektuale, analiza sociologjike shkencore dhe superiore.  

Ekzistenca e inpidit relativisht të pavarur nga shoqëria nuk do të thotë që të bëjmë gabimin sociologjik dhe me naivitet të mendojmë se sot vetëm ekzistenca inpiduale është e vetmja ekzistencë reale. Të thuash këtë, nuk është vetëm gabim sociologjik, por antinomi logjike me pasoja sociale. Të paktën sociologët nuk mund ta mendojnë apo t’i gjejnë bazë logjike dhe argumentuese. 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen