Lirikë e Zefit

Diaspora, Këndi poetik | Zef Prenka | 10.04.15 | 11:31

Katandisje e ç’roditje

 

Pse ti, or vëlla rri kokëulur?!

tanimë, kur liria është

pse, je e mërzitur, oj motër?!

kur, barazia nuk të mungon

 

Gjashtëqind vjet, e pritem

të shkallmuar, të përbuzur, të…dhunuar…

shërbëtor në shtepinë tonë, pra ishim

gjakun më briliant që, gjenetika njeh

në derivat gjenesh të huaja u turbullua

mbijetesë për hirë të Zotit

me moral e atëdhedashuri të Kastriotit

 

Pse pra, vëlla rri kokë – këmbë bashkë?!

kur, dita erdhi për me u dashtë!

pse vallë oj motër, nuk gëzohesh në ketë votër?!

kur, gjithmonë plagë bajlozash

me lot pastroje e me gjëmë shëroje

nderin tënd nuk trathëtoje

me shpatë e gërqak, ti motër mbrojëje?

 

I mjer qofsha po t‘ kam faj,

e t’përbuzë atë gjámë trishtimi

që edhe vellën e nusërisë,

nëpër shkurra të patën grisë

ata shejtanat e Osmanlisë

 

E pra, motër e or vëlla shqipëtar

ca kopila n’derë e të pa nderë, kanë dalë

nuk i gëzohën lirisë së këtij trualli

se nuk është dinjitet i tyre, e quajnë haram

këtë vënd shqiponjash , të robëruar

katandisur, të ç’roditur e duan, si më parë,

 

Por, shqiptari lufton me mënd

n’vënd të shpatës sot, ka një pëndë

i kthen nderin e krenarinë

tmerron kopilat dhe krejt shkini-në,

me trimërinë e Skënderbeut,

me humanizëm Tereziane, politikën Rugoviane

demokracitë e botës, për vete báne…

 

zp

Stuttgart 2015

 

 

 

 

 

 

 

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen