Veteranët dhe „Veteranët“

Diaspora, OP-ED | Dedë Preqi | 14.04.15 | 22:42

Dedë Preqi

STATUSIN E VETERANIT E MERITON ÇDO LUFTËTAR, POR JO EDHE AI, QË FARE SKA QENË USHTAR

Ndërkaq, Luftën e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, nuk mund ta mohon askush, sepse kjo ushtri çlirimtare ishte opsioni i fundit, që ti thotë mjaftë, durimit dhe dhunës serbo-sllave në këtë vend. Nuk mund të thëmi se luftat janë zgjedhje të problemeve njerëzore, të cilat shkakëtohen shumë lehtë, por pasojat që lënë mbrapa, nuk riparohen kurrë, të cilat vazhdojnë edhe me vite të tëra edhe kur ato pushojnë.

                Dedë Preqi                 Rrezore.com

Dedë Preqi
Rrezore.com

Lufta e fundit kundër pushtuesit serb ishte një luftë e imponuar dhe ana e organizimit të UçK-së, dhe kuptimi i kësaj lufte ishte një mendim i prerë, që sa më parë të bëhët i mundshëm lirimi i vendit dhe largimi i dhunës së egër serbe, që ushtrohej ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Forcat e Armatosura të Serbisë, në bashkëpunim me policinë dhe grupet paramilitare serbe, kanë kontrolluar dhe përgjuar çdo pjesë të teritorit të Kosovës, duke përdorë të gjitha masat e dhunshme ndajë popullatës së pafajshme shqiptare, duke shkakëtuar me qindra e mija viktima, pos tjerash duke i dëbuar dhe nga trojet e veta shekullore.

Kjo luftë ka lënë shumë pasoja të rënda, me çrast janë edhe 17oo kufoma të njerëzve të pagjetur, të cilët janë ekzekutuar dhe marrë nga kriminelët serb, duke i varrosur në gropa masive dikund nëpër djerrinat e Serbisë, me qëllim për ti humbur gjurmët e tyre fashiste. Në këtë luftë të pabarabartë, u dhunuan me mija femra shqiptare nga paramilitarët dhe ushtria fashiste serbe, të cilat edhe sot e kësaj dite vuajnë nga traumat e rënda, që mund të jenë pasoja tragjike dhe psihike, deri në fundin e jetës së tyre.

Duhet gjithmonë ta kemi në mendje dhe mos ta harrojmë ndihmën e fuqisë ushtarake të NATO-s, dhe UçK-në, që e larguan dhunën dhe i dëbuan forcat e Serbisë nga Kosova, në fakt, duke e ndryshuar situatën e rëndë dhe kritike, me lëvizjen dhe gjallërinë e popullatës në Kosovë dhe tërë asaj bote që jetonte me një ndjenjë ethesh dhe frike në këtë vend.

Fatalizmi i popullit shqiptarë në Kosovë, akoma vuan nga pasojat e luftës së fundit, por edhe nga pasojat tjera në rindertimin e shtetit të ri, të cilat pasoja qëndrojnë përditë përballë këtij populli të fortë, por të ndrydhur sikur limoni, në të cilin popull ende nuk realizohet ëndërra e plotë, e cila do të dukej më ndryshe dhe më e mirë e ardhmja e këtij populli dhe vendi.

UçK-ja, ishte impulsi kryesor që e mbajti gjallë shpresën e popullit të vet
Formimi i UçK-së, ishte një imponim i dhunës dhe shtypjes së vazhdueshme ndaj popullatës shqiptare nga sistemi fashist i çpikur dhe përdorur nga ligjet e Serbisë, të cilat përgaditëshin e zieshin në veqanti nëpër kuzhinat serbe, të servuara prej Akademikëve dhe Akademisë së Shkencave të Beogradit.

Formimi i UçK-së, ishte dhe vetë organizimi e vullneti të popullit shqiptarë, në luftë kundër pushtuesit serb, duke mbrojtë popullin dhe vendin e vet nga një regjim dhe agresor me prapavija çfarosëse të një kombi.
Në organizimet formale dhe ato konstruktive nga radhët e saj, ushtartët e UçK-së, u shtuan vullnetarisht nga gjitha anët e Kosovës dhe Shqipërisë, me çrast në Shqipëri u organizuan dhe u ushtruan shumë formacione luftarake, të cilat edhe armatoseshin nga ky vend, duke depërtuar deri te fushëbetejat e Kosovës. Formacione tjera vullnetare rrjedhën edhe nga Amerika e largët edhe Australia, dhe shumë vende tjera, duke mos harruar të përmendim vendet ballkanike, Kroacia, Sllovenia dhe ato Europiane, si Gjermania, Zvicrra, Austria, dhe shumë vende tjera, të cilat u bënë nyje kryesore, si në formacionet ushtarake me ushtarë vullnetarë, poashtu edhe me mjete materiale, duke e mbajtë gjallë popullatën e Kosovës, bashkë me ushtrinë e saj.

Gjithë ajo forcë e përbashkët e luftëtarëve të lirisë, bashkë me forcat e NATO-s, e krijuan edhe jetën e re në Kosovë, dhe ofruan mundësi që populli shqiptarë të jetojë i lirë në këtë vend. Liria e Kosovës, edhe pse kushtoi shumë, duke dhënë me qindra e mija martir, dëshmorë dhe heronj, të cilët nuk e kursyen jetën e tyre për çlirimin e vendit të vet, duke marrë pjesë në luftë i madh e i vogël, me një qëllim dhe me një ideal liridashës.

Lirinë e Kosovës e kanë ndimuar shumë faktorë të rëndësishëm dhe një ndër ta, është edhe faktori i mërgatës shqiptare nëpër botë, e cila e bëri edhe të pamundshmen, brenda një uniteti të përbashkët, me organizimet e pashembëllta rreth grumbullimit të mjetëve luftarake, financiare dhe vetë organizimeve ushtarake, prej të cilëve kishte edhe nga ata, që i lanë familjet e tyre, gruan dhe fëmitë në vend të huaj, që nuk i panë më kurrë, duke e sakrifikuar jetën për vendin e vet. Kosova nuk i ka borgj kësaj mërgate, sepse atdheut i kemi borgj gjithmonë, por qeveritarët e saj të sotëm, bashkë me ata që e zhvatën djersën e tyre, 3% dhe të tjera, nuk mund të pastrohen kurrë nga mëkatët dhe të bëmat anti-atdhetare, të cilët nuk dinë të ngopën me djallin e tyre.

UçK-ja, ishte një shembëll i veqantë uniteti, por nga kompaktet e saja zbërthyen edhe disa elemente tjera jo kompakte, me përsonazhe të veqanta dhe të çuditura, që nuk përputhej me vizionin dhe qëllimet e përbashkëta, por që kishin qëllime tjera, apo partiake e vëlla-vrasëse, që krijon një shenjë dhe ndjenjë pasigurie në mes të UçK-së, duke u ndarë në dy pjesë, në FAK, dhe në UçK. Për fat të keq, kjo ndarje ekziston edhe sot e kësaj dite, duke i ndarë luftëtarët e lirisë së Kosovës në dy pjesë, të cilët nuk mundi ti ndajë as lufta dhe as armiku i tyre.

Ibrahim Rugova, presidenti historik dhe ideatori i Pavarësisë së Kosovës, Adem Jashari, heroi i popullit të Kosovës, dhe shumë e shumë martirë, dëshmor dhe heronjë të tjerë të vendit, nuk e patën dhe nuk e menduan kurrë ideologjinë e ndarjeve dhe formacionet ndarëse të shqiptarëve, por gjithmonë të unifikuar, për tu mbrojtur e luftuar armikun e përbashkët, ndërsa këtë ideologji e çpikën vetëm ata që u dalluan dhe u vunë në shërbim të armikut të këtij populli, të cilët edhe sot, po këta njerëz shantazhojnë, falsifikojnë dhe përbuzin statusin e veteranit të ushtarit të UçK-së.

Ushtarë i UçK-së, është sëcili njeri që ka marrë pjesë në luftën kundër armikut të përbashkët, edhe ai që nuk ka qenë në luftë dhe e ka ndihmuar në mënyra të ndryshme, finciare e materiale, por edhe ai, e ajo nënë, që ushtarëve të saj u ka dhënë me ngrënë e me pi. Ndërsa, statusin e veteranit e meriton çdo luftëtarë, por jo edhe ai, që kurrë nuk e ka shkrepë një plumb kundra armikut, apo që fare nuk ka qenë ushtarë, sepse këtu është një dritare e cila i ndanë dy botëra paralele, atë të luftëtarit në beteja dhe të vrojtuesit, duke pritur momentet e reja.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen