Të kërcënuar

Analiza & Komente | Engjëll I. Berisha | 24.07.15 | 16:26

Engjëll I.Berisha

Këtyre ditëve me vapë, po kërcënohemi nga infektimet, – me mungesë uji, nga mbeturinat, – në mungesë pastrimi. Nga rrezet e diellit, – me ekspozim të tepruar. Rrezik për të moshuarit, me zemër të dobët, për lëkurën, dhe disa të tjerë me shëndet jo stabil.

Po kërcënohemi nga mungesa e rrymës, jemi në terr dhe territ nuk i besohet.

Po kërcënohemi nga parlamentarët, nëse nuk e votojnë Specialën, mbase rrezikohemi nga faktori ndërkombëtarë. Kush e di, kujt ti besohet.

Po kërcënohemi nga grupe ekstreme, ku në emër të Zotit, duan ta vrasin mendimin. Duan të realizojnë projekte, sipas tyre, të bëjmë siç bëjnë ata, të mos kemi Komb, Kushtetutë, Atdhe, as përkatësi tjetër, pos vëllazëri të besimit, gjithnjë siç e duan ata.

Jemi të kërcënuar nga uraniumi, i cili për Lirinë e Kosovës, u zbraz në fushat prej nga e nxjerrim bukën, e marrim qumështin, aty ku bëjmë tregti dhe ku hapim themele të banimit.

Uraniumi është shkaktar i sterilitetit, i sëmundjeve malinje, kancerogjene, në numër drastik të rasteve, në të gjitha moshat. Këtij kërcënimi, po i ndihmon mjekësia shumë e pa organizuar, e plaçkitur, e korruptuar.

Liria e Kosovës, është fituar me uranium, me bomba, me fishekë, me dëbim masiv, me vajë e lotë. Me kufoma të zhdukura, që edhe sot, për disa familje, janë liri e zbehur.

Edhe ata që sëmuren sot nga uraniumi, janë martirë për Lirinë e Kosovës.

Po kërcënohemi nga vetë Liria, sepse, jep shumë mundësi për ta manipuluar pushtetin. Kjo është më e dhimbshmja. Mbase, kurrë nuk duhet dënuar Lirinë, por dikush po gabon nga liribërësit. Kështu po thonë mediat. Diçka edhe po e shohim.

Po kërcënohemi nga politika, sepse, sipas faktorit ndërkombëtarë, jemi të izoluar nga politika e keqe.

Po kërcënohemi nga narkotikët, treg shumë në lëvizje, dhe që nga sot, e reflekton të nesërmen shumë rrezikuese. Narkomanët nuk e njohin lirinë as atësinë, njohin dozën dhe tregun.

Mbase, nuk janë shumë këto kërcënime, sepse jetojmë në përditshmëri dhe nuk i shohim. Kësaj jete i thonë, ankth e frikë. Ata që jetojnë në ankth, zgjohen të trishtuar. Trishtimi është sëmundje e dukurive që vijnë më së shumti kur flemë, e kur jemi të qetë. Kjo është mbjellje të cilën nuk e korrim ne. Korrin të tjerët.

Mendja jonë, është rezistente, mbase për tu studiuar. Mendja jonë, nuk din të reagojë ndaj kërcënimit, sepse, gati jemi shndërruar në kërcënues ndaj njëri tjetrit.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen