Lirike Poezi ‎-Vatra e Poetëve „Një shqipëri në mërgim“

Diaspora, Këndi poetik | Zef Prenka | 14.04.15 | 23:00

Llemadeo


Ishim brezi…
!

Ishim brezi i loteve, o Atdhe,
i dhembjeve qe i mjekuam me buk misri thate,
i plageve qe i mbeshtjellem me zhele
dhe me opinga qe i terhiqnim zvarre…

Ishim brezi qe na e vrane fjalen
na e vrane buzeqeshjen ne fytyre
na e zune frymen sa here thame Jo,
sa here guxuam qe te kundeshtojme nje grime…

Ishim brezi i dhunuar i gjysemes se botes,
ne eksperimentin e lig te luftes se ftohte,
kur gjysma tjeter ne lumturi jetonte,
atehere kur gjysma veshtronte se si gjysma tjeter po ngordh…!

Ishim brezi kur filmat e huaj me ankthe ndiqnim
kur Katanin e shihnim si heroin shpetimtar,
ndersa si kriminel e shihinim Karidin…
tek enderronim qe ashtu te zhvillohej lufta kunder mafiozve shqiptar…!

Ishim ata qe enderronim te mos ndodhte me
qe zyrtaret te vidhnin te vrisnin e te shkerdhenin,
ne cdo ane ne cdo kohe, mbi cdo gje,
ishim ata qe enderruam qe te mund ta shijonim Lirine
dhe ta ndjenim shijen e bukur te Nderit…!

Mirpo ndryshuan vec sistemet, platforma mbeti po ajo,
mafiozet ndrruan vetem postet dhe zyrat e vendit
me po te njejtat metoda, me po te njejtet bij sundimtaresh
me po te njejtat hajduter e kurvar mafioz…!

Te njejta mbeten dhembjet per popullin o Atdhe,
ku horrat kurvaret zyrtar nuk lene vajze as grua te jetoje me nder,
por per nje vend pune, per nje emrim, i shkelin
i bejne skllave seksi, pas te cilave skllaverohen familjet
shoqeria servile qe shtyp vendin ne cdo Vlere…!

Ndersa arratisjet vazhdojne cdo dite…
mafia shton zyrat, kolltuqet, ngren katet e krimit…
shton bandat e droges dhe te prostitucionit
ne emer te demokracise, ne emer te zhvillimit…!

~Copyright~©LLemadeo~

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen