Alma Lama edhe më e fuqishme në skenën politike

OP-ED | Rrezore | 24.08.14 | 12:08

(Ripublikim nga dt. 21.05.2014- me kërkesë të lexuesve)

Në ditët e sotme nuk është fare e lehtë që, zëri i një fëmre të kumboj aq furishëm, me vëndosmëri deri në klithje për largëpamësi dhe dinjitet kombëtar.
Por ja, se edhe Zoti ua jep forcën dhe guximin, intelektin dhe kurajon që,pa kursyer as kohë as mundi, një grua shqiptare sfidon dhe jo vetëm kaq,por ajo i tejkalon premisat e një femëre të zakonshme duke japur leksione klasës politike aktuale, se kah duhet vazhduar rrugëtimi i kombit tonë shqiptar.
Kjo zonjë sigurisht që e ka marrë shumë seriozisht transparencën dhe realitetin aktual politik në Kosovë.
Ne duhet të gjithë(pa përjashtime) që t´a përkrahim,sepse ajo ka vizion pro përëndimor, e njeh shumë mirë problemin social në vënd, ngre zërin e arsyes për femrën shqiptare dhe pozitën e saj në shoqëri, ruan dhe kultivon ndjenjën kombëtare, rrespekton me epitet figurat dhe lavdinë historike shqiptare, shpirtëmadhe dhe e pa kompromis në kultivimin e vlerave të atëdhedashurisë, vizionare për rininë tonë ,pra, me një fjalë SUPËRFËMRA shqiptare e ditëve tona.
Është fat dhe krenari të kemi një zonjë enciklopedike botrore për politikë, e cila shpresojmë të merrë së shpejti ( në mos më shumë),timonin e Diplomacisë Kosovare,sepse ajo mundë dhe guxon të veprojë me dashamirësi dhe vigjilencë të jashtëzakonshme për mirëqënje të përgjithshme të keëtij populli të shumëvuajtur.
Redaksia e portalit rrezore.com uron që znj. Alma Lama të votohet edhe përtej LDK-së, si unifikuese dhe dashamirëse për të gjithë-pa dallime.
Në vazhdim ajo u drejtohet të gjithëve me letren e saj të postuar në Facebook, citojmë:

Te dashur miq,
Gjate mandatit si deputete e legjislatures qe sapo perfundoi jam perpjekur te jem zeri juaj, te mbroj interesat e Kosoves dhe interesat kombetare, ne cdo fjale qe kam thene, ne cdo votim timin, ne cdo ligj qe kam votuar, ne cdo veprim a takim.
Kam luftuar per me shume transparence, per me shume pergjegjshmeri institucionale, per me shume vetedije shteterore. Jam perpjekur me gjithe shpirt dhe sinqeritet maksimal qe Kosoven ta bej nje vend me demokratik, nje vend me vizion perendimor. Une besoj ne kete vizion dhe jam e bindur se eshte i vetmi vizion qe Kosova dhe kombi shqiptar ne teresi, duhet te realizoje.
E kam ngritur zerin, edhe atehere kur te gjithe kane heshtur per hir te interesave personale, apo partiake. Jam ndjere shpesh e vetmuar ne kauzen time pro-perendimore, por ne cdo cast e bindur se kjo kauze eshte e drejte, dhe se kam mbeshtetjen e njerezve me progresiste dhe me patriote te ketij vendi.
Eshte kjo kauze dhe mbeshtetja juaj, ajo qe me dha vullnet per te vazhduar me politiken, per te mos u larguar por per te vazhduar angazhimin edhe me fuqishem, tani nen siglen e Lidhjes Demokratike.

Une shpresoj qe ne keto zgjedhje ju do te me mbeshtesni, vecanerisht ju drejtohem miqve te cilet drejtperdrejt me kane kerkuar me kembengulje qe te vazhdoj rrugetimin politik.

Me respekt
Alma

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen