Nëna Tereze edhe në Singen të Gjermanisë

Diaspora | Zef Prenka | 21.06.15 | 22:46

Busti i Nënës Tereze i punuar nga skulptori Mal Myrtaj, është një vepër që nga prizmi i integrimit flet shumë…!?

Me ketë vepër vetëm sa forcohën urat e bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe popullit Gjerman.. u tha nga diskutimi i kryebashkiakut të Singenit

Nëna Tereze nuk është vetëm e Shqiptarëve, ajo është e gjithë rruzullit toksor, është simbol i mirësisë dhe humanizmit, ajo qëndron si shpresë e të varfërve dhe të sëmuarve, ajo me veprat e saj bëri ripërtrirjen e lidhjes mes jetës toksore me atë të amshueshme..!
Edhe kryebashkiaku i Singenit z. Bernd Häuser e quajti Nënën Tereze pjesë e popujve të botës, „ajo është edhe e jona“ e sidomos nga sot kur ajo do qendron përherë në parkun e Spitalit të qytetit të Singenit“
Në ketë evenimet ishin të pranishëm përpos zyrtar të Komunës së Singenit, të Spitalit të fëmijëve të Singenit edhe nga ana e përsonaliteteve shqiptare si , ish Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Gjermani Dr. Vilson Mirdita, ish Kampioni i Europës në Boks Luan Krasniqi, Konzulli i Republikës së Kosovës z. Faket Kajtazi, nga Famullia katolike Shqiptare në Gjermani , Lon Karrica dhe Zef Prenka, nga aktivist ishin z. Lekë Preçi, vëllezrit Mustafë dhe Tahir Shabani nga Shoqata „Yjet e Kosovës“ në Emmendingen“, poashtu edhe piktotët e mirënjohur Dan Gashi dhe Augustin Përgegaj e që ky i fundit i dhuroj kryebashkiakut të Singenit një pikturë- Portreti i të lumes Nënës Tereze.
Në ketë përurim ishin të pranishëm një numër i madh bashkatdhetaresh që do e veçoj edhe z. Sadik Halilaj icili para pak ditësh në Prishtinë, pikërisht para varrit të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dha shëmbullin më të mirë prej atdhetari, që fali gjakun e djalit dhe po ashtu u përshëndet nga shumë pjesmarrës.
Iniciatoret fam. Gojani dhe shumë bashkatdhetar nga Singeni kishin organizuar një koktej rasti për të pranishmit.
Rrezore.com

Zef Prenka, Lekë Preçi Lon Karrica

 

 

Mal Myrtaj dhe konzulli z. Faket Kajtazi

Mal Myrtaj dhe konzulli z. Faket Kajtazi

 

Luan Krasniqi dhe Tahir Shabani

Luan Krasniqi dhe Tahir Shabani

 

Ish Ambasadori z.Vilson Mirdita dhe konzulli z. Faket Kajtazi

Ish Ambasadori z.Vilson Mirdita dhe konzulli z. Faket Kajtazi

 

 

 

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen