Mikel Gojani – NË VEND TË RECENSIONIT

Analiza & Komente, Këndi poetik, OP-ED | Zef Prenka | 24.08.16 | 23:03

POEZI ME VLERA TË MIRËFILLTA IDEO-ARTISTIKE DHE NATYRSHMËRI TË THELLË POETIKE

Elena Përlaska – Kqira, „Udhëtimi nëpër kohë“, Prishtinë 2016.

Mikel GOJANI

Elena Përlaska – Kqira, u lind më 1968 në fshatin Zllakuqan të Komunës së Klinës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindjen, gjimnazin në Klinë, ndërkaq Shkollën e Lartë Pedagogjike – drejtimi i Edukimit në Prishtinë. Për shumë vite ka punuar mësuese në shkollën fillore „Atë Shtjefën Gjeçovi“ në Zllakuqan. Me krijimtari letrare merret qysh nga vitet e ’80-ta, ndërsa ishte në bankat e shkollës së mesme. Poezitë e saj i ka botuar në disa gazeta dhe revista në Prishtinë, si „Pionieri“, „GEP-i“, „Mëngjesi“, „Zëri i rinisë“, „Bota e re“, „Jeta e re“, Kosovarja“ etj. Aktualisht jeton në Argau – Zvicër.

Vargje që tingëllojnë nga larg

Në vëllimin poetik, „Udhëtimi nëpër kohë“, modest për nga sasia, të Elena Përlaskës – Kqirës, ndjehet natyra e fjalës së ngjeshur, si një mënyrë të krijuari dhe të shijuari të bukurisë së saj. Megjithëse lakonizmi nuk synon ngushtimin e kundërvështrimeve, po gjetjen e thelbit të çastit poetik, të situatës së emocioneve, të karakterit që skicohet kryesisht me anë të gjetjes dhe pranëvënies së skajeve të së njëjtës (shpesh uni-t) dhe kontrastin e krijuar, që shpeshherë shfaqet si paradoks. Kjo ka sugjeruar edhe përdorimin e dendur të antitezës dhe të krahasimit.
Autorja ka krijuar zërin e saj të mëvetësishëm për objektin e kërkimeve dhe për vetë etjen e mjedisit që ka rrethuar dikur dhe që rrethon sot, duke e vrojtuar nga ngushtica e dritareve të tilla, duke vënë në dispozicion kohërat e hershme të viteve’80, 90 dhe ato të realitetit të pasluftës, përkatësisht duke u fokusuar në botën e saj larg vendlindjes.
Në disa poezi vërehet përpjekja për të dhënë një varg me thelbin filozofik të gjerave dhe dukurive, autorja merret me qenien, kuptimin e ekzistencës së saj, në mënyrën në mënyrën e rrugës së vet të zgjedhur, duke i shtruar tezat filozofike nisur nga e kundërta e tyre dhe duke hedhur kështu dhe lënë hapësirë për dilema të ndryshme, përkatësisht pyetje të reja.
Libri i autores Përlaska – Kqira, „Udhëtimi nëpër kohë“, organizohet në pesë cikle, që krijojnë një strukturim unikal për nga përmbajtja e poezive që ngërthehen në të gjithë këto cikle, siç janë: „Horizontet e jetës“, „Udhëtimi nëpër kohë“ „Dheu i largët“, „Ikja nga pas-vetja“ dhe Përjetësi“.
Dy poezitë që janë konceptuar në fillim të librit, „Buzëqeshje e thyer“ dhe „U ktheve përsëri!“, janë të shqipëruara edhe në gjuhën e gjermanishtes.

Natyrshmëri e thellë poetike

Libri i ri poetes, Përlaska – Kqira, „Udhëtimi nëpër kohë“, është një zbulim interesant i brendësisë krijuese të autores, e formësuar nga grimca meditimesh dhe përjetimesh, përvojash dhe ndjesish, që plotësojnë një anë të re të profilit të saj prej krijuese, befasuese për romantizmin dhe melankolinë tipike për brezin e atyre viteve dhe të viteve të mëvonshme.

Në ngrohtësinë e natës
Nga lart qindra yje
Hareshëm lundrojnë
Në ëndrra të pafundme

Mëngjesi i porsalindur
Zgjohet ndër ëndërrime
Me vete bart
Një trastë kujtimesh
Të blerta

(Poezia, Kujtimet, fq. 15

Kështu përpos shumë temave nga më të ndryshme, në poezitë e se cilave vërehet një natyrshmëri e thellë poetike, në brendinë e këtij libri ngërthehet edhe një cikël poezish ku ndihet Kosova dhe dhimbja e saj.

Unë dhe Ti
Të durojmë
Se bishat e egra
Kanë ngritur kokën

Unë dhe Ti
Të qëndrojmë
Se rrebeshe kohërash
Ranë mbi ne

Unë dhe Ti
Të gëzohemi
Sepse së bashku
Do të këndojmë Himnin e Kohës-

KOSOVË…

( Poezia, Kosovës, fq. 25)

Duke lexuar poezia tepër të realizuar, si për nga aspekti motivor, po ashtu edhe në atë artistik, tek këto poezi vërehen pretendime për vlera të mirëfillta, ku përjetimet lidhen me thelbin e njeriut dhe me forcën e dinjitetit, që nuk ekziston ndonjë vështirësi për t’i zbuluar dhe gjithnjë në mënyrë të re.

Vargjet mbesin një nga ato dhurime të vetvetes, e vetmja ambicie e poetëve, që e kanë në natyrë të magjepsen nga bukuria e krijimit.

Poezi që përfaqësojnë shpirtin autentik te autores

Duke lexuar këto poezi aty-këtu vërejmë vargje përkushtimore që përfaqësojnë për shpirtin e autores dhe kombit në përgjithësi, si poezitë kushtime, si „Ike me shirat e pranverës, që autorja i kushton nipit të saj, Valerian Përlaska, i cili në vitin 2014 u shua në moshë të njomë, pastaj poezia, „Nën hijen e Lapidarit“, kushtuar të rënëve të fshatit Guskë, më 27 prill 1999, dhe poezia, „Kujtimi që shndrit si portret diellor“, kushtuar babait, Lekë Përlaska, mësues dhe pedagog shumëvjeçar i arsimit shqip, i cili vdiq më 5 maj 1999, në mëngjesin e lirisë, të cilin nuk e pa kurrë dhe iku në amshim me këtë mall.

Edhe pse nga largësia
Çdo ditë
Kthej kohën prapa
Në reminishencën
Që ngjall kujtime

Edhe pas kaq vitesh
Të ikjes Sate në përjetësi
Faqeve më shkasin
Lot mallëngjimi
Lot dhimbjeje
Që s’shterojnë asnjëherë…

(Poezia, Kujtimi që shndrit si portret diellor, fq.)

Dhe krejt në fund lirisht mund të konstatojmë se vëllimi poetik i autores Përlaska -Kqira është një vlerë e padiskutueshme që lexohet me shumë ëndje.

Udhtim në kohë

Udhtim në kohë

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen