Kangë për Mirditën nga Xhenc Bezhi!

Këndi poetik, Rrezore | Xhenc Bezhi | 20.08.18 | 12:52

KANGË PËR MIRDITEN

Ka diku rreth dymijë vjet,
kur Shën Pali i kofshim falë,
tu e përhapë fenë e Krishtit,
deri n´Mirditë kishte pas ardhë.

Për Shën Pal thotë mirditori,
pasha qiell, e pasha dhe,
marrim flakë si merr baruti,
me na prekë kush n´komb e në fe.

N´Mirditë mund te hyjsh si mik,
se për ndryshe ke shkele në mina,
pyet ata qe e provuan;
sa vajtuan turkina e shkina.

N´ty ka lindë dhe u burrënue,
t´art i kishte pendë e gishta,
dhe nga varri po t´përmend,
ma i madhi At Gjergj Fishta

Te gjithë urtinë qe patën brezat,
profesori Anton Çetta,
i ka mbledhë dhe na i la ne,
qe ti mbajmë për sa te jete jeta.

Në rend mas tyne vjen një djalë
që se tund fjalët as termeti
mendje ndritun e zemrën mal
atdhetari Paulin Zefi.

Edhe një herë dëshmoi burrninë
mirditorëve t’u ju pri në ballë
s’lanë me ngul flamurin turk
yll e hanë në Mirditë për të gjallë.

Xhenc Bezhi

Gusht 2018

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Xhenc Bezhi

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen