Urimi i z. Engjëll I. Berisha dedikuar Rrezores

OP-ED | Zef Prenka | 19.12.15 | 17:52

Gëzuar “Rrezore” drite
S’ka dyshim se jeta në diasporë është nisur si ngrehinë strehimi, më pastaj u bë kafshatë buke për mbijetesë, dhe sot, është pasuri, sa shpirtërore aq ekonomike. Kjo ekonomi u bë shtytje për ta fituar lirinë në Kosovë, dhe po ashtu përfituese në të gjitha trojet shqiptare. Kjo diaspore, pjesë trupi e shqiptarisë, kishte nevojë edhe për rreze drite në gjuhën shqipe, të shprehen, të demonstrojnë dhe të manifestohet për virtytet e tyre.

Engjëll I. Berisha

Engjëll I. Berisha

Në shumë sosh, në media dhe organizata, u mbushem me dashuri, reflektuam ndjenja dhe u mbajtem mbërthyer deri te një ditë kur erdhi Liria dhe krijimi i shtetit më të ri në Ballkanik e ashpër.
Në këtë dritare, rrin edhe sot portali “Rrezore”, duke na dhënë mundësi të ndihemi gjallë, e të komunikojmë ndërmjet veti. Redaktori i saj, miku im Zef Prenka, shprushej dhe sikur digjej në vehte, të mos e mbyll këtë mundësi, përkundër kohës së tij jo të mjaftueshme për një punë kaq të madhe.
“Rrezore” promovojë dhe promovon dhe sot, krijues të rinjë. Thënë metaforikisht, është një vend prej nga shikohet Atdheu, prej nga i shohim të vyerit e kombit. Një sirtar ku ruhet historia e jonë, hisoria e djeshme dhe ajo që po shkruhet.
Uroj të jeni ende të hapur, të jeni fjalë e gjallë, dhe optimizëm me më shumë dritë, sepse, kemi shumë nevojë për rreze drite, për dritë në përgjithësi.
Uroj, Zef Prenken, të jetë në linjë, siç është në linjë të duhur. Të tjerëve, bashkëpunëtorëve, mendje të mprehtë, dhe shëndet.
Gëzuar Rrezore drite.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen