Kodet e mëdha të datave historike shqiptare

Histori & Fakte | Rrezore | 24.03.19 | 23:51

Prend BUZHALA:

KODET E MËDHA TË DATAVE HISTORIKE SHQIPTARE

(Në 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë)

Janë KOD MË VETE përputhja e datave të ngjarjeve të historisë më të re të Kosovë në raport me Serbinë dhe SHBA e Evropën Perëndimore.

1.
Kështu, më 23 mars 1989, Serbia, përmes dhunës politike, ushtarake e policore dhe nëpërmes delegatëve serbë e ndonjë delegati shqipfolës. Po ato ditë minatorët e „Trepçës“ bënin grevë urie për ta mbrojtur autonominë.
Dhjetë vjet më vonë, më 23 mars 1999, në orën 22:30 UTC+1 Richard Holbrooke në Bruksel lajmëroi se bisedimet e paqes dështuan dhe i dorëzoi çështjen formalisht NATOs për veprime ushtarake. Po atë datë në orën 23:17 Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Europës (SACEUR), Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të nisë operacionet ajrore „në Republikën Federale të Jugosllavisë. Më 24 mars në orën 20:00 NATO nisi fushatën e bombardimeve kundër Jugosllavisë së mbetur. Regjimi serb, i vendosur me anë të pushtimit dikur, po merrte grushtin e saj emrit historik!

2.
Datat: 10 qershor 1878, 10 qershor 1999, 10 qershor 2007…
Më 10 qershor 1878 është datë historike e kombit shqiptar, kur themelohet zyrtarisht Lidhja e Prizrenit, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të trojeve etnike shqiptare (i katër vilajeteve shqiptare).
Por, për ironi të historisë së okupimit të trojeve etnike, kjo i rikthehet si grusht historik vetë Serbisë: mbasi Millosheviq pranoi kapitullimin, më 10 qershor 1999 Komiteti i Atlantikut të Veriut ratifikoi marrëveshjen dhe pezulloi operacionet ajrore kundër Serbisë a Jugosllavisë së mbetur millosheviçiane. Kosova çlirohet, në Kosovë futen forcat e KFOR-it.
Më 10 qershor 2007 në Shqipëri edhe një ngjarje historike: presidenti George W. Bush është presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që viziton Shqipërinë. Në Fushë Krujë ai deklaroi dhe parashikoi se Kosova do të jetë e pavarur: “Unë jam përkrahës i fuqishëm i planit të Ahtisaarit. Koha është tash. Ne duhet të bëjmë përparime, rezultati përfundimtar është pavarësia. Unë dua të qartësojë për të gjithë se pavarësia është rezultati i fundit, ky proces duhet të avancohet.“

3.
Kriptogarfët (kriptografia) dhe librat e simboleve të këtyre kodeve të datave dhe numrave, u japin një kuptim mistik e misterioz. Kriptografët studiojnë dhe enkriptojnë kodimin (dërgimi i mesazhit) dhe deshifrojnë apo dekodojnë (dekodimi apo marrja e mesazhit). Karl Gustav Jung (vepra „Njeriu dhe simbolet e tij“), thekson karakterin mitologjik që nga kalendarët e lashtë për ndarjen e kohës; pitagorianët i japin karakter mitik dhe hyjnor numrave… kurse me rolin e tyre arketipor (të numrave) në kuadër të nocioneve shkencore, preokupohen dijetarët modernë….
A thua, ai „kod historik“ datash, mos na qenka një lojë makabre e historisë me fatin tonë kolektiv (CONTRA, kur nuk ishim vetvetja, dhe PRO: kur u bëmë vetvetja?!); si një „ndërlidhje e prekshme në mes të formës së materies dhe psikës“ (Jung)! Psika jonë kolektive dje, ka regjistruar në pjesën e saj të thellë të nën-ndërgjegjes boshllëqet historike (të shterpëzimeve e shtrofimeve historike pas ideologjive të huaja); për t’i përmbushur më vonë ato me „materien“ e psikës“ së vet kolektive!
Vërtet, sikundër thuhet shpesh, për 500 vjet ne u shkëputëm nga trungu ynë i civilizimit evropian e arbëror; dhe Rilindja Kombëtare e rikthen atë; për herë të dyzë komunizmi (në krye me Rusinë e Serbinë, përkatësisht ish-Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë) na largon edhe njëherë prej Evropës; kurse proceset demokratike të viteve ’90 e këndej, kur e shembën komunizmin, na rikthyen në burim, te vetvetja! Kyresori ishte ëndërrimi për lirinë dhe pavarësinë.
E pra, le të jemi vetvetja, se edhe fitoret dhe ëndrrat historike realizohen!

(23 mars 2019)

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen