Reagim i të gjitha strukturave Demokristiane, ndaj kumteses së zt.Zef Morina.

Analiza & Komente | Rrezore | 22.10.19 | 20:58

Vijnë reagimet ndaj mbështësve të Kryetarit të Demokristianëve në Gjakovë zt.Anton Shala, ndaj komentit të zt.Zef Morina – ish zv.kryetar i PSHDKs- së !
Në kumtesë thuhet:

“ Ujku qimet i ndërron, por vesët s’i harron“!

Sa për dijeni!

Si nuk ju vjen turp dhe të ndjeheni të obliguar para votuesve demokristian të jepni dorëheqje si dështues që jeni?
Si s’keni fije morali as njerëzor e as kombëtar që kete subjekt e keni shtri për toke? Ju,zt.Zef Morina ( që nga konflikti me Akedemik Mark Krasniqin…!) i cili, për interesat e tij përsonale e ndau subjektin në përmasa  1:10 ne favor të PSHDK- së dhe formoj partinë PDKI  që, e lëndoj elektoratin demokristian aq ashpër, saqë, nga dëshprimi shumë anëtarë ikën për t’u mos kthyer kurrë më ( e sidomos antarësia jo e Krishterë që ishte antarësi e rrespektuar dhe tejet e dëshiruar !)
Tani, po ky zt.Zef Morina, pasi zt.Anton Shala ( njeriu që i qëndroj besnik gjithë motin trungut të Pshdk- së) e pranoj zt.Zef Morinen dhe PDKI e tij, të shkrihen përseri në „Shtepi të vjetër“, pra, PSHDK!

Kryetari i demokristianëve në Gjakovë,  ku është edhe shumica absolute e anëtarësisë së PSHDK-së,
zt.Anton Shala, ka punuar gjithmonë në terren demokristian dhe ka qëndruar afër elektoratit .Prandaj edhe ka mbështetjen e plotë  të votuesve demokristian!
Ndryshe nga zt.Ukë Berisha, i cili, me pazaret e pista erdhi në krye të subjektit duke i trathtuar edhe në zgjedhjet e 2017, kur i gjithë subjekti u përcaktuan për koalicion me LDK , zt.Ukë Berisha dhe zt.Z.M. ikën kokë me vete tek PDK dhe për të tretën herë e dëshpëruan votuesin demokristian duke humbur turpësisht në ato zgjedhje…Por, ata prap nuk ikën të turpëruar, përkundrazi, lidhen mes veti, dhe u bënë shantazhuesit e radhes dhe i kundërvihën në mënyrën më të turpshme zt.Anton Shala , duke mos e përfillur asnjë propozim të tij që ishte edhe i elektoratit demokristian!
Zt.A.Shala i kishte paralajmëruar se nuk ishin kandidatë të duhur për deputet, sepse elektorati është i pa disponuar t‘ i mbështesë, sepse, ata zt.Zef Morina dhe zt.Ukë Berisha si gjithnjë „duhet“ të jenë të parët në lista edhe pse të vetdijshëm, të paralejmëruar dhe të qortuar për mos suksesin që i pret!
Ndikimi i tyre në subjekt politik është tejet minimal dhe si të tillë, në vënd që të largoheshin me pak moral duke i kërkuar të falur demokristianëve për humbjet e një- pas- njëshme që i servuan këtij subjekti politik të dërrmuar nga po ata!
Nga ana tjetër, ata u munduan t’ia hudhin fajin zt.Shala për mos suksesin e tyre. Në shënjë hakmarrjeje dhe pa asnjë bazë statutore ( sepse siç dihet nga muaj Korrik , Kryesia Qëndrore e PSHDK- së është në dorëheqje për shkak të mbajtjes së Kuvendit të përgjthshëm zgjedhor që ishte paraparë të mbaheshin me se largu në fund Shtatori 2019 dhe nuk ndodhi , sepse akterët Z.M dhe U.B donin të bëheshin deputet me çdo kusht…) , marrin veprimin e gabuar dhe të pa pranuar,as nga elektorati demokristian Gjakovar, as nga Kryesia e BD në Gjakovë dhe as nga vetë zt.Anton Shala dhe si gjëja „perjashtim“ nga partia,që s’ka se si të llogaritet ndryshe pos një gjest qesharak dhe aspak i mundshem dhe i zbatueshëm.
Prandaj, tani në keto rrethana mesazhi u shkoj nga antarësia që i dhanë mbështetje të pa rezervë zt.Shala dhe përfaqsuesve demokristian në Gjakovë!

Elektorati i PSHDK- së në Gjakovë ia bëjnë me dije zt.Z.M. dhe zt. U.B. se PSHDK ekziston e fortë dhe unije në Gjakovë që në realitet ju, do llogariten si përsona Non Grata të PSHDK- së!

V.U.
Prishtinë
Tetor 2019

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen