I dashur Zot !

Diaspora | admin | 23.05.11 | 21:49

Me ishe qiell e rreze dielli!

N’ ty ishte zemra dhe njeriu!

Medet gjithçka qe  fillim!

Me le vet  më shiun tim!

 

Dorëshkrimi i fundit i Leonorës!

I dashur Zot !

 

I dashur Zot, unë të falënderoj për këtë ditë.

Të falënderoj se jam në gjendje të dëgjoj dhe shoh këtë mëngjes.

Unë jam e bekuar sepse ti je një Zot që fal dhe kupton.

Ti ke bërë aq shumë për mua, dhe ti vazhdon të më bekosh.

Më fal për gjithçka që kam bërë, kam thënë që nuk ka qenë e mirë për ty.

Unë kërkoj faljen tënde.

Të lutem më ruaj nga çdo rrezik dhe lëndim.

Më ndihmo të nis këtë ditë me qëndrime të reja dhe plot falënderim.

Më lejo të nxjerr më të mirën nga secila ditë, kështu që mund të

qartësoj mendjen dhe mund të dëgjoj nga ti.

Të lutem më zgjero mendjen që unë të mund të jem në gjendje të

pranoj gjithçka dhe të mos ankohem e rënkoj për gjëra të cilat s’mund t’i kontrolloj.

Dhe përgjigja më emirë është kur unë jam e shtyrë përtej kufijve të mi.

Unë e di se kur mund të lutem, ti dëgjon zemrën time.

Vazhdo të më bësh të dëgjoj vullnetin tënd.

Vazhdo të më bekosh mua që unë të mund të jem si bekim i të tjerëve.

Më mbaj të fort që unë të mund të ndihmoj të nevojshmit.

Më mbaj lartë që unë të kem fjalë inkurajuese për të tjerët.

Unë lutem për ata që kanë humbur dhe s’mund të gjejnë rrugën.

Lutem për ata që keqkuptohen dhe keq gjykohen.

Unë lutem për ata që nuk të njohin Ty. Lutem për ata që

do e fshijnë këtë mesazh duke mos e ndarë me të tjerët.

Lutem për ata që nuk besojnë.

Por unë të falënderohem ty se unë besoj në ty.

Unë besoj se Zoti ndryshon gjërat dhe njerëzit.

Unë lutem për secilin nga anëtarët të familjes.

Unë lutem për të gjithë vëllezërit dhe motrat.

Unë lutem për paqe, dashuri dhe gëzim,dëshira të plotësuara.

Çdo betejë është në duart tuaja të luftosh.

Unë lutem që këto fjalë të pranohen ne zemrat e atyre që lexojnë këtë.

Nëse ke bërë këtë lutje, vetëm përserit këtë frazë dhe shih se si vepron Zoti.

Zot, unë të dua dhe kam nevojë për ty, eja në zemrën time të lutem.

Mos injoro këtë letër dhe ZOTI do të bekojë.

 

Leonora, juriste e diplomuar.

 

* * * * * * * * * * * *

 

Poezi kushtuar Leonorës / nga Miradije Gashi

 

LEU

Dhembshëm nxjerr prilli gjembën

gjithësinë plakos heshtja

zogjët këngën e derdhin fushës

n’shpat hedhet vallja e drenushës.

 

Në Zürich dielli perëndoi n’mengjes

shi rigon n’shpirtin amëror

dallga e ndarjes servil vetminë

ndjenja t’mbytura n’çepalla t’çullta!

 

Me dhembje edhe zëri iku

u mek shikimi në dritën e diellit

mendimet rënkojnë nga pesha

e stërlodhur në horizont!

 

E zbraztë erdhi nata – katran

mbushur me mungesën tëndë

në buzëqeshje të prera matanë

presim ditën e fundit të natës!

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen