Diçka po ndodhë

Analiza & Komente | Engjëll I. Berisha | 07.01.15 | 18:56

Engjëll I. Berisha

……….dikur do ta marrim vesh……!?

Shqiptarët po ngrijnë kufijve të Evropës, madje, duke lënë dhe frymën e fundit në acar, në tokë të huaj, në tokën e Zotit, në kufij që janë të mbyllur për shqiptarët e Kosovës.
Të gjithë shqiptarët e trojeve tjera mund të shkojnë kah të duan në Evropë, vetëm ata të Kosovës, – JO! Binduni, ose mos t’u ha palla, se këtë e bën Serbia. Serbia e kontrollon Kosovën në sistemin e drejtësisë, të sigurisë, të politikës së jashtme e të lëvizjes së lirë. Binduni, ose mos t’ua ha palla, se këtë e dinë të gjithë politikanët tanë dhe e fshehin.
Shqiptarët, nuk po i ndjekë askush nga shtëpia e tyre, ngase, të paktën banimin ua garanton Liria që e kemi. Por, po i ndjekë diçka tjetër. Ata thonë, buka e gojës! Thonë se buka pa liri, dhe liria pa bukë nuk qenkan interesant.
E kush donë me i pa anëtarët e vetë të familjes duke marrë ikën more…?
Shqiptarët e Kosovës po i mbledhin kufijve të Evropës, krejt të ngrirë, të vdekur. Dhe, kthehen në vendin e tyre me tabelat “Qyqarë”, siç i quajti një politikan.
Unë ende po mendoj, a më mirë kështu në Kosovë siç është, e nuk është krejt keq, apo, të bëjnë udhë Evropës, duke bërë vdekjen vetëm, me një këmbë kah Serbia e me tjetrën në tokën e ëndrrave. Kudo qoftë, thonë ata, vetëm në Kosovë jo! Sa keq

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen